Për hir të dialogut BE-ja “harron” integritetin e Kosovës

8 Dhjetor 2012, 11:32Rajoni TEMA

Pas raundit të fundit të dialogut në nivel të lartë politik, të zhvilluar për të tretën herë mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, vendet anëtare të BE-së pak a shumë kanë rënë dakord edhe për tekstin e konkluzioneve, të cilat priten të miratohen javën që vjen, së pari në takimin e ministrave në Këshillin e Përgjithshëm e më pas eventualisht të mbështeten edhe nga shefat e shteteve apo qeverive. “Koha Ditore” ka siguruar tekstin e këtyre konkluzioneve dhe në to shihet se pjesa më e madhe e tekstit u dedikohet çështjeve të lidhura me raportet e Kosovës dhe Serbisë, dhe situatës në veri të Kosovës.

Ajo që bie në sy menjëherë është se, për dallim nga dokumenti i zgjerimit i miratuar nga Komisioni Evropian para dy muajsh, në këto dokumente nuk përmendet termi “integriteti territorial i Kosovës“. Burime diplomatike të BE-së, madje nga shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën, i thanë “Kohës Ditore” se “përmendja e integritetit territorial nga ana e Komisionit ka qenë një gabim, i cili ishte nxitur nga deklaratat e zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës dhe është dashur të dërgohet porosia se ndarja nuk është opsion“. Por, të njëjtat burime kanë thënë se “diplomacia serbe, shumë shtete anëtare, si dhe disa qarqe të lidhura me dialogun, kanë shprehur mendimin se nuk duhet përmendur integriteti territorial, sepse një gjë e tillë do të pengonte vazhdimin e dialogut dhe BE-ja do t’ia humbiste epitetin e organizatës neutrale ndaj statusit”.

4 komente në “Për hir të dialogut BE-ja “harron” integritetin e Kosovës”

  1. Kosovici says:

    Kush pjerdh per kosoven dhe kosovicat. Popull handikapat ne koke.

    1. Kopenhagen says:

      Na cate trapin me keto ofendime.
      Edhe ne Kosove, ashtu si ne Shqiperi, ka njerez te te gjitha llojeve.
      Ne fund te fundit eshte vetem nje krahine e Shqiperise, dhe natyrisht do te kene te njejtat budallalleqe qe kemi edhe ne.

      1. Korabi says:

        Keta percaresit jane te sponsorizuar nga agjenturat e huaja, plus ca gdhe qe i shkojne nga pas ketyre nga padituria. Une vete jam me origjine nga jugu, dhe ne jug ashtu si dhe ne veri ka derrapor ka dhe njerez per te qene. Shqiptaret jane njelloj si ne Mitrovice dhe ne Gjirokaster. Tema nuk duhet ti botoje komentet me permbajtje antikombetare.

  2. republika islamike kosovo says:

    KOSOVA SI REPUBLIC ISLAMIKE QE ESHTE TI BASHKOHET SHTETIT MEME TURQISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje