Jahjaga i përgjigjet LDK-së: S’ka dorëheqje

14 Dhjetor 2012, 12:18Rajoni TEMA

Presidentja Atifete Jahjaga po shpërfill bojkotin që ka vendosur t’i bëjë LDK-ja. Ajo ka ironizuar me kërkesën për dorëheqje, duke thënë se partia më e madhe opozitare një gjë të tillë duhet ta bëjë me shkrim. Deputeti Lutfi Haziri ka kërkuar që shefja e shtetit të mos konfrontohet me partinë e tij dhe që ta respektojë marrëveshjen.

Atifete Jahjaga i ka kthyer të mërkurën përgjigje negative kërkesës së LDK-së që ajo të largohet nga Presidenca për t’u lëshuar rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale.

Një ditë më parë, partia e Isa Mustafës bojkotoi fjalimin e Presidentes dhe vendosi të mos marrë pjesë në asnjë nismë të zyrtares që përfaqëson unitetin e popullit. Madje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, deklaroi se injorimi i Presidentes do të ndodhë për aq kohë sa ajo nuk e respekton Marrëveshjen e shndërruar në Rezolutë të Kuvendit, me të cilën ish-policja u bë Presidente.

Ky zyrtar i LDK-së ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Jahjagës. Por, në Presidencë thonë se dorëheqja e Jahjagës nuk është paraparë në asnjë dokument dhe se një gjë e tillë është vetëm “akt moral”.

“Edhe pse LDK-ja publikisht ka deklaruar se dëshiron dorëheqjen e Presidentes Jahjaga për të vazhduar të marrë pjesë në reformën kushtetuese e zgjedhore, edhe njëherë e sqarojmë se dorëheqja është akt moral dhe nuk është e paraparë as me Rezolutën e tri partive politike e as me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës së Presidentes Jahjaga,

Zyra e shefes së shtetit ka shkruar se LDK asnjëherë nuk i është drejtuar Presidentes dhe as Kuvendit për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit të Jahjagës, transmeton Express. “Për këtë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese në amendamentet e propozuara për ndryshimet kushtetuese dhe ky vendim është obligues”./KD

3 komente në “Jahjaga i përgjigjet LDK-së: S’ka dorëheqje”

  1. anticensurë says:

    mirë që sqënka parashikuar në marrveshje,por zonja mund ta bëjë dhe për MORAL!besoj se ajo ka një moral,politik,(atë privat nuk dua ta diskutoj se është personale)dhe duke pasur një të tillë(shpersoj)ajo mund të japë dorheqje!nqs kjo dorheqje do të ndihmonte në mbarvajtjen e politikës në kosovë,përse nuk e bën kjo grua???
    mos vallë ka frikë se mbetet pa punë??
    mos vallë i ka pëlqyer kolltuku dhe leverdija ekonomioke që i sjell??
    mos vallë kërkon që të mbretërojë se gabimisht nuk qënka vendosur që ajo të japë dorheqje në marrveshjen fillestare??
    këto gjëra vështirë të kuptohen!!

  2. sulltania e kosoves says:

    nuk me intereson politika kosovare ,por nje ghe eshte e sigurte , qe nuk shkulen me asghe nga froni ,mer shembull berishen ,spahiun , edhe keta pushtusa kosovare ,ju befsha mutin sulltaner

  3. Ivani i madh says:

    po dy here u takove me Berishen moj derezeze dhe e more mikrobin po te jetoje me te do beje namin ne KOSOVE si ai ne Shqiperi .Kosovare mjekoheni qe tani qe eshte ne fazen e pare te terbimit se ju mori ne qafe ju vuri zjare dhe e shkateroi cgjeti perpara aty. Kjo semundje ka mare gjithmone ne qafe kombin e popullin Shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje