Mitrovica dhe lugina e lumit Ibër kanë qenë të bllokuara nga sipërmarrës serbë të veriut të Kosovës, ndërsa pjesa e Kolashinit kësaj radhe nuk ka protestuar. Ata kanë bllokuar rrugët në tre vende: në Mitrovicë tek ura kryesore, në fshatin Rudare të Zveçanit dhe në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë të Leposaviçit. Protesta ka qenë si reagim ndaj marrëveshjes të arritur në Bruksel nga ana e Prishtinës dhe Beogradit që ka të bëjë me pagesën e doganës. Në protestën në afërsi të urës mbi lumin Ibër ka ndodhur një incident pasi protestuesit serbë janë rrahuar mes tyre. Për t’i ndarë ata është dashur që të ndërhyjë edhe policia e Kosovës që ka qenë e vendosur aty. “Koha Ditore”, nuk ka arritur të mësoj shkaqet e kësaj rrahjeje ndër serbë.
O keshtu gjithmone ju pafsha jarabi…..keta gjakpiresa e kane ne gjak nese nuk gjejne ndonje viktime i drejtohen njeri-tjetrit.
Copë e grimë u bëfshi! Lakmia për pasuri të huaj s’ka si të përfundojë ndryshe.