“Novosti” e Beogradit shkruan sot se lidershipi serb ka arritur më në fund dakordësi rreth platformës për Kosovën. Sipas kësaj gazete, platforma kërkon status të posaçëm për serbët në veri, pa njohje të Kosovës.
Për platformën do të deklarohen grupet parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.
“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjera dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, njësoj sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.
Në praktikë, në veri më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.
“Por, platforma, gjithashtu, do të bazohet edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”./KD
HAHAHAHA sa te zgjuar shulet,kerkojne republike per Mitrovicen kur vete ata nuk lejonin gjithe ate Kosove te behej republike !-Ndaj dhe u be lufta oooo shule !-Mos kerkojne te terheqin ne valle shqiptaret qe te kerkojne edhe keta republike shqiptare ne Presheve e me pas te thone dakord ?!-Keshtu realizojne ate idene e shprehur me gjysem zeri per kembime territoresh.
Me mbeshtetien e shkelqyer te gazetes tema serbet do te arijne fiterie te reja ne trojet shqipetare.(Cfare fatkeqesie)
Po ti o psikopat ku po e sheh mbeshtetjen e shkelqyer te temes ?? Tema thjesht nje informacjon per koken tende me dhjam po te afron qe te marresh vesh c’fare po ndodh ne rrajon…Shendet tu thuash, plac te thoni…
Duam qiqra ne hell thone serbet..Hajde mendje hajde…Rrace me te trashe dhe kokeforte nuk ka..Ta bejme veriun te pamvarur me kushtetuten tone por jo me rregullat tona se jane serb…Hajde merre vesh, nje tufe njerezish pa shtet por me pamvaresi…Po jugun ne Presheve qe e ke te dominuar pothuajse 98% shqiptare si do ta justifikosh po u kerkua e njejta gje?? Nuk i hyni asaj teorie se s’do dilni bukur…Vetem ne qoftese doni ta beni kembimin…
Çfar do tjeter?