Borut Pahor, njeriu qe mposhti "Klanin Kuçan"

2 Dhjetor 2012, 23:50Rajoni TEMA

Nga Salih Kabashi

Dy përfaqësues të së majtës sllovene erdhën në finalen e sotme të zgjedhjeve presidenciale: Danilo Türk, presidenti i deritashëm, njihet si njëri nga njerëzit e klanit të udhëheqësit komunist Kuçan, i cili ishte edhe presidenti i parë pluralist slloven.

Borut Pahor është nga gjenerata e re e politikanëve sllovenë. Posti i tij shtetëror më i lartë i deritanishëm ka qenë kryeministër i vendit, një mandat i papërfunduar për shkak të mosbesimit parlamentar.

Fitorja e Pahorit mbi Türkun, pos të tjerash erdhi edhe nga përkrahja që në këtë rast iu dha nga e djathta e kryeministrit aktual, Janez Jansha.

Nga 41 përqind të dalur në zgjedhje, 64.7 i dhanë votën Borut Pahorit. Rivali i tij Danilo Türk nuk mori më shumë se 35.3 përqind.

Sllovenia gjendet në një krizë ekonomike dhe në një pakënaqësi pothuajse të përgjithshme të sllovenëve ndaj të gjithë politikanëve të saj, të majtë e të djathtë.

Para pak ditësh në Maribor u hoq me dhunë popullore kryetari i Bashkisë, ndërsa demonstrata të përgjakshme pati edhe para Parlamentit në Lubjanë.

Parajmërimet për një rebelim e konfrontim të rrezikshëm midis të të pakënaqurve gjithnjë në rritje dhe pushtetarëve, trembin të gjithë.

Në Slloveni zgjedhja e Presidentit bëhet me votën popullore, pa konsensuse, marrëveshje e dallavere politike-partiake si dhe pa emra të nxjerrë nga zarfa.

5 komente në “Borut Pahor, njeriu qe mposhti “Klanin Kuçan””

  1. tourkofagos says:

    kjo duhet te ndodhe edhe ne zgjedhjet shqiptare ne qershorin e ’13-es me fitoren e Edit mbi turkun Berisha,por se ketu eshte e pamundur,sepse 85% e shqipfolesve jane turq dhe nuk largohen nga byrazeri Sali.

  2. Agroni, says:

    Te gjithe popujt ne pergjithesi dhe tani per tani, egjyptianet, arabianet, greket ja dhe sllovenet tani, duket sikur bejne vazhdimisht progres ne civilizimin e tyre.
    Ne shqiptaret sikur jetojme neper shpella dhe per prijsa mbajme shpellare.

    1. K says:

      I quajnë ARABË.
      Dil nga shpella, hape mendjen!

  3. A kan voute per komunistet n’pushtet prap kta sllovenet a? Ju kom dhi mu n’zgjedhje t’lira pra mir ba Doktori qe rregullo vet

  4. kelmendasi says:

    Dy gjera po me terheq vemendjen ne kee shkrim
    1=Ky qe fitoji u votue nga e djatheta hajde merre vesht kush eshte ky Pador
    2- Eshte politikan i ri Posti me i larte qe ka pase eshte i Kryeministrit
    po mire cfare postesh me te larta ka Sllovenija dhe sa ka?
    Ky artikull don tna mbush menden ne per te votue Ramem.Vone besoj se na mbush mendjen ky gazetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje