Kreu i LDK-së dhe i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa e ka porositur kreun e PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi se mund të largohet nga Prishtina dhe të kthehet atje prej nga a ardhur, nëse nuk i pëlqen Prishtina.
Në këtë mënyrë Mustafa i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të kryeministrit Thaçi, i cili në një debat në Klan-Kosova ka thënë se në Prishtinë ka stagnim të madh qeverisës.
Mustafa ka shtruar pyetje dhe njëkohësisht është përgjigjur: “Pse jeton Hashim Thaçi në Prishtinë, pra? Vetë fakti që këta zyrtarë kanë dëshirë të vijnë në Prishtinë, tregon çka mendojnë për Prishtinën”, ka thënë kreu i kryeqytetit të vendit.
Ai ka shtuar se PDK-ja në Prishtinë nuk mund të fitojë kurrë.
“Prishtina për ta është një ëndërr që nuk mund ta realizojnë, sepse nuk kanë pasur kurrë përkrahje domethënëse në Prishtinë”, ka deklaruar Isa Mustafa, raporton Telegrafi.
mustafes i eshte mbushur mendja se te gjitje ata qe shkojne ne prishine jane te dashuruar ne te ose i ka instaluar serbia,prandaj eshte kaq arrogant sa qe mendon se eshte i pa zevendesueshem,sikur ta dije i gjori se sa i demshem eshte per prishtinen e per vete vendin do ta kishte lutur nazim bllacen qe te shkojne bashke te jetojne ne serbi sepse per ta ka vetem nje zot e ai eshte serbia.