Vetëvrasja e ambasadorit të Serbisë në NATO vazhdon të shokojë jo vetëm serbët.
Branislav Milinkoviç po bënte shaka e po qeshte me disa kolegë në një parking disakatësh në aeroportin e Brukselit, kur krejt papritur u ngjit në një bordurë dhe u hodh nga një lartësi prej rreth 10 metrash.
Kur kolegët e tij mbërritën poshtë, ai kishte vdekur.
Motivet e tij mbeten mister. Tre diplomatë që e njihnin atë thanë se ai nuk dukej i shqetësuar. Ai po vazhdonte punën normalisht dhe kishte dalë të priste një delegacion zyrtarësh serbë.
Ish- autor i disa librave dhe aktivist që kundërshtonte regjimin e diktatorit Sllododan Millosheviç, ai kishte një sens humori dhe mbante marrëdhënie të mira me kolegët.
Një diplomat që foli në kushte anonimati tha se ai nuk ishte i lumtur që jetonte larg gruas, një diplomate e vendosur në Vjenë dhe larg djalit 17 vjeçar.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se akti i 52 vjeçarit është vetëvrasje dhe për këtë nuk ka dyshime.
dikush i ka dhene doren e fundit e ka ndihmuar te hidhej me deshiren e tij.
Nese Dacic nuk paska dyshim se qeka vetvrasje (edhe ky me simptomat e doktorrit si doktorri yne) ateher ketij ja paskan bere gropen radikalet ne Serbi. Kushedi cka fluturuar ndonjeri ndonje llaf kod edhe ky esht hedh. Mafja ballkanike ka rrenje te thella kudo ne cdo shtet, dhe synon te perfitoj nga gjakderdhja e perhershme.
Te ishte hedhur nga ndonje ure edhe mund te ngrihej ajo hipoteze e vrasjes, por ne aeroport je i monitoruar ne cdo cep.
…me vjen keq…!
Ky serbi paska qene me te vertete diplomat –hahahahahahahahahaaa
ka qene i rrethuem, ska pas care por te hidhet, eshte i vrar e jo vetevrasje
Ka mendu se n’pamuk po kcen se ish kon vrat.
Ka pire pa dashje ndonje pike uji pa oksigjen ! Pa dasghje nga shoket ose nga dikush tjeter.Zakonisht-Fjala e urte,e ke nga brenda ! Se ai jashte se di ku ke hetje !