Adem Grabovci, i cili është dialoguesi kryesor në pesë përgjimet telefonike, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.
Ai u është shmangur gazetarëve duke u arsyetuar se për pak minuta do të dilte me qëndrim, por pasi është larguar, kontakti me të ka qenë i pamundur.
Cilësime të ndryshme i kishin dhënë vitin e kaluar zyrtarët e PDK-së dhe të shtetit Krasniqit. Kryeministri i referohej “Jakupovski”, e Sami Lushtaku e quante “qen”, kurse Vlora Çitaku kërkonte largimin e tij.
Gjatë bisedës në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit, Thaçi e quan Limajn dhe njerëzit e tij “banditë”, ndërsa Jakup Krasniqin, ”Jakupovski”.
Ka frikë madje të shkojë në Malishevë se mos po “ia gjigavin”, “zagarët” e atjeshëm për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e themelimit të Degës së PDK-së në këtë komunë.
Qeveria e Kosovës, e cila të enjten përgjimet i ka quajtur montim, të premten ka heshtur pas deklarimit të EULEX-it se ato janë origjinale dhe legale, të nxjerra nga një proces hetimor penal.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, që mban edhe pozitën e nënkryetarit të PDK-së, ka thënë të premten se nuk ka çka të shtojë me shumë sesa atë që ka thënë Qeveria.
Për këtë nuk ka pranuar të flasë as ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili vjet është ankuar se zyrtarët më të lartë po përgjohen nga ndërkombëtarët. Këtë e pati thënë teksa arsyetohej se pse ishte vepruar shpejt gjatë aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.
Të premten ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka “sfiduar” të gjithë ata që guxojnë ta thërrasin në telefon. Ka shkruar në rrjetin social “Twitter”: Kush guxon me më thirr në telefon.
“Koha Ditore” i ka telefonuar disa herë, por nuk e ka hapur telefonin për të marrë një qëndrim. Telefonatave nuk u janë përgjigjur as Adem Grabovci e Sami Lushtaku. Kësisoj ka vepruar edhe shefi i qeverisë, Hashim Thaçi.
Bisedat telefonike të postuara në internet kanë nisur të bëhen hite. Më së shumti komente në “Yotube.com” ka marrë biseda e nisur në italisht ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe deputetit Grabovci. Aty shihet se si ndien kënaqësi Grabovci kur flet me shefin e tij.
po qfar beni o tema nxirrni ndonje lajm tjeter nese doni mepas komentus diqka per muslimon shqiptar
mire e ke le te vjedhin le te vrasin e presin ata se ata jane shqiptare e ne qe pergojohemi, vidhemi e vritemi sjemi shqiptare cfare thua mor derezi je ne te apo je i pire logjike eshte kjo.
PO QKA DOMETHEN MUSLIMON SHQIPTA R SHQIPTARET NUK JAN MUSLIMON AS KRISHTER POR JAN SHQIPTAR OOOOOOOOOOOO KOK DERRRRRRRRRRR ETDHEFSHA ngoj ty dhe muslimanve MAGJUP EGJIPTAS JAZEK TE KOFT UNE EKAM EMRIN SAMI DHE MOS MENDO SEJAM TJETER BESIM POR IURREJ ATA QE THOJN JAM MUSLIMON NE JENA TEGJITH SHQIPTAR OOOOOOOOO MATARPAZ OOO IMBECIL DHE RRNOFT HASHIM THAQI DOTEJET NE KRYE TE KOSOVES EDHE 30 VITE EJU PLASNI
Nuk e di pse e beni teme kryesore cka tha Thaci,Grabovci,Veseli,Citaku e Lushtaku per J.Krasniqin e F.Limajn,ketu problemi eshte te pergjimi dhe publikimi i pergjimeve,edhe aresyetimi i euleshit se pergjimet kan te bejn me hetimet ne ministrin e transportit jane genjeshtra,euleshi ka pergju telefonin e Grabovcit,ne keto biseda nuk ka asgje per ministrin e transportit,kur gjykata jep urdher per pergjimin e X telefonit,kjo nuk i jep te drejt prokurorise dhe policise ti beje publike bisedat e personit te hetuar,sipas ligjit keto materiale jane konfidenciale,vetem gjykata,prokurori dhe i hetuari/akuzuari dhe mbrojtia/avokati kan te drejt te disponoin me keto materiale.EULESHI me publikimin e ketyre pergjimeve ka shkel ligjin me te dy kembet,kjo band prokuroresh e gjykatesish me imunitet diplomatik veq skandale e show medial prodhon,krijon probleme per tia zgjat veti mandatin qe te marrin paga te majme e te mos punoin asgje.
Ne i njohim politikanet edhe pa keto pergjime,ata edhe ne debatet ne kuvend e media japin “komplimente” per njeri tjetrin.
EULEX ne vend qe te vendos standarde europiane eshe ballkanizu e kriminalizu me keq se vet prokuroret e gjykatesit ballkanas.
Ku grup i njerëzve i ka përgjuar dhe i përgjon të gjithë shqiptarët të cilët dëshirojnë liri të plotë dhe të cilët mendojnë se qeveria nga Prishtina është ushtarake, komununiste dhe totalitare – dhe punon vetëm për interesa të grupit të tyre – jo të kombit.
Ja që një shqiptari tjetër nga qeveria i ka djegur kjo dhe e ka incizuar këtë bisedë si hakmarrje personale.
Populli do të vazhdojë të mashtrohet me parulla nacionaliste dhe me ndarjen e pozitave në qeveri sipas meritave nga lufta çlirimtare, jo sipas aftësisë për të zhvilluar ekonominë dhe për të zvogëluar papunësinë. Serbia do t’i përdorë këta ish ofericerë të ushtrisë sonë si arsye për të mos e zgjedhur qështjen e Kosovës. Të huajt do të pajtohen se Serbia ka të drejtë të refuzoj bisedën me armikun e saj nga lufta.
Kur njeriu shkruan kështu, menjëherë hidhërohen jashtëzakonisht disa anëtarë të partive shqiptare nga Prishtina. Këta e marrin këtë ofendim si personal. “Si është e mundur të flas shqiptari keq për atë që ka ka vrarë e ka prerë serbë dhe spiunë të tij?” – mendojnë këta.
Ja përgjigjja:
Edhe idioti më i madh është në gjendje që ta mbys një njeri tjetër, por që ta shpëtosh dikë tjetër i duhet njeriut së paku 30 vite shkollim dhe e ka vështirë ta realizoj atë. Kombi është njësoj.
Ta bësh dikë ministër për ta shpërblyer ose nderuar atë për meritat e tij si oficer në luftë, është sikur ta bësh piromanin zjarrfikës në shtetin tënd për meritat e tij në kalljen e pyjeve të armikut nga e kaluara. Kjo është kundër logjikës.
QEVERIJA NUK ASHT AS TOTALITARE E AS KOMUNISTE OO IMBECIL KOMUNISTA KI VETEM NE DY SHTETE SERBOQETNIKE E KTOJAN SERBIJA DHE SHQIPERIJA MENE KRYE TE KRISTQIT RAMIQIT KURSE NE KOSOV NE PUSHTET JAN ATA QE SHKAVELLAVE JAKTHYEN TYTEN E PUSHKES DHE RRNOFSHIN PERGJITHMON NE KRYE ME HASHIM THAQIN AQESI ALBINA KUPASH LIMASH GLLAUFASH SHPEND HUNKRRYLI AHMETOVSKI SKINA QKAME BA SEPSE JUNE POLITIK INUMRONI VITET E FUNDIT