Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër të hapur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila në një intervistë ka kritikuar sjelljen e këtij subjekti politik. Ndërsa, VV, deklaratat e ambasadores Jacobson, i ka cilësuar shqetësuese për shkak se, sipas këtij subjekti politik, ato bazohen në keqinformim…
“Deklaratat tuaja të fundit për Lëvizjen Vetëvendosje na kanë befasuar. Jo për shkak të kritikës ndaj qasjes sonë politike për shkak se një kritikë e tillë, pavarësisht qëllimit, është e mirëseardhur. Për dallim prej akterëve tjerë në skenën politike të Kosovës, ne e bazojmë konceptin tonë në parime politike që mund t’i gjeni gjithandej nëpër botë. Dhe, sikur gjithandej nëpër botë, edhe te ne do të ketë njerëz që nuk do të pajtohen me këtë konceptim të organizimit shoqëror, ekonomik e politik të vendit dhe qytetarëve që jetojnë në atë vend. Dhe, kjo është normale”, thuhet në letrën e VV, dërguar ambasadores Jacobson.
Më tej në letër thuhet se deklaratat e ambasadores kanë qenë shqetësuese për shkak se ato bazohen në keqinformim.
“Tërë kundërshtimin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e bazoni në dhunën e supozuar nga ju, që po e ushtruaka Lëvizja Vetëvendosje dhe të cilën e paskemi promovuar si mjet politik. Tutje, për ta ilustruar këtë argument tuajin të paqenë, ju na akuzoni se e paskemi kërcënuar ish Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright, përmes një letre të cilën sipas jush ia paska dërguar kryetari i Lëvizjes Albin Kurti znj. Albright. Këto asnjëra nuk qëndrojnë”, thuhet në letër.
“Ia kemi përsëritur disa herë edhe pararendësve tuaj, veçanërisht z. Christopher Dell, se Lëvizja VETËVENDOSJE është lëvizje politike e cila është e organizuar sipas parimeve të aktivizmit qytetar dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen politike. Ne u mbetemi besnik parimeve bazë të demokracisë, sipas të cilave sovraniteti institucional shtetëror buron nga populli dhe i takon vetëm atij; secili popull duhet ta gëzojë të drejtën e lirisë dhe pavarësisë, dhe të barazisë me popujt tjerë; qytetarët duhet të jenë të barabartë me të tjerët, dhe të lirë nga arbitrariteti i pushtetit; secili popull duhet të jetë i lirë t’i gëzojë të mirat e veta materiale, pasuritë e veta, kapacitetet e veta ekonomike e prodhuese për rritjen e mirëqenies. Në këtë pikë besoj që pajtohemi”, vijon letra e VV.
“Angazhimi ynë politik, meqenëse bazohet në aktivizëm, natyrisht se përfshin aksione protestuese, protesta e demonstrata aktive të qytetarëve kundër nëpërkëmbjes së të drejtave tona dhe kundër shpërdorimit të pasurisë sonë. Por këto manifestime tona të pakënaqësisë asnjëherë nuk kanë marrë kahe dhune të ushtruar nga ne. Dhuna është ushtruar ndaj nesh. Më 10 Shkurt 2007 policia e UNMIK-ut me ndihmën e krerëve politik të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të atëhershme të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, kishin vrarë 2 demonstrues dhe plagosur 80 të tjerë. Në shumë raste në protestat tona policia dhunshëm kanë arrestuar dhe rrahur, e keqtrajtuar protestuesit paqësorë. Për këtë kemi edhe reagime të shumta të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Amnesty International, të cilat e kanë dënuar dhunën e policisë. Pra prej nga i cilësuat ju aktivitetet tona si të dhunshme? Se analizë empirike përgjatë kohës sa ekzistojmë ne nuk na duket se keni mundur të bën”, i shkruan VV ambasadores Jacobson.
“Ne nuk jemi Lëvizja e vetme politike në botë që aplikon metoda të tilla të angazhimit politik. Aksionet e tilla të aktivizmit qytetar shohim gjithandej nëpër botë sot. Dhe kemi parë gjithandej nëpër botë edhe në të kaluarën. Edhe në vendin prej nga vini ju, pra në ShBA, ka pasur dhe ka lëvizje të tilla. Madje këto edhe kanë lënë një gjurmë të theksuar pozitive në ndërtimin e demokracisë amerikane. Demokracia amerikane nuk do të kishte qenë e njëjtë pa Lëvizjen për të Drejtat Civile për Afrikano-Amerikanët. Diskriminimi nuk do të zhdukej pa ngritjen në këmbë dhe përpjekjet e të diskriminuarve kundër këtij diskriminimi. Sot, në kohën kur tërë globin e ka kapluar kriza ekonomike e financiare, jemi dëshmitarë të ngritjes së qytetarëve gjithandej nëpër botë kundër shkurtimeve buxhetore që shkojnë në dëm të publikes e mirëqenies së qytetarëve. Por jemi edhe dëshmitarë të kthimit të pushteteve demokratike kah qytetarët. Vetë Presidenti i ShBA-së Barack Obama doli në përkrahje të kërkesave dhe protestave të Lëvizjes Occupy Wall Street.”
Ndërsa, lidhur me pohimet e ambasadores së Kurti kishte kërcënuar ish-sekretaren amerikane Albright, në letër thuhet se “Letra së cilës i referoheni ju nuk i është dërguar znj. Albright. Ajo ka qenë një letër publike të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga të gjithë qytetarët ta dërgojnë në adresat e kompanive të interesuara për blerjen e PTK-së. Dhe këtë e kanë dërguar shumë qytetarë të Kosovës, krahas aktivistëve të Vetëvendosjes”.
Qëllimi i kësaj letre nuk ka qenë kërcënimi por informimi i këtyre të interesuarve për kundërshtimin që këtij procesi të privatizimit ia bëjnë qytetarët e shtetit. Përmes letrës ne u kemi treguar kompanive të interesuara se qeveria e Thaçit nuk e gëzon as legjitimitetin më të vogël demokratik, politik e as etik për të marrë një vendim të tillë të rëndësishëm dhe me pasoja afatgjate për Kosovën. Prandaj u kemi sugjeruar ta rishikojnë interesimin e tyre për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike të qytetarëve të Kosovës, të cilën nuk janë të interesuar ta privatizojnë atë. Dhe u kemi thënë po ashtu se privatizimi i kësaj ndërmarrjeje dhe ndërmarrjeve tjera publike në këtë mënyrë dhe nga kjo qeveri do të përballet me protesta të qytetarëve dhe me procese tjera ligjore që mund të rrjedhin pas çlirimit të gjyqësorit nga ndikimi i kësaj politike ditore të Hashim Thaçit. Ne nuk e kemi kërcënuar askënd, e aq më pak, siç thoni ju, znj. Albright që të mos vijë në Kosovë. Pas kësaj letre të dërguar më 1 shtator, znj. Albright ka qenë në vizitë në Kosovë në nëntor të këtij viti. Dhe nuk ka pasur kurrfarë kundërshtimi nga Lëvizja Vetëvendosje. Madje në këtë vizitë ajo edhe i ka takuar disa deputete të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Është e vërtetë se ne kemi qasje tjetër ndaj politikës, krahasuar me subjektet tjera politike në vend. Ne mendojmë ndryshe nga ata. Ne jemi kundër dialogut jo parimor dhe pa kushte me Serbinë dhe jemi kundër koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë në kurriz të Kosovës. Ne e shohim Kosovën të ndarë nga Serbia dhe duke e pasur parasysh pozicionin armiqësor të Serbisë ndaj nesh, e sidomos krimet e Serbisë të kryera përgjatë viteve kundër shqiptarëve të Kosovës si një realitet i pakalueshëm i cili kërkon pendesë politike, vendosje të drejtësisë në vend dhe shpagim për dëmet materiale para se Serbia ta fitojë denjësinë që të ulet në tavolinë bisedash me ne. Ne angazhohemi që shteti ta ketë një rol më aktiv në ekonomi, e jo të shërbejë si spektator karshi rritjes së varfërisë së qytetarëve e degradimit të kapacitetit prodhues të vendit. Ne insistojmë në një Kosovë me qytetarë të lirë e të barabartë, me solidaritet të institucionalizuar shoqëror, me gjyqësor të lirë e të pavarur, me barazi para ligjit e me institucione të lira nga korrupsioni”.
“ Ne nuk e pranojmë legjitimimin e Tomislav Nikolicit, zëdhënësit te Vojislav Seselit, e Ivica Dacicit, zëdhënësit të Slobodan Milosevicit, si vendimmarrës në Kosovë, gjë që po ndodh përmes këtij dialogu. Ne nuk do ta pranojmë shitjen e aseteve tona strategjike si Rrjeti i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike, dhe atë për vetëm 26 milionë euro. Ne nuk do ta pranojmë këtë shpronësim të popullit të Kosovës për xhepat e pushtetit. Ne nuk mund ta pranojmë një qeveri e cila punët i kryen në biseda telefonike mes miqsh, ku rehatojnë dajë e miq në institucionet e Kosovës. Këtë politikë nuk mund ta pranojmë sepse kjo politikë po na e shkatërron jo vetëm të tashmen por dhe mundësinë për të ardhmen. Kosova nuk ndihmohet as sa i përket demokracisë dhe as shtetndërtimit përderisa protestat opozitare konsiderohen problem shumë më i madh sesa korrupsioni multimilionësh qeveritar”, përfundon letra e Lëvizjes Vetëvendosje, dërguar ambasadores Jacobson. /Telegrafi/
Te lumte Albin Kurti dhe Levizja VV.
Njerez te tille i duhen Kosoves e Shqiperise se sotme, pra SHQIPERISE se neserme.
Te dashur atedhetare ja se kushe guxone ta kritikoje ameriken pra kushe e kuptone gjermanishte mundni ta lexoni amerika luane me gjithe boten.http://www.focus.de/finanzen/boerse/aktien/tid-28316/amerika-die-welt-fest-im-griff_aid_870108.html e pra ti Albin po me dhimbesh se ske per te ardhe ne pozite per pa u ba lepires e i korruptuare dhe qka te diktone amerika me ameriken duhet bashkepunuar e duhet ne diaspore me is hkollue shqipetaret e me SHBA me i shfrytezue te tjeret siq ben Izraeli kete ja kume thene neper levizje Ldkese e tashe edhe tashe gjithe Shqipetareve.Pa shkollim eme dite me dredhe ska ardhnmeri per ne ja pra CH i bani SHBA per bankat qka bani CH menjehere bashkepunoi dhe arriten marrveshje se me u kape me ameriken te ha dreqi kapu me te forti nqofese done me perparue kete e kuptuane Berisha Thaqi tashe edhe Ramushi Limaj po me duket se do ta haje keqe..ne duhet qe sa ma pake te kacafytemi dhe ti bejme ne menyre diplomatike presione SHBA-se se populli po destabilizohet pore Thaqi vetem amin Amerike
deri tashe e vetmja gazeta tema ma publikoje edhe pse disa here sidomose te gazeta Gexpress e spo ma komentone komentein e une ja kushtova nje poeme te shkelqyeshme
oj redaksi
moje redaksi
rrnofshe redaksi
e u shkrumbofshe
e u befshe hi
Kushtuare Gazetes Gexpress nga Diaspora
I pershendese vetem Shqipetaret qe jane me shqirte e zemer Shqipetare
Rexhep knepper nga CH
O Rexhep ka..! Mos bej shume vjersha se po ju la Amerika i pari qe do q… Serbet ne sume do jesh ti! Jeni popuj kot o Rexhep, mos harroni si i puthnit duart ushtareve amerikane kur po ju ngrinte Millosheviçi zvarre nga shtepite tuaj me kuç e me maç!
Nga shqipja qe shkruan me shume dukesh si serb muti se sa si shqiptar!
Sy per sy e dhemb per dhemb,VV dhe AKZ Jane te vetmet subjekte qe japin shprese per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur te shqiptareve. Bashkimi kombetar duhet te filloje me keto dy subjekte.Le te behen nje e te ftojne ne kete organizem te perbashket edhe subjekte te tjera nga Maqedonia e trevat e tjera gjitheshqiptare.Kush do ti dilte perpara ketij orteku pastaj ?
TE LUMTE TE LUMTE TE LUMTE!!!!!!!!!!!! Bravo levizja VV, ju po qe jeni per te drejtuar jo vetem kosoven por te gjithe kombin shqiptare. KJo eshte pergjigjja e duhur qe duhet ti jepet çdo lloj ambasadori qoft ky edhe i SHBA, bravo, bravo bravo !!!!!!!!!!!
Zoti Kurti ka vetëm një BEHANE që nuk e ka asnjë behane,dhe është një shpresë për Shqiptarët sepse e tërë klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri janë përfitues lufte që me kërcnime dhe shantazh i kanë bërë miljonat.Zoti Kurti keni një mision impposimble por shumë shqiptarë kanë besim tek ty se do ja arrish ta bësh mission possible për të ardhmën tonë.Gjithë të mirat juve dhe lëvizjes tuaj.
Eshte nje leter me ide e vleresime politike mjaft reale me perjashtim te fjaleve kur flitet per kushtezimin e dialogut me Serbine. Ky kushtezim tingellon mire por ne fakt eshte irracional dhe jo i realizueshem. Madje nje pozicion i tille teper restriktiv rreth dialogimit me Serbine (sado patriotik qe tingellon) do te demtonte Kosoven dhe dhe mbeshtetjen per shtetesine e saj ende te brishte nga SHBA dhe shtete te fuqishme te BE-se. Ndersa ne te gjitha pikat tjera argumentet e A. Kurtit kane koke e kembe.
Po te ishin edhe aktivitetet e tyre te perditshme politike (si ne parlament ashtu edhe ne rruge) ne kete frymen e kesaj letre, atehere mbeshtetja e popullit per VV do te ishte me e madhe.
Jakobson e di shume mire qe Albin Kurti dhe Vetevendosje jane ne rrugen e duhur, ne rrugen qe te çon tek liria dhe demokracia e vertete, por ajo zbaton urdherat qe merr nga DASH. Ky eshte nje moment kyç ne historine dramatike te Kosoves, kur dyshja e korruptuar Thaçi-Haradinaj (dhe jo vetem ata)do u dorezojne serbve Veriun e martires Kosovë, qe eshte sakrifikuar me kohe: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww Albin Kurti dhe Vetevendosje! duhet te shqetesohen fare nga shantazhet e amerikaneve qe duan ta trajtojne Kosoven si koloni te tyre, siç po veprojne edhe me Shqiperine. E ardhmja u perket gjithmone atyre qe luftojne per ideale te larta dhe jo shpirt-sklleverve qe dine vetem te neshtrohen si zvarranike te neveritshem si Berisha, Thaçi & Co
Ore, ky Albin kurvi ka qene gje ne lufte kunder serbeve apo i luftone me pende dhe boje nga shtepia? Jam kurioz se shume piç…e duket nga fytyra! Me shume si piç..e psikopate! Te pakten Thashi me Ramushin rrezikuan jeten dhe ishin ne balle te luftes!
VV do te kete mbeshtetjen e plote te Adrian Thanos dhe Ilir Yzeirit.
Po qe nevoja dhe te Mustafa Nanos dhe Andrea Stefanit.
shkrim i mrekulleshem,pergjigje me argumente,isakte,praktik.albin kurti eshte politikani-njeriu me i shkathet qe kemi ne shqipetaret ne dy anet e kufirit.
Gjithmone kemi pasur nevoj per njerez te ketij kallepi ,fatkeqesisht pak por me mire se fare .Njeri me idealist kombetar nder politikan aktive sma ka mbushur mendjen me shume se ky .Kshu i do mushka drute pak rendesi ke cfare lloj rrace eshte, vendase a e huaj. Respekte Albin Kurti
vetem respekt per VV dhe z.Kurti…..
Sikur shume organizata dhe parti politike, qe duan ndryshime dhe qe duan te luftojne korrupsionin, te kishin bere sa gjysma e vetvendosjes, ne te pakten ne Shqiperi sot sdo ta kishim Saliun, Nanon dhe Meten, por sdo te kishim as bashet e jolldashet, as mesilat e majlindat.
Bravo Albin Kurti, ne politike, mund te kete edhe shume kurvlleqe, por ne nje grup shoqeror, qe luftojne me te gjitha mjetet qe te jemi te zotet e vehtes, ska vend per lajkatare dhe kercenime, qe vijne si mesazhe te kamufluara demokratike.
Kujt duan t’ia hedhin keta?
Kosova nuk eshte Afganistan ose Irak, ku hajdutet vrapojne t’ua vjedhin naften dhe lirine.
Pse SHBA nuk doli te deshmonte kunder Milloshevicit? Nga cfare kishin frike po te reagonte Milloshevici?
SHBA te pergjigjet njehere ketyre pyetjeve dhe pastaj te analizojme per ke punon vetevendosja dhe kush monster ne bote e sponsorizon.
Rrofte BASHKIMI EUROPIAN!
POSHTE MASKARENJTE E KRIMINELET E BOTES QE NXISIN LUFTE E PERKRAHNIN MILLOSHEVICAT PER TE MASAKRUAR KOSOVARET.
Ah moj Amerike qe bere Europen Perndimore pas luftes! Ah moj Amerike qe nuk ja le rusit! Ah moj Amerike qe nuk ja le atij lordit europian ta clironte Kosoven! Ah moj Amerike qe nuk le kurvat europian ta vrisnin Millosheviçin se edhe sote ne by..e do ta q…e Kosoven! Ah moj Amerike qe ke bole dhe zemer! Ah moj Amerike qe çon ne lufte bijte e tu me taksat e paguar nga ata per te cliruar ca kurva mosmirenjohese!
Ah mo Amerike pse s’ja le ne dore Europes Kurve ta clironte Kosoven!
Pse? Se edhe sot e kesaj dite do ishte Serbi!
A u q… Ju me gjithe Kurven Europe o injorante te mjere!
Mos te ishte per Ameriken k… Me dhembe do ishte duke ngrene Kosova sot se pavaresisht se na dhemb, serbet ne edhe sot na vene ne maje t k…t por i mban Amerika te thana!
Ore Ton, ore LOPE, ik ore bastard i shpifur se nuk do kush t’ja dije se c’fare shkruan ti o qelbesir injoranti. Ti qe fyen kosovaret ke nje mellef te madhe ndaje tyre, besoje sepse ata te kane q.er te gjithe robte e shtepise, dhe kane per ti q.er prape ty o rrace bastardi.
Zonja Jacobson! Kosova ka nevoje per nje levizje popullore radikale qe ta pavaresoje ate perfundimisht nga hajdutet si Thaci dhe Haradinaj. koha e politikaneve te luftes mbaroi. ata paten meriten per guximin dhe trimerine qe treguan, por ato vlera ata i c’bene nepermjet aktivitetit te tyre politik post lufte ku vetem babezia ishte lejtmotivi i tyre i vetem ne drejtim te vendit. aresyeja qe ju sulmoni VV nuk eshte qasja e tyre politike, por jane interesat e disa ish sherbyesve publike te presidences Klinton si Ollbrajt, Clark etj te cilet shfrytezoje dashurine qe populli i kosoves dhe me gjere ushqejne per punen e pacmueshme qe ata kane bere per pavaresimin e Kosoves, per te bere biznes privat ne Kosove. JO, zonja Jacobson pasuria a Kosoves eshte e popullit te kosoves dhe ajo do te mireadministrohet dhe do ti jepet atij qe do ta meritoje pas nje procesi te rregullt dhe transparent konkurrimi, qofte kjo dhe kompania e Znj. Ollbrajt. kete kerkon A. Kurti dhe VV. ky eshte dhe leksioni qe na jep USA per ngritjen dhe funksionimin e shtetit dhe demokracise mbi parimet e lirise ekonomike, konkurrences se ndershme dhe shtetit te se drejtes.
Ti sherbeje kjo leter cdo ambasadori provincial, qe prezantohet aq ulet sic beri ambasadorja e USA, perpara ketij intelektuali dhe atdhetari te madh.
Letra flet shume qarte dhe paster, pa kurfare keqkuptimi dhe ku i shpreh qarte USA, se cfare kerkon Albin Kurti dhe Vetendosja per popullin Kosovar. Amerika eshte shpetimtari yne dhe qe beri mundesine e
ekzistences se kombit tone, nder vite. Por kjo sdo te thote qe per interesa te saj ekonomike dhe gjeopolitike, ne te qendrojme nje popull i vobeket, i prapambetur, i koruptuar dhe pa mundesi vendimarrje popullore.
Amerika nese ka bere lufte per interesa te vetat, OK, por kjo sdo te thote qe ti vuaje populli ne kurriz. Jemi dy shtetet me te varfera dhe me te koruptuara ne rajon dhe kjo per faj dhe te nderkombetaret qe mbeshtesin keto qeveri te koruptuara dhe bile haptazi.
Levizja per vetevendosje duhet te tregohet me pragmatiste dhe te afrohet me teper me strukturat diplomatike dhe nderkombetare ku te shprehi mendimin e saj, per ceshtjet qe interesohet.