Kushtetuta nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë

30 Nëntor 2012, 11:41Rajoni TEMA

Referendumi që do të vendoste nëse qytetarët e Kosovës do të donin të bashkoheshin me Shqipërinë, nuk mund të realizohet për sa kohë që është në fuqi Kushtetuta aktuale e Kosovës.

Eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhavit Shala, ka thënë se për t’u jetësuar iniciativa e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën duhet ndryshuar Kushtetuta e Kosovës. Aleanca Kuq e Zi ka nisur një peticion, i cili pasi të firmoset nga qytetarët e të dyja vendeve, do t’u dorëzohet parlamenteve në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët do të duhet të votojnë për referendumin popullor për bashkim.

“Iniciativa për të organizuar referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka një pengesë kushtetuese, e përcaktuar në nenin 1, pika tre (3), që thotë se ‘Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti’. Në këtë rast, për t’i evituar këto pengesa duhet të amendementohet Kushtetuta e pastaj të organizohet referendumi për një gjë të tillë”, ka thënë Shala. “Mungesa e Ligjit për referendumin është elementi tjetër pengues për mosorganizimin ose mosmbajtjen e referendumit”. 

Peticioni për referendum ka nisur të nënshkruhet më 28 nëntor në kufirin që ndan Shqipërinë dhe Kosovën. Për të ka folur vetë lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu./KD

16 komente në “Kushtetuta nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë”

  1. shqiptar says:

    kush i pjerdh kushtattutat per interesa te veta ne qofte se duan shqiptaret dhe usa shqipera bashkohet me kosven brenda dite edhe kustetutene nderrojne breda nates.thuaj eshte pak shpejt per bashkim.

    1. Nemo says:

      bravo e ke than naim ternaven ta bajm sulltan kushtetuta s’na duhet e fusim n’furre me pjek kofte s’na duhet kurrgja vetem kuranin e shari islamesh

    2. Dardan says:

      shqiptar,, Mire e ke then edhe une kisha te njejtin mendime se Kushtetuten e kane ber njerzit e jo Alienet, Nje cope Leter e cila brenda dy orve munde te ndryshohet

    3. bashkim says:

      shqiptaret kan luftuar ne shekuj per flamurin kuq ezi kjo esht nje padrejtesi qe i behet shqipetareve te kosoves duke i dhen nje flamur qe ska lidhje fare me ta ata luftuan dhe derdhen gjak per flamurin kuqezi dhe ate meritonin dhe ate deshirojn me gjith zemer un jam per shqiperin e madhe ku te gjith trojet shqipetare te valvitet flamuri kuqezi sic ndodhi me 28 nentor 2012 bashkimi nga tirana

  2. 1444 says:

    Po te kete vullnet kushtetuta nderrohet per 1 min,me antarsimin e Kosoves ne OKB,nuk ka bir bushtre te ndaloje endrren tone shekullore.

  3. mali says:

    Kresho gjej nje moto tjeter per te fitu vota.
    Kjo e bshkimit nuk te pi shume uje, se ti je jurist dhe i di me mire keto gjera. NQS NUK DO I DIJE TE FALESHE. FAKTI QE JE JURIST DHE I KEQPERDOR KAM FRIKE SE TE BEN TY MASHTRUES.

  4. Neorealizmi says:

    Bashkimi duhet te kaloje ne disa faza. Ekspertet mund te na e thone me mire sesi realizohet, por per mendimin tim, per te shmangur cdo konflikt, duhet te funksionojne si dy Kantone ne nje shtet federativ. Secili te kete Parlamentin e tij i cili aprovon ligje te cilat nuk bien ndesh me Kushtetuten e perbashket. Zvicra eshte nje shembull i perkryer. Vetem se atje e zbatojne zvicerane.

  5. referendumi mund te sherbej si mjet ku shqiptaret te shpallin boterisht deshirren dhe vullnetin e tyre per kete aspirate ! pasi te njihet ky vullnet mund te filloj puna e eksperteve ligjor , ekonomik , social, kulturor , sportiv, politik etj , qe do percaktojne rruget si do realizohet kjo ender natyrale e shqiptareve !

  6. drini says:

    s’na mjaftojne keta maloke qe kemi ketu ne shqiperi po te na shtohen dhe 2 milion te tjere. sikter bashkimit, nuk e duam. kemi 100 vjet qe perpiqemi ti civilizojme keta maloket dhe e pate sjelljen shpellare kur ben kurban torten e 100 vjetorit.

  7. historia says:

    Shqiperia etnike as krijohet dot as jeton dot pa unifikuar besimin ne nje ZOT si e kishim para se te na konvetonte turku.Mjer kush me tradheton mua tha Jezuesi.

  8. viktor hoti says:

    Njoh ligjin shqiptar por jo ate kosaovar. Tek ne referendumi per te pase vlere ligjore duhet miratuar paraprakisht nga organi kompetent , duhet zhvillar nga shteti dhe ne asnje rast nuk mud te kete , per ne , referendume unike per dy shtete , shqip fla duehn bere dy referndume nje tek ne e nje ne kosove. Se fundi duhet miratim i organit kompetemnt per rezltatin e referendumit .Ne mungese te ketyre elementeve nuk ka referendum por sondazh oj-sh .

    Kemi te bejme me nje veprimtari tipike alla haxhi -qamilt e Kreshnikot tone. Viktor hoti

  9. Cakalli7 says:

    birinxhi brixnhi alenca kuc e zi
    po kushtetuta e bosnjes a e lejon bashkimin
    po ajo e turkiye chumurietit

  10. Nabukodonosor says:

    Meqe jemi ne stine referendumesh pse nuk bejme nje per tu bashkuar Kanadase o tu mbyllte.

  11. Din Kruja says:

    Megjithese shume rralle e kaloj tv tek mediat e Sander Frangajt, mbreme ndoqa emisionin e Fevziut tek Opinion, ku po trajtonte temen e bashkimit te Shqiperise me Kosoven.
    Nga menyra si trajtuan problemin Matoshi, Lubonja dhe Haxhiu insistuan me te madhe se eshte i pamundur ky bashkim ku na rradhe te pare nxirrnin diferencat e pesuar ne identitet keto 50 vjet ne te dy anet e kufirit Shqiperi-Kosove si dhe ndryshimet ne nivelet arsimore,kulturore dhe ekonomike. Keta burra po ti kishin mbiemrat me viç ne funt do te thoja se jane serb, komentet e tyre ishin vetem ne favor te ketij shteti. Per ta argumentuar permenden edhe rastin e bashkimit ten dy ish Gjermanive. Ne fakt ky rast hedh poshte teorite e tyre, pasi ndryshimet ne te dy shtetet para bashkimit ishin shume me te theksuara se ato midis Shqiperise dhe Kosoves. Biles rasti gjerman flet edhe per ate qe po te ishin vonuar, me riforcimin ekonomik te rusit, ky bashkim do te ishte krejt i pamundur. Rasti gjerman flet edhe per sakrificat qe u bene nga ky komb, pasi kane paguar haraç te madh ne vlera finaciare te konsiderueshme tek shteti rus. Kjo ne radhe te pare per largimin e trupave ruse nga Gjermania Lindore. Permenden gjithashtu edhe se Gjermania dhe Austria megjithese jane kombe gjermanike nujk jane shkrire ne nje. Dhenia e ketij shembulli tregoi jo vetem antipatriotizmin e tyre por edhe nja fare injorance.
    Mbreme ne kete emision dhane opinione te mencura ne dobi ta bashkimit deputetja Demi dhe dy te rinj intelektuale nje nga Kosova dhe tjetri nga Shqiperia. Treshja e moshuar Lubonja, Matoshi dhe Haxhiu disa here u nervuzuan ne ekstrem me ta dhe nga mungesa argumentave per te mbrojtur idete e tyre te cilat realishin ishin antikombetare, kaluan edhe ne ofendime te treshes rinore. Nje ide e tyre e cila dukej si e arsyeshme dhe racionale ishte qe te dy shtetet te fillojne te integrohen fillimisht ne pikpamje ekonomike. Sipas tyre pasi te jete bere bashkimi ekonomik te kalohet ne ate politik. Ndoshta e kane edhe nga naiviteti, por me integrimin ekonomik ne kushtet aktuale ku ne pjese te rendesishme te spektrit politik ne te dy krahet e kufirit kane akces jo te vogel zyrat serbe, do te penetroje akoma me fuqishem biznesi i ketij shteti, i cili pasi te kete kapur te gjithe sektoret strategjike si bankat, energjine, telefonine etj, do te kaloje ne programe me te thelluara politike, jo vetem per hegjemoni, per deri edhe ne krijimin e Federates Serbe.
    Qe te kete zhvillim dhe kombi yne te fitoje prosperitet, duhet qe fatet e tij ti marrin ne dore te rinjte patriote. Vetem rinia eshte ne gjendje qe te vere ne jete vendimin qe moren ne nendor 1912 I.Qemali dhe I.Boletini. Koha nuk pret.

  12. albanian says:

    Nuk eshte eshte e nevojshme qe ata te kerkojne te bashkohen me ne . E kerkojme ne nje bashkim te tille dhe ata na thone nese jane dakort apo jo .

  13. Drenica e Kuqe says:

    Sa mire e ke goditur ore Din Kruja…
    Kombin kosovar dhe Kushtetuten e “Republikes se Kosoves” i ka shpikur Ibrahim Rugova dhe i ka lene do klyshe tite si Matoshi, Haxhiu, Kelmendi, Spahiu, Lubonja, Maliqi etj. etj. qe kush e di cila eshte AND e tyre. Nuk ka kufi qe ndane Shqiperine me Kosoven por ai kufi eshte kufi qe ndane Shqiperine me Shqiperine dhe keshtu Shqiperia eshte e ndare ne gjashte “shtete”…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje