Beogradi kërkon modelin e Katalonisë për serbët në Kosovë

19 Dhjetor 2012, 12:11Rajoni TEMA

“Koha Ditore” ka siguruar platformën serbe për bisedime me Kosovën, me të cilën kërkohet autonomi territoriale për katër komunat në veri të Kosovës, si dhe për të gjitha “komunat serbe” në Kosovë.Sipas dokumentit, një version në anglisht, të të cilin e posedon “Koha Ditore”, Beogradi kërkon që parimi kryesor i negociatave në Bruksel të jetë arritja e një pakoje të marrëveshjeve: “Asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka të mos jetë dakorduar”.

“Koha Ditore” do ta botojë tërë platformën serbe, me të cilën Beogradi, po ashtu, i mbetet besnik pozicionit të shprehur në Kushtetutën e Serbisë, sipas të cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe aty zotohet sërish se “nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur”.

Në këtë platformë politike, që tashmë u është shpërndarë zyrtarëve evropianë, Serbia shtron një seri kushtesh dhe kërkesash, të cilat – sipas përkthimit të kësaj platforme – ose duhet të përmbushen të gjitha, ose asnjë marrëveshje nuk do të zbatohet.

15 komente në “Beogradi kërkon modelin e Katalonisë për serbët në Kosovë”

  1. Shqiptari nga geto [email protected] says:

    Po të angazhohej qeveria e Prishtinës për shqiptarët aq shumë sa angazhohet qeveria nga Beogradi për serbët, shqiptarët e Kosovës do të ju kishin ngritur atyre statuja më të mëdha se të Skendërbeut në kryeqytet. Sa të ligët që janë.

    Të gjitha kombet janë ndarë plotësisht nga rebublikat tjera të ish Jugosllavisë. Qeveria nga Prishtina si duket ka vështirësi të ndahet nga Serbia.

    Në çdo fshat e qytet të Kosovës ku jetojnë më shumë se tre serbë, do të sundoj policia dhe ushtria serbe. Qeveria nga Prishtina duhet të mos gënjej. Nëse nuk angazhohet për shqiptarët le të na jap shans të mbrojmë veten sikur në të kaluarën!!!!!!!

    1. raimondi says:

      Me mire hiqeni ate cope ku jetojne serbe dhe shkembejeni me Luginene e Presheves , e mbaron ai muhabet per gjithmone

  2. Ai shoku says:

    Modeli i Katalonias ne Spanje do ishte shume i drejte per veriun e Kosoves dhe Metohise! Kosova eshte Serbi, eshte pjese e Serbise ! Me nje Kosove qe ka ne qeveri kriminele lufte, e ardhmja e serbeve ne token e tyre eshte e pasigurt, me nje pushtet jo te ndershem !

    1. Mic Sokoli says:

      Aty po na rref ne tek serbët e Kosovës. Te njejtat te drejta qe kanë Shqipëtarët e luginës se preshevës atë do ken edhe serbët e kosoves.

    2. . . . says:

      Kosova eshte serbi? Shprehja e zakonshme e serbeve- ashtu pra mos i tradheto vellezerit se tradhetia eshte akt i shemtuar, dhe pastaj milloshevici do zemerohet me ty.

      Ti dalesh zot vendit tend eshte bere koheve te fundit krim e heronjet e luftes i quajme kriminela. Nuk eshte problem nese flet pasiqe cdo njeri e ka te drejten e fjales por te lutem mos fol vetem sa per te thene dicka se nuk e ke idene sa budalla dukesh!

      Nuk e di pse e caj koken me ty fundja nuk pres asgje me shume nga serbet!

    3. Shqiptari nga Kosova says:

      Më vjen mirë që ju si serb e paskeni mësuar gjuhën shqipe. Vetëm shkronjat shqipe “ç” dhe “ë” po t’i gjenit në tastierën tuaj, duket se shkruani më mirë shqip se disa shqiptarë.

      Kërkoni me Google instalimin e saj, dhe e gjeni përgjigjen diku:

      http://www.google.com/search?hl=en&source=hp&q=instalimi+i+tastier%C3%ABs+shqip

      – – – – – – – – –

      Ti kthehemi komentit tuaj:

      Një gjë është e vërtetë. E kemi qeverinë kriminele. Por njësoj sikur disa shqiptarë nga ana jonë nuk duhet ngatërruar se “kush” është për Serbinë kriminel, e kush për ne shqiptarët.

      Kriminelë në Kosovë janë ata që vrasin, plaçkisin dhe e frikësojnë njeriun tjetër me dhunë – me qëllim të pasurimit personal materialist.
      Këta janë në bisedime me të ardhmen e Kosovës me Serbinë. Pse i quani ju këta kriminelë? Këta janë miqtë tuaj! Po të mos ishin këta miqtë tuaj si i ftoni ju ata në shtëpinë tuaj për bisedë.

      Asnjë shqiptar nuk ka nevojë të bisedoj me Serbinë për Kosovën. Kosova është plotësisht e pavarur! Ai i cili nuk e pranon këtë, dhe ka nevojë për bisedë rreth kësaj çështje të mbyllur, është mik i Serbisë.

      1. suzana(Kosove) says:

        Ore Ti shqiptari nga Kosova, po keta “kriminel” qe udheheqin sot ne Kosove, i quan kriminel se vrane serb apo ca eshte puna?.
        Keta “kriminel” u bene shkaku qe ti sot se paku e bene gjumin te qete, pa pasur frike se ne mengjes do ti keshe policine serbe te dera, keta “kriminel” qe thua Ti dolen vertete nga gjiri i popullit, Jo nga gjiri i Lidhjes se Komunisteve te Kosoves apo shkurtimisht LDK. Eshte e vertete se gjate dhe pas kohes se Luftes, vrane aty-ketu ndonje shqiptar, por me duket se ke harrue se nja 10% e shqiptareve te Kosoves dikur ishin “shqiptar te ndershem” apo Poshteni shiptari si i quante nje kohe Slloba i Serbise, mund te jet bere aty-ketu ndonje gabim i vogel qe plumbi te kete marre edhe ndonje “te mire”, por lufte i thone, ske c,beshe. Sa per hajnine, jemi hajdut si popull, vetem se keta ne Pushtet kane mundesi te vjedhin me shume se neve populli i thjeshte, dhe per ata na vie inati.
        Nje pyetje per ty: ke pare ndonje foto te Isa Mustafes apo Ibrahim Rugoves me uniforme ushtarake cofte edhe ate te FARK-ut, na e posto, une nuk kam pare ndonje te tille.

        1. Taulant-podujeve says:

          nuk do thot se tash paskan luftuar duhet patjeter te udheheqin shtetin dhe qeverine, ndersa ata qe bartin uniforma, te gjith ishin diktator duke filluar nga
          Gadafi, Enver Hoxha, Tito i ish YU,Qaushesku, Qavezi e me radhe,
          Kosoves i duhet president, kryeminister, dhe qeveri e shkolluar, intelegjente autoritative pa skandale,dhe me moral, nese nje udheheqes ka nje afere korruptive,keqperdorimi i 1,4 milion eurove nga MPB ose si ishte afera e pergjimeve, asnjeri nuk dha doreheqje, ketu verehet, se eshte qeveri e pamoralshme,hajdute,jo intelegjente,
          ndersa sa i perket se antareve nga LDK-ja edhe nese eshte i shkolluar, pa afera, i vehet nofka tradhtar, bashkpuntor serb, bile edhe mund te vritet, sikur Gjemajl Mustafa e shum tjer, por si duket do zbulohen vrasesit e veprimtareve te Kosoves, qe ishin antar te LDK- kete e konfirmoj Nazim Bllaca i cili tha se vrasesit e veprimtareve te LDK, jan antar te parlamentit te Kosoves,

        2. Shqiptari nga Kosova says:

          Unë mori Suzana jam shqiptar dhe nuk pajtohem me ju, dhe as me Serbinë, dhe as me Eulex-in, se: “ne shqiptarët jemi hajdut si popull”. Nuk i pranoj unë as akuzat tuaja se më vjen inati që nuk jam hajdut sikur qeveria jonë (e juaj). Unë jam 100% shqiptar: por nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të bëhem hajdut!

          Jam krenar që jam në anën e 80% të popullit të ndershëm. Nuk më vjen inati qe ju “trimat” jeni pasuruar me gjakun e të tjerëve, edhe nëse këta kanë qenë të kombësisë serbe. Në çdo vend të botës ka mundësi të bëhet njeriu katil vrasës. Ta shpëtosh kombin tënd nga rreziku dhe të marrësh pastaj rrogë më të ulët se një punëtor me pension për këtë angazhim është trimëri.

          Jo nuk e kam parë unë asnjë fotografi të Ibahim Rugovës me rroba të FARK-ut. FARK merret me shitjen e drogës, me shitjen e armëve, me rrëmbime dhe me vrasje. Ibrahim Rugova thoshte kështu për Kosovën kur bisedonte me ndërkombëtarët, në dallim me idhujt tuaj në qeveri tani të cilët as në nevojtore nuk guxojnë të shkojnë pa lejen e Beogradit:

          So as far as Serbia is concerned, it does not have the right to influence or to claim any property, because Kosovo is a former member of the Federal Republic of Yugoslavia.

          Ju mori Suzana po na merrni në qafë tani. Ju!

    4. leonardi antwerpen says:

      Te lumte na qe ju kem juve

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Sa propozim i lezetshem..As Miloshevici s’do kishte bere nje propozim te tille…Si politikanet Shqiptar me kapacitet bolshevik, ashtu dhe pasardhesit e Miloshevicit ne Serbi po perdorin mish per top nje pakice popullore nga te dyja anet me fleteurdherime nga Tirana dhe Beogradi..Serbet e Kosoves po ishin aq te zgjuar te bashkohen per nje te ardhme te Kosoves ku ata si pakice te kene te gjitha te drejtat si qytetaret Kosovar dhe do kene nje jete me te mire..Si pamje perfaqesore, ky propozim duket ideal per keto pakica por mbart ne vetvete dicka qe me vone ata do jene viktimat e para te konflikteve…

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    Meqense serbet dhe shqiptaret nuk kane mirekuptim mes njri-tjeterit atehere mbetet qe te adoptohet modeli i Katalonise, por qe mendoj se eshte me i miri per tedy palet ne rajon.

    1. Komentet e tua non stop jane antishqiptare, nuk ke nevoje te komentosh fare!!

    2. MitrovicaIme says:

      Nuk e di cka ke kunder nesh ndoshta te kemi bere dicka keq?

  5. asnjans says:

    Me beri pershtypje pergjigjja e kulturuar e disa kosovareve me siper qe te pakten nuk kishin sharje te rendomta,bravo per kete,sa per temen po nuk i dhate zgjidhje ju kosovare ketij problemi do e keni nje plage per dhjetra e dhjetra vite qe nuk do ju leri te ngrini koken,do jete si puna e ripit te gazes qe ka qe kur kam filluar te degjoj lajme dhe me siguri deri sa te vdes prape per rripin e gazes do degjoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje