Nikoliç: Dua të jem president në Prishtinë

26 Nëntor 2012, 11:58Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka paralajmëruar kushte të reja për rrugën e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian.

I pyetur nga mediat serbe nëse kushtet që pret kanë të bëjnë me Kosovën, ai është përgjigjur pozitivisht, ndonëse nuk ka dhënë detaje.

“Kur bëhet fjalë për negociatat me Prishtinën, përfitimi ynë do të ishte që Kosova të mbetet tërësisht në përbërje të Serbisë dhe unë të jem president në Prishtinë. Kosova nuk mund t’i merret kurrë Serbisë”, ka thënë Nikoliç.

Sipas tij, Serbia është shtet i rregulluar dhe e gatshme të bëhet pjesë e BE-së, raporton REL.

Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë Serbisë datën e negociatave për anëtarësim, duke i vënë si kusht kryesor normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë mbajtur dy raunde bisedimesh në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

11 komente në “Nikoliç: Dua të jem president në Prishtinë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ndoshta ta realizon Berisha projektin tend, se ai e ka filluar riberjen e historise edhe Zhozefina ka rene dakort, dhe kur ta bejne se ne shqiptaret jemi te ardhur dhe ju gjetem juve serbet ketu ne Ballkan, atehere do te kesh te gjitha te drejtat te kerkosh qe te behesh president ne Kosove me kryeminister Berishen, jeni dyshe e papare me merita per shkaterrimin e popullit shqiptar.

  2. adi says:

    Une kujtoja se ka rrjedhur vetem Saliu…

  3. Sem Luma says:

    Nikolici thote: “Kur bëhet fjalë për negociatat me Prishtinën, përfitimi ynë do të ishte që Kosova të mbetet tërësisht në përbërje të Serbisë dhe unë të jem president në Prishtinë. Kosova nuk mund t’i merret kurrë Serbisë”

    Keto jane dy fjali komike qe s´e kane shoqen!
    Jane dy fjalite komike e vitit 2012!!!
    Te gjithe komiket dhe artistet e komedive kot e kane. Per vitin 2012 cmimin e pare e mori Nikolici i Beligradit.

    1. Lediana says:

      Ahahahahahahahhahahahahahahahahah ?

  4. kalorsi i zi says:

    Po te kesh dashuri mer gjithe boten e jo vetem kosoven. Po te kesh dashuri per te, kosova te zgjedh ty per president. Forca krijon pavullnetshmerine, dashuria krijon bashkjetesen.

  5. boss says:

    sebia ka pas prezidenta te ndryshem dhe gjithmon kunder shqipetarve mirepo ky nikoliqi eshte edhe katundar i pashoq,ket sedon askush ne europ dhe gjith ne parapaskenen diplomatike e qujn ,,kungull,,

  6. fredi says:

    ore i nderroni ilacet ketij se po le nam e mban mendjen si dhelpra per koqet e dashit e kam seriozisht duhet ti thote njeri qe eshte i semur

  7. xxxx says:

    Sigurisht Nikolic kosovaret mezi po te presin te behesh president i tyre ha ha ha ha ha kot nuk thone derr i trashe serb

  8. Erzeni says:

    Nepermjet njeriut tuaj, Thaçit, ti je president edhe ne Prishtine, o antishqiptari Nikoliç. Thaçi i shtrengon doren i buzeqeshur kryeministrit tuaj, ndersa Albin Kurtit nuk do t’i degjoje zerin. Brukseli dhe Beogradi kane nevoje per Thaçin, prandaj punuan qe te paraburgosej Fatmir Limaj – rivali kryesor i Hashimit per zgjedhjet ne PDK muajin e ardhshem. Nga ana tjeter, pergatitet lirimi i Ramush Haradinajt, mbasi ka dhene fjalen se eshte i gatshem te behet krahu i djathte i Thaçit (me shume gjasa, kryeminister)ne marreveshjen me Serbine per “dasmen” e Veriut te Kosoves.

  9. Drenica e Kuqe says:

    Hip qitu e kqyre Stambollin – o Nikoliç shkau!! Edhe 100 UÇK do t’i ngjallim e Serbia per ta pushtuar Shqiperine (Kosoven shqiptare) nuk ka per ta pare kurre ate film dhe me ty “president” kurren e kurres. Nuk do lejojme kurre qe gjaku i deshmoreve te Kombit i luftetarve te UÇK te shkoi huç!…

    Drenica e Kuqe

  10. Jo ban me ju tregu popullit serb,si popull injorant se qka shef ti anderr,ki drejt me pa se eshte diqka qe smundet as shkenca me zbulu,ani ate te drejte me pa anderr sta merr kush,se ju si popull ketu e 600 vjet keni ngritur keni hyenizuar popullin serb vetum me anderra,e besa une pote tregoj nje ender te gomarit,ujku i kish pas hy deri ne bark duke e ngrene gomarin ,ai shifte anderr se krejt ne rregull eshte.Edhe diqka ju shifni endrra kurese popujt tjere bejn realitet,besa nje dite te aferme as ne novi sad sdo mujsh me shku.Jebemti sve po spisku qetniqku mater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje