Nëse Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë menduar se po e ndihmojnë Fatmir Limajn me sulme kundër gjyqësorit, i kanë bërë llogaritë gabim.
Deklarata e tyre se do të rishikohen kompetencat e EULEX-it është marrë si argument shtesë që Fatmir Limaj dhe të tjerët të mos mund të mbrohen në liri nga akuzat për krime lufte.
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar të mërkurën ankesat e mbrojtjes kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Dariusz Sielicki, për caktimin e paraburgimit për deputetin Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqin, Naser Krasniqin dhe Naser Shalën të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.
Kolegji i udhëhequr nga gjyqtari Tore Thomassen dhe me anëtar Nesrin Lushtën dhe Elka Filcheva-Errnenkova ka konstatuar se deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra në ditën e FSK-së më 26 dhe të deputetëve të PDK-së si ndikim direkt në dëshmitarë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin penal të njohur si “Kleçka”. /KD