Nisin hetimet për telefonatat e përgjuara

4 Dhjetor 2012, 20:01Rajoni TEMA

Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar të martën se autoritetet kosovare kanë ndërmarrë veprime që të nisin hetime lidhur me skandalin e përgjimeve të zyrtareve të lartë në institucionet e vendit.

Ministri Bajram Rexhepi, ka treguar se lidhur me çështjen e disa përgjimeve që tashmë janë publikuar, janë ndërmarrë veprime për të gjetur autorët dhe detajet e tjetra të përgjimeve.

Ministri Rexhepi këto komente i bëri në komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Janë ndërmarrë veprime që të bëhen hetimet se në çfarë mënyre kanë dalë, si kanë dalë dhe natyrisht që qytetaret duket të kenë besimin konfidencën që të mos preket në privatësinë e individëve”.

“Çdo rast i cili lidhet me ndonjë veprim kriminal ose korrupsion e tjetër, duhet të jetë shumë në mënyrë precize ato mund të bëhen përgjimet dihet në çfarë mënyre, por me gjithat forma e pasimit të tyre është diçka që i tejkalon normat ligjore”, deklaroi ministri Rexhepi.

Nga ana tjetër, anëtari i këtij komisioni për punë të brendshme nga subjekti politik Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përgjimet. Ai lidhur me përgjimet i ka drejtuar disa pyetje ministrit Rexhepi.

“A i keni ra në fije ndonjë herë se kush ju ka përgjuar ju, sepse kur ju përgjoheni si ministër i Brendshëm, kur kryeministri përgjohet, sa është i sigurt një qytetar, i cili mund të përgjohet qoftë në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme?”.

Kurse, ministri Rexhepi lidhur me ketë pyetje u shpreh:

“Edhe gjatë veprimeve të 25 korrikut kanë qenë të përgjuar dhe tash po dëshmohen se po strukturat të caktuara, qoftë të EULEX-it ose shërbimet e tjera kanë përgjuar”.

“Ne i kemi bërë verifikimet, kemi qenë edhe me drejtorin e policisë edhe me udhëheqësin e inteligjencës dhe kemi parë se strukturat kompetente, me ligj, që janë në Vala nuk kanë bërë përgjime të tilla, dhe ata i përmbahen saktë ligjshmërisë, pra përgjimet i bëjnë vetëm me kërkesë të prokurorit ose gjykatësit. Ne nuk e kontrollojmë –menaxhojmë EULEX-in”, tha Rexhepi duke iu përgjigjur pyetjes se deputetit Selimi.

Publikimi i bisedave telefonike të përgjuara të qeveritarëve “ka përshpejtuar” dinamikën e miratimin e Ligjit për Përgjimet e Telekomunikimeve.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektligjin, i cili nëse shkon në Kuvend në mënyrë të përshpejtuar, mund të miratohet brenda shtatë ditëve, në të kundërtën, mund të kalojnë edhe dy muaj deri te miratimi i tij.

Ministri Rexhepi, vonesën e miratimi të Ligjit për Përgjimet e Telekomunikimeve e ka arsyetuar për faktin që, siç tha ai, është penguar nga EULEX-i, pasi që ligji këtij misioni ia ngushton hapësirën e përgjimeve.

“Ka pasur pengesa për ketë ligji nga ana e EULEX-it, po ne e kemi paraparë që kjo është e domosdoshme që kjo të definohet dhe precizohet. Pra më nuk mund të lihet dy kuptimësi siç thuhet në një pjese të Kodit Penal që të minimizohet përgjimet tjetra por të jenë të lidhur saktë me rastin”, tha Rexhepi.

Sido që të jetë, ministrit i Brendshëm, Bajram Rexhepi, është kritikuar ashpër lidhur me veprimet e tij dhe urdhërimin e policisë për largimin e deputeteve nga oborri i qeverisë nën dyshimet se deputetët e Vetëvendosjes kanë dashur të pengojnë nënshkrimin e marrëveshjes për shitjen e distribucionit të KEK-ut.

1 komente në “Nisin hetimet për telefonatat e përgjuara”

  1. ALBAN DEGA says:

    ESHTE KOHA QE EUROLESHIN TA COJNE PER LESH !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si eshte e mundur qe ne nje shtet te lire, te pavarur e sovran te pergjohet kryeministri dhe lideret e nje partie ne pushtet ose jo nga kushdo qofte , qofte edhe EUROLEXI.
    Eshte nje akt i pashembullt ne historine bashkekohore te nje shteti demokratik qe cfaredolloj organizmi nderkombetar te kryeje akte te tille flagrante antiligjore e te kunderligjshme.
    Me akte te tilla flagrante antiligjore EUROLEX-i shfaqet si nje organ i plotfuqishem, si nje shtet mbi shtetin e Kosoves dhe Kushtetuten e tij.
    Akte te tilla i bejne lesh e li institucionet e zgjedhura ne menyre demokratike te nje shteti sovran dhe e kthejne ate ne nje shtet jo vetem me sovranitet te kufizuar por gati ne nje koloni klasike.
    Ne keto rrethana Kuvendi dhe organet me te larta te Republikes se Kosoves e ka per detyrim ligjor qe te ndermarrin veprime ligjore te menjehershme per rivendosjen e prerrogativave shteterore te Republikes se Kosoves dhe per te kerkuar ndjekjen penale te cilitdo prokuror ose person qe kryen veprime te tilla antidemokratike e antiligjore, deri ne mbylljen dhe nxjerrjen jashte Kosoves te EUROLEX-in.
    Eshte koha qe EUROLESH-in ta cojne per lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje