Kosova duket se ka bërë “një hap para dhe dy prapa” në përpjekjet për të arritur atë që kanë të gjitha vendet e rajonit, liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Po t’u besohej premtimeve të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të tjerë të Qeverisë, që nga kjo fundjavë, pra për festën e Kërshëndellave të këtij viti, shtetasit e Kosovës do të kishin pasur mundësi të shkonin për festa pa viza në vendet e zonës Shengen. Tani, kur premtimet e pabaza të Thaçit nuk u realizuan, ka dalë presidentja Jahjaga, e cila ka premtuar se kjo do të arrihet në vitin që vjen. Por, në Bruksel disponimi nuk është fare optimist, ndonëse ekziston një dozë e kënaqësisë me përmbushjen e pjesës teknike të kërkesave nga Udhërrëfyesi. Sa i përket mosrealizimit të premtimeve të kryeministrit të Kosovës dhe premtimeve të tashme të presidentes, në BE nuk duan të komentojnë fare, sepse thonë se “BE-ja asnjëherë nuk ka dhënë arsye për pritje të tilla joreale dhe gjithmonë u ka bërë ftesë zyrtarëve kosovarë që të mos përmendin data, sepse do të shkaktohet zhgënjim i madh tek qytetarët“. Por, ajo që seriozisht ka rrezikuar dhe tashmë e ka ngadalësuar dukshëm procesin e dialogut për liberalizimin e vizave janë skandalet e njëpasnjëshme në Kosovë, e që në të gjitha është e përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme. Ndonëse këto nuk përmenden në raportet e ekspertëve të shteteve të BE-së, diplomatët në Bruksel kanë pohuar se këto skandale kanë krijuar një mosbesim të madh në autoritetet e Kosovës dhe prandaj në vend që të rritet, është zvogëluar dëshira që të shkohet me një dinamikë më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave me Kosovën.
Në raportet e ekspertëve, që i kanë dërguar në Bruksel dhe në bazë të së cilave në fillim të vitit që vjen do të duhej të përpilohej edhe raporti i Komisionit Evropian për shtetet anëtare, vërehet përparimi që ka bërë Kosova në ndryshimin e disa ligjeve, në vendosjen e një infrastrukture për lëshimin e dokumenteve dhe sigurinë e tyre, në vendosjen e sistemit të vizave për shtetet e tjera, në marrëveshjet për riatdhesimin e azilkërkuesve të rrejshëm dhe në disa fusha të tjera. Por këto raporte janë fillestare dhe ato kanë pasur për detyrë vetëm të analizojnë ekzistencën e një sistemi të duhur në fushat kryesore që kërkohen sipas Udhërrëfyesit. Edhe këto pika ku Kosova ka bërë përparim, kanë ende disa paqartësi në adresimin e të cilave do të duhej të punohej në të ardhmen. Problemi më i madh ende qëndron në përzierjen e kompetencave mes Kuvendit dhe ministrive që, sipas një raportuesi, rrezikon edhe funksionimin e ndarjes së pushteteve. Po ashtu ende ka mangësi në vendosjen e një infrastrukture të duhur për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos për konfiskimin dhe kthimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme. Madje ka disa pikëpyetje edhe rreth vetë sigurisë së pasaportave biometrike./KD
Kosovaret te marrin urgjent pashaportat shqiptare ne Shqiperi dhe dlain jashte direkt pa problem fare
Ndaj qeveria e Kosoves te nxisi Salen te filloje shperndarjen e pashaprotave
per qytetaret shqitpare ne Kosove e me gjere _-dhe ikni rehat rehat jashte shtetit _
-Ndaj mos e vrisni shume mendjen per kete punen e vizave
Merni pashaprten shqitpare dhe cdo gje regullohet
Hajde shifemi ne Zvicer ! –hahahahaha