Shkup, gjendje e tensionuar, protesta dhe kundër protesta

24 Dhjetor 2012, 12:02Rajoni TEMA

Në Shkup sot po mbretëron gjendje e tensionuar pas protestave të nisura të opozitës dhe ato të paralajmëruara nga përkrahësit e Qeverisë.

Forca të shumta të policisë janë vendosur para Parlamentit, ku janë tubuar përkrahësit e opozitës, të cilët kundërshtojnë miratimin e projekt – buxhetit 2013.

Një pjesë e madhe e tyre janë tubuar para Parlamentit dhe se po presin liderët e opozitës. Ndërkohë, në brendinë e Parlamentit kanë vazhduar të qëndrojnë prej mbrëmë deputetët e opozitës maqedonase, për të bllokuar planin e maxhorancës për sjelljen e buxhetit 2013, me procedurë të përshpejtuar.

Pranë Parlamentit janë vërejtur edhe përkrahës të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, me ç`rast janë evituar disa incidente dhe përleshje midis grupeve.

Opozita akuzoi sot se në orët e mëngjesit, organet policore kanë penguar përkrahësit e opozitës që ti bashkëngjiten protestës së thirrur.

“Pushteti sot po dëshiron konflikt. Deputetët tanë mbrëmë qëndruan në Parlament dhe sot do të bllokojnë miratimin e projekt – buxhetit 2013”, theksuan nga opozita.

Protestuesit e opozitës kanë theksuar se do të qëndrojnë pranë Parlamentit, duke bllokuar pushtetin aktual me sjelljet diktatoriale dhe që suspendojnë demokracinë në vend.

Opozita ka akuzuar se janë ndaluar kolonat e tyre me makina dhe autobusë, në tentimin për të dështuar protestën.

“Të gjitha hyrje – daljet e Kumanovës janë bllokuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mbi 700 përkrahës të opozitës po presim të bllokuar për dy orë për tu nisur drejt Shkupit. MPB ka gjetur arsye që autobusët ti dërgojë në kontroll teknik. Kjo është një terror i paparë”, ka theksuar kryetari i komunës së Kumanovës dhe përfaqësues i LSDM-së, Zoran Damjanovski, duke theksuar se megjithatë ata do të mbërrijnë në Shkup.

Sipas LSDM, veprime të njëjta janë shënuar edhe në qytete të tjera, ku janë bllokuar përkrahësit e opozitës për të mbërritur në Shkup.

Situata mund të eskalojë gjatë mesditës, kur është paralajmëruar edhe protesta e përkrahësve të Qeverisë. (INA)

3 komente në “Shkup, gjendje e tensionuar, protesta dhe kundër protesta”

  1. Treviso says:

    Po krimineli sali do ta ndihmoje qeverine Maqedonase me garden e tije private, qe baguhet me taksat e shqiptareve?

  2. arjani says:

    Kjo treon se populli Maqedonas, qe ne shqiptaret e Shqiperise e nenvleftesojme dhe e perbuzim, ka nje shkalle shume here me te larte qytetarie se ne populli i vjeter dhe krenar i brigjeve te adriatikut.Ata ngrihen e protestojne edhe per buxhetin, duke i quajtur paret e tyre. Kurse ne u a leme ne dore parate tona horrave te bejne c te duan dhe pastaj neper kafenera themi se na vjedhin. Fatale.

  3. arbereshi says:

    AR MAKEDON-i,osi fundi i botes !QUHET KSHU SE KA PER TU BO SHKAK. PER NJE LUFTE TE 3 Botrore?!LARG QOFTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje