Për aferën e përgjimeve ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Më e rënda, sipas tij, ishte niveli i komunikimit mes zyrtarëve të lartë të shtetit.
“Përgjimet (nuk e di nga kush) dëshmuan disa gjëra: Ky vend nuk ka shtet ligjor, mund te spiunohesh dhe kryespiuni bëhet kryehero e pastaj spiunohet edhe vet. Por, ama më e renda ishte niveli i të përgjuarve. Mjerim, komunikim mizerje. A është ky episodi i parë i serialit spiunim në Kosovë? A është ky paralajmërim apo kërcënim për Thaçin me shokë? Vështirë të dihet!”, ka shkruar deputeti Gashi në profilin e tij ne Facebook.
Gashi ka thënë nga e gjithë kjo punë, del një e mirë, pasi tani janë duke u përgjuar ata persona që “përgjuan, shantazhuan e tmerruan këtë popull”.
“Në këtë vend përgjohen shantazhohen dhe kërcënohen kushdo që ju del përpara këtyre njerëzve, por nga kjo ka një të mirë sepse janë përgjuar ata që kanë përgju e shantazhu e tmerru këtë popull me storie spiunazhi tash e 12 vite. Bile ndjenjën le ta kuptojnë edhe këta përgjues e poshtnues, sepse fundi po vjen”, ka thënë Gashi. /Zëri/
Kur i shkruaj disa komente tek ky sajt më bombardojnë shqiptarët mbrojtës të idolëve të tyre hyjnor në qeverinë e Prishtinës. Komandant ai e komandant ky – thonë këta – e meritojnë pozitën e tyre mbi ne.
Si nuk na mësoi historia me komandantin Enver Hoxha? Sa poshtëruese është për njeriun ta përgjoj tjetrin. Sa i qelbët është komandanti i ushtrisë çliruese të bëhet vendimmarrës i një shteti të përgjuar gjithë jetën dhe i ndjekur gjithë jetën – të bëhet vetë më zemërkeq se sa armiku i kombit me të cilin këta kanë luftuar.
Para se të reagoni për këtë mendim timin, ja një thënie nga psikologu i njohur Karl Jung nga Zvicra:
Nëse ju mendoni se jeni plotësisht të shëndoshë në kokën tuaj, ejani tek unë dhe ju shëroj.