Kompania e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright, është tërhequr nga gara për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK).
Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të kësaj kompanie publike, bëjnë të ditur se Albright Capital Management LLC, ka hequr dorë nga privatizimi i PTK-së, siç thuhet, për shkak të mosarsyeshmërisë ekonomike të investimeve.
Ditë më parë gazeta ka dërguar dy pyetje zyrtare në adresë të Albright Capital për këtë çështje, ndërsa ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigje prej tyre.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thonë se deri më tani nuk kanë ndonjë indikacion për tërheqje nga gara të ndonjë konzorciumi të parakualifikuar për privatizimin e PTK….
Ne qofte se patjeter duhet te behet ky privatizim, mos ja hiqni te drejten por edhe fitimin e tenderit zonjes dhe mikes se shqiptareve, Ollbrajt.
Me mire pak me lire dhe te sigurt, se sa me shtrenjte dhe te pa sigurte.
po sa kerrnac paskat qen mer burri dheut shefja shkoj boni gjith at luft mos ta pij i kafe ajo tashi … pa pa cpakat qen mos trafshit nkatun e jo nlagje mo
sa ngjasoka me salehin mer jahu tamom cift per diten e befanis