Ka përfunduar takimi i parë në mes të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Të dy liderët në një konferencë për mediat kanë thënë se ata më shumë kanë biseduar për temat aktuale dhe politike në vend, por jo edhe për koalicionin.
Kryeministri Thaçi tha se me Ramush Haradinaj kanë biseduar për rrjedhën e dialogut Prishtinë-Beograd, për reformën zgjedhore dhe për procesin integrues të vendit.
Asnjëri prej liderëve nuk tha ndonjë fjalë për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, të shumëpërfolur kohët e fundit.
Haradinaj në këtë takim ka falënderuar kryeministrin për pritjen që i ka bërë pas lirimit nga Tribunali i Hagës.
Në fund dy liderët e të dy partive shkëmbyen libra me njëri- tjetrin. Thaçi i dha Haradinajt librin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj i dhuroi një libër me veshje tradicionale./EXPRESS
Te dy jane karieriste e matrapaze
Kur mendoni ju, o çlirimtarët tanë, se mund të gjeni kohë të bisedoni për situatën tonë të keqe ekonomike si komb?
Kur mendoni ju, o çlirimtarët tanë, për izolimin tonë si komb, shkaku i veprimeve tuaja ushtarake nga e kaluara.
—–
Pavarësia e kombit tonë nuk duhet të jetë titull në mjetet e informimit për vendimin e gjykatës për veprimet tuaja.
Pavarësia e kombit tonë duhet të jetë titull në mjetet e informimit për përparimin tonë si komb.
Kam shume respekt per Z.Haradinaj ashtu sic kam respekt per te gjithe ato qe bene luften per liri e pavaresi te Kosoves.Por a mund te me japi ndonjeri te dhena reth CV se Ramushit jam me te vertete i interesuar.Eshte nje pyetje krejt e sinqerte e imja qe dua te di me shume per liderin e partise dhe pretendentin me te drejte si kryeminister i ardheshem i Kosoves.Flm.
O Martin,
Respekti juaj për luftëtarët çlirimtarë është dashuri për lirinë e kombit tonë. Kjo ndenjë e juaj është fisnike, por mos e ngatërroni këtë ndjenjë me pagesën disa milionë në muaj nga KB dhe BE për këta vendimmarrës së jetës sonë.
—Atje ku fjalet per liri nuk degjohen e merr te drejten pushka dhe keta se bashku me luftetaret e tjere te kosoves e bene realitet lirine . Per momentin drejtimi i kosoves duhet te jete nga keta burra sepse jane ne gjendje ti dalin zot te ardhmes , pamvarsisht cfar CV. kane
Keta jane politikanet e Kosoves, te mire apo te keqije, keta me te cilet po punojne BE dhe SHBA. E vetmja e mire e kesaj pune, eshte se keta takohen ne mes vedi e bisedojne…pse ne Shqiperi nuk ndodhe kjo?!