Kurti: Qeveria e do Kosovën si Titanikun

10 Dhjetor 2012, 11:49Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka tërhequr vërejtjen se Kosova në bisedimet politike të nisura me Serbinë po dëmtohet, ndërsa, sipas tij, e ka një  shans të mirë që ajo të dalë në ofensivë. Këtë do ta bënte me vetëm dy proteza – ndërprerjen e bisedimeve si dhe bllokimin e mallrave, tha Kurti në një tribunë të organizuar në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, të dielën, njofton Koha Ditore.

Sipas kreut të VV-së, “për herë të parë në histori e kemi shansin unik që varësia tradicionale e Kosovës ndaj Serbisë të zëvendësohet në varësi të Serbisë për integrime evropiane dhe ajo të varet nga Kosova” dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Ai shtoi se shumë njerëz kanë përfituar pasi janë pasuruar. “Këta njerëz nuk kanë motiv për ta ndryshuar gjendjen. Ata kanë interes të mbetet kjo gjendje, derisa shumica e popullit është varfëruar dhe e papunë”.

“I vetmi projekt që ka qeveria është liberalizimi i vizave. Me këtë, ky vend nuk e ka ardhmërinë e mirë. Nëse i zoti i shtëpisë flet çdo ditë se si duhet ta lëshojmë shtëpinë,  atëherë kjo flet keq për atë shtëpi. E kanë bërë Kosovë si anija e Titanikut, kur kapiteni i anijes ofron bileta për varkat shpëtuese anash, meqenëse anija do të fundoset”, shtoi Kurti.

“Kryeministri jonë po i demanton edhe evropianët që kanë probleme me Serbinë. Gjermani ia ka vënë 7 kushte Serbisë e SHBA-ja katër, kurse kryeministri jonë asnjë”, tha më tutje lideri i VV-së, duke përfunduar se “është e patolerueshme të bisedohet me Serbinë, kur ajo na ka kaq shumë borxh”./KD

1 komente në “Kurti: Qeveria e do Kosovën si Titanikun”

  1. Kujtimi says:

    Ti je i zgjuar, Albin, dhe duhet te kuptosh se Thaçi, Haradinaj e kompani jane rekrutuar prej kohesh si “qeveritare te ardhshem te Kosoves”, me kusht qe te mundesonin dorezimin e Veriut te Kosoves Serbise dhe kane nenshkruar per kete. Per t’i detyruar qe te mos ndryshonin mendje, u perpiluan edhe dosjet per krimet qe akuzohen (me te drejte), te cilat ua permendin sa here qe ata hezitojne ta çojne deri ne fund misionin. Beogradi e ka miratuar paraprakisht kete zgjidhje, pavaresisht se demonstroi “pakenaqesi” ne dukje per lirimin e Haradinajt. Mirepo rrenjet e “kancerit shqiptar” qendrojne gjetke: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww Per sa kohe qe shqiptareve do t’iu mungoje kurajua per t’i denoncuar publikisht sabotatoret e vertete te se ardhmes se tyre,ne si popull e si komb do te mbetemi pa te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje