Tren ekologjik në parkun e Gërmisë

5 Dhjetor 2012, 11:37Rajoni TEMA

Me afro gjysmë milionë euro, Komuna e Prishtinës ka nisur që të rregullojë parkun e Gërmisë deri në atë masë sa qytetarët do të mund të shëtisin me një tren ekologjik aty, e jo më me vetura.  Pas paralajmërimeve për ndërtimin e kopshtit zoologjik në zonën e Liqenit të Badovcit, ku fillimisht do të ekspozohen vetëm arinjtë e Kosovës, Komuna e Prishtinës ka shpallur edhe fillimin e një projekti për rregullimin e parkut të Gërmisë, i cili do të financohet me 350 mijë euro donacion nga Komisioni Evropian, kurse Komuna e Prishtinës do të japë 150 mijë euro të tjera.

Agim Gashi, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë për “Kohën Ditore” se punimet pritet të kryhen brenda gjashtë muajsh, por ato nuk do të mund të fillojnë para pranverës së vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje