Dominika njeh Kosovën

11 Dhjetor 2012, 10:45Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Dominika. Autoritetet e Dominikas, po ashtu kanë dërguar edhe një letër, e cila i adresohet presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku konfirmohet vendimi zyrtar i këtij shteti për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media të MPJ-së.

 

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë t’ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, citon MPJ, letrën nga Dominika.

Dominika (Commonwealth of Dominica), është një shtet ishullor në detin e Karaibeve, me një sipërfaqe prej 750 kilometrash katrorë dhe me popullsi mbi 73 mijë banorë.

Dominika ka kryeqytet Roseaun dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1978.

4 komente në “Dominika njeh Kosovën”

  1. Shefqet Cela says:

    HUMOR!
    ” Ministri Hoxhaj pranoi ka pranuar noten e njohjes….”
    Kush do te jete ai hajvan qe ka bere kete njoftim?

  2. ludmilla says:

    PO ky shteti dominikan shtet musliman eshte sepse shumica e shteteve qe kane njohur Kosoven jane shtetete xhihadit islamik si dhe Kosova vete si shtet eshte shtet Islamik

  3. Dardan says:

    po mire mire, nuk e thua dot se sa arriti numuri, oj keta sikur flasin per per gomaret e Malinatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje