Gruevski si Berisha: Opozita po bën grusht shteti (VIDEO)

26 Dhjetor 2012, 18:54Rajoni TEMA

Kriza në Maqedoni është thelluar, ndërkohë që kryeministri Nikolla Gruevski ka akuzuar opozitën se po bën një grusht shteti pas thirrjeve për mosbindje civile.

“Qëllimi ynë është që të rikthejmë rendin kushtetues dhe demokracinë. Ky regjim totalitar duhet të ikë,” tha Branko Cervenkovski, kreu i Socialdemokratëve.

Opozita u ka bërë thirrje përkrahësve të saj për bllokim të rrugëve dhe ka thirrur një tubim për të shtunën. Tubimi do mbahet përpara zyrave të partisë në pushtet VRMO DPMNE.

Pavarësisht protestave në rrugë, partitë e qeverisë miratuan buxhetin e vitit 2013 pasi deputetët e opozitës dhe media u larguan nga parlamenti.

Duke folur përpara vendit, Gruevski tha se Cervenkovski tentoi një grusht të dështuar shteti.

Kryeministri tha se janë të përgatitur për të gjitha skenaret. Ai deklaroi se do mbrojnë interesat e qytetarëve si dhe ligjin e Kushtetutën.

Të hënën pati përplasje jashtë sallës së parlamentit, por edhe brenda saj. Tre deputetë të opozitës u plagosën gjatë diskutimeve për buxhetin.

Analistët thonë se buxheti është thjesht një pretekst. Ata shprehen se ky është kulmimi i një tensioni të vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës.

BE ka shprehur shqetësim për situatën.

Ministri i Jashtëm suedeze, Karl Bildt tha se është shumë shqetësues fakti që policia hyn në parlament dhe dëbon deputetët e opozitës.

Më poshtë video nga përplasjet në parlament.

4 komente në “Gruevski si Berisha: Opozita po bën grusht shteti (VIDEO)”

  1. anonim says:

    paskan mesuar nga xhaxhi xhozi se si nxirren deputetet jashte me lezet….

    1. Tironsi "ZZ" says:

      I mungon dicka ketij Gruevskit, qe te behet si baca jon :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

  2. Heron says:

    Te keqen te Saliut dhe Jozit paska dhe me keq): hahaha

  3. Treviso says:

    Un mendoj se eshte toleranca e opozites shqiptare, se dhe ne parlamentin tone do kishim pare ngjarje me te ulta se ky rasti i parlamentit maqedonas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje