INTERVISTA/ Pacolli: Jam në mëdyshje për të rikandiduar për president

24 Nëntor 2012, 21:25Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli flet për “Tonight” të Ilva Tares

Ishit President i Kosovës për 35 ditë. Çfarë ju beri më shumë përshtypje?

Kisha një axhendë ditore të përpunuar nga ekspertët e mi, nuk pata kohë ta implementoj, por 35 ditë kam pas shumë aktivitete, nuk jam lodhur për asnjë moment, qëllimi ishte të punoj për qytetarët e Kosovës, ndodhi çfarë ndodhi, por jo për fajin tim. Mund të krijoja një krizë të hatashme politike, mund të çoja vendin në zgjedhje të parakohshme, sakrifikova veten dhe u bëra pjesë e kësaj qeveri dhe po jap kontributin tim aq sa mund të të jap.

Pse po ju pengojnë të jepni kontributin tuaj?

Kam qenë pak naiv në politikë, kam menduar se ka sinqeritet por s’paska qenë e vërtetë dhe të jesh politikan I spikatur do të thotë që nganjëherë të gënjesh, nganjëherë most a thuash të vërtetën. Unë nuk mundem të jem kështu, jam I drejtpërdrejtë, jam I betuar të them gjithmonë të vërtetën dhe do ta bëj gjithmonë.

Ka qenë preferencë e presidentes Jahjaga të mos e ndiqte atë axhendë?

Presidenten Jahjaga e respektoj, është duke bërë një punë të mirë me aq sa mundet. Mundësitë e mia kanë qenë të tjera, kam shumë miq, në një vit e gjysëm kam vizituar 48 shtete afrikane, 48 president të këtyre shteteve, do hyja në Gines për këtë si qytetar që jam, kjo bëhet nëse investon kohën tënde, punën e me radhë.

Veton Surroi e ka quajtur të dëmshme zgjedhjen tuaj si President i Kosovës?

Nuk e konsideroj zotin Surroi si armik timin, asgjë s’më ka bërë, me mediat e tij është munduar të më atakojë, edhe rrjetin tim familjar, ua lë qytetarëve ta gjykojnë. Nuk jam fajtor unë se partia e tij nuk e kaloi pragun politik, apo që ai s’është më në politikë. Para se të zgjidhem President me Surroin ku më ka premtuar se do të më luftojë dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë. Nëse ai mendon se e kam takuar Millosheviçin, unë e kam takuar, e kam bërë si biznesmen, por nëse e shihni atë, ai është takuar dhe përkulur para tij, unë s’e kam bërë dhe s’e bëj, e konsideroja njeri të ulët.

Keni bërë shantazh për vota?

Di vetëm që kam pyetur një këshilltar çfarë të bëj në raundin e tretë dhe në qoftë se dikush e konsideron shantazh le ta thotë. Zoti Surroi ka pasur problem dhe me korin diplomatik në Kosovë, unë i them se do ta shikoj gjithmonë në sy, nuk trembem ta përshëndes. Surroi nuk është ai që mund të më bëjë keq mua, nuk e kam frikë, s’është në gjendje të më bëjë keq, unë jam I pastër në shpirtin tim.

Ju mbështeti Christopher Dell?

Nuk e di, nuk kam marrë asnjë mesazh. Unë kam qenë i kritikuar nga Surroi që në 2007 se po sjell modele të Azisë për zgjedhjen e Presidentit me votë popullore dhe sot kjo ide po përkrahet në masë. Ajo do të ndodhë, janë në përgatitje reformat, presidenti i ardhshëm do zgjidhet nga qytetari.

Do kandidoni sërish për president të Kosovës?

Nuk di se çfarë të them, kontributin tim po e jap, sot jam 50 me 50. Sepse kam një familje të mrekullueshme dhe ndonjëherë them se duhet ta shijoj atë, mund të ndodhë që ideja se familja është në plan të parë mund të ndodhë. Kontributin tim e kam dhënë edhe si opozitë ku kam bërë të mundur 20 njohje të reja, tashmë edhe si pozitë. Do të jem i legjitimuar si shërbyes i popullit të Kosovës.

Ka pasur polemika për njohjet e Kosovës, rasti i Malit?

Aty ku punohet ka dhe problem, Mali asnjëherë s’e ka tërhequr njohjen, mediat kosovare ju kanë referuar një agjencie lajmesh kineze. Njohja ka ndodhur. Nota verbale ndodhet në qeverinë e Kosovës. Mali është në gjendje lufte, ka disa persona që pretendojnë udhëheqjen. Na kanë kërkuar konsulencë, mbështetje teknike, të cilën ua refuzuam sepse nuk ishim në gjendje për ta dhënë dhe kjo është keqinterpretuar. Kërkuan armë, ata kanë një problem me veriun, ata kanë menduar që Kosova është aq e pasur që ta bëjë. Presidenti ka pasur presion ta tërheqë, por kjo s’është bërë. Numri i njohjeve tani është 95, pa Malin. Është vështirë të sjellësh një njohje.

A keni polemika se kush po i realizon njohjet?

Ne i kemi punët e ndara, zoti Hoxhaj ka për detyrë të krijojë marrëdhëniet me vendet që na kanë njohur, punët e ne të dyve nuk ka përplasje. Unë i them troç kritikat e mia, si kjo tani për pasqyrim te saktë të njohjeve në faqen zyrtare të Ministrisë dhe si duket kjo keqinterpretohet nga mediat. Vëmendja ime është përqendruar në Afrikë. Kam vizituar 48 shtete nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme. E shoh pak me vërejtje kritikat që bëhen, një kryeministër kur shkon për vizitë nuk shkon vetëm asnjëherë, secila e ka prapavijën politike, duhet të mësohemi se as Kosova as Shqipëria s’do jenë aq interesante sa të bëhen qendra e politikave në rajon. Nuk mundësh të llogaritësh të zhvillohesh nëse nuk ke mjete, tani Afrika është një vend që rekomandoj gjithë bashkëkombasit e mi të shkojnë atje, atje do gjejnë punë dhe perspektiva.

Sa do shkojë numri i njohjeve në total?

Është me rëndësi që Kosova të ketë shumë miq, është me rëndësi të jetë anëtare e OKB. Ouna më e madhe mbetet që ne të kemi mbi 50% të njohjeve dhe të punojmë me shtetet europiane që s’kanë njohur akoma Kosovën dhe të punojmë me ujqërit e mëdhenj të OKB. Së shpejti do të kem një vizitë në Kinë, e cila ka qenë gjithmonë neutral sa i përket Kosovës.

Si e shpjegoni mosnjohjen nga disa vende arabe?

Është mentaliteti i tyre dhe lidershipi i këtyre vendeve është një lidership i vjetëruar. Jugosllavia e atëhershme i ka ndihmuar shumë vendet myslimane, ka pasur miqësi të mirë me to. Një tjetër është dhe fakti se ai lidership që ka qenë në krye të tyre nuk ekziston po ashtu edhe Jugosllavia nuk ekziston më. Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë, nuk kemi lobuar dhe është dashur ta bëjmë. Ato vende ku kemi shkuar dhe pse kanë hezituar  e kanë bërë. Jam duke punuar me Egjiptin, do kem një vizitë para Vitit të Ri dhe njohja e tij do jetë kyç.

Si ishte marrëdhënia juaj me Ibrahim Rugovën?

E konsideroj si presidentin legjendar. Nuk pati fatin ta presë pavarësinë, të cilën e ka kërkuar çdo minutë. Mbetet respekti pa limit i imi dhe familjes sime ndaj tij dhe familjes së tij. Rruga paqësore që ndiqte ai ka qenë e vetmja rrugë që duhej ndjekur në atë kohë.

Përfshirja juaj në politikë është një projekt afatgjatë apo i përkohshëm?

Do jem aq sa t’i nevojitem vendit tim. S’kam punuar as për interesa të miat as të grupit,unë punoj vetëm për interes kombëtar. Nëse ka hapësirë për të kontribuar në këtë fushë , atëherë unë do të vazhdoj të jem në politikë. Vazhdoj të jem naiv politik, jam i sinqertë. Preferoj të vazhdoj kështu, e di mirë që çdo gjë që e kam bërë e kam me punë dhe djersë dhe këtë do ta vazhdoj.

Çfarë magjie ka pushteti që tërheq një njeri të suksesshëm si ju?

Mua nuk më tërheq fare sepse nëse më pyesni sa herë kam qenë në zyrën time në Kosove, përgjigja është pak. Nuk jam njeri i mbrëmjeve ku njerëzit duan të tregojnë veten. Unë çdo gjë e kam kaluar, s’më impresionon asgjë. Impresionohem nga miqtë e mi, Kam shumë miq në Afrikë dhe më merr malli për ta. Ata janë njerëz sinqertë dhe i dua më tepër se kanë mbetur njerëz origjinalë, tribalë, por të sinqertë.

Sa para duhen për të hyrë në politikë?

Jetën time politike e financoj vetë, s’marr para nga qeveria e Kosovës, ka një buxhet shumë të varfër. AKR ka dhënë një kontribut shumë të madh, programi i saj synon të implementohet sot në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe ndjehem shumë mirë. Nuk duhet të imitojmë dikë nga jashtë, duhet ta kuptojmë globalizimin, duhet të përmbushen këndet e lira, si bujqësia dhe blegtoria.

Në gjykimin tuaj, sa liberale është Kosova sot?

Imazhi sot përcaktohet shumë nga mediat e cila është një gjë e keqe. Mediat përcaktojnë i djathtë dhe i majtë. Në Kosovë sot është vështirë të përcaktohen kush është i djathtë e kush është i majtë. Në Kosovë vetëdija është ende e ulët, me ngritjen e saj njerëzit janë të definuar më mirë. Partitë nuk kanë asnjë program që të bëhet një ndarje e tillë. AKR ka një program shumë të definuar për  ekonominë e shumë çështje të tjera. Kemi arritur të futim disa reforma gjyqësore, kemi dashur të ndryshohet një pikë në legjislacionin e Kosovës që ajo të ketë një agjencion të parcetipimeve. Pos atyre kushtetuese, zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit.

Çfarë mendoni për privatizimet?

Jemi mbështetës por në mënyrë tjetër. Ne duam diçka ta krijojmë, t’ia rritim vlerën dhe pastaj ta privatizojmë. Në të kundër ti humb, nuk fiton asgjë. Por ka qenë dhe një problem tjetër se paratë e privatizimit nuk mbesin në Kosovë, shkojnë në një llogari jashtë. Ne kemi qenë që dikush të investojë në të  dhe paratë të mbesin brenda. Por kjo s’është prodhim I PDK, ka ardhur menjëherë pas luftës.

Si janë Marrëdhëniet tuaja me Thaçin?

Kam marrëdhënie shumë të mira me të, e respektoj, por kemi vizionet tona. Ne kemi pasur një sukses relative por kemi mundur të bëjmë shumë më tepër.

Nëse Thaci bëhet president dhe Haradinaj kryeministër, ku do jeni ju?

Vetëm të përfitojë Kosova, të bëhet çdo gjë. Unë e jap ofertën time nëse ka mundësi, nëse jo ne tërhiqemi. Ne punojmë për qytetarët e Kosovës dhe do vazhdojmë të jemi në dobi të qytetarit të Kosovë.

Ju duket një opsion i mirë për Kosovën që Thaçi të bëhet president dhe Haradinaj kryeministër?

Unë nuk paragjykoj asnjërin, i respektoj të dy, i kam miq të dy, do doja që sa më parë Haradinaj t’i kthehet jetës politike, besoj se të dy i nevojiten Kosovës.

Nëse ndodhin këto konfigurime, do bashkëpunonit me LDK?

Jam i gatshëm të bashkëpunoj me këdo që jep kontribut për qytetarët kosovarë.

Për Vetëvendosjen çfarë mendoni?

Është e drejtë e tyre dhe politikë e tyre. Ata konsiderojnë se është mënyra e veprimit e drejtë. Disa ide të Vetëvendosjes më pëlqejnë shumë dhe disa ide jo. Unë jam njeri i paqes, jo i dhunës. Ata djem e dinë shumë mirë se ku çon ky veprim i tyre.

EULEX ka ngritur padi ndaj jush?

Kam nënshkruar një memorandum në kuadër të 500 milion euro për një konsorcium, këtë e kam publikuar dhe e kam bërë në emër të qeverisë për punësimin e fuqisë punëtore. Nëse ata do të më thërrasin unë do jap sqarimet e mia, nuk ka asnjë konflikt interesi. Nëse është konflikt interesi të punosh për ndërmarrjet e tua, më vjen keq nuk di c’të them.

Si mendoni për bashkimin kombëtar?

Jam ithtar i kësaj ideje, bashkimi kombëtar fillon nga bashkimi ekonomik. Ajo duhet të tërheqë me vete lëvizjen e lirë, heqjen e tarifave doganore dhe heqjen e kufijve. Lëvizja që e kam filluar po vepron, ideja është që kjo lëvizje të institucionalizohet, së shpejti duhet të krijojmë një treg të përbashkët.

Projektet, interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë dështoi?

Më vjen keq, ka qenë shembulli më i mirë I bashkëpunimit ekonomik, jam I bindur se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për ta riaktivizuar sërish, ajo e Kosovës po ashtu.

Si ka ecur Shqipëria?

Sot një qytetar i Shqipërisë shihet nga ndërkombëtarët si një njeri i nderuar dhe jo njeri i gomoneve. Imazhi është në përmirësim. Vlerësoj të gjitha figurat dhe njerëzit që kanë kontribuar për këtë komb.

Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në rajon?

Do t’i lija dy shtete de jure, dy vota janë shumë, por de facto të jemi një i vetëm. Mendojmë, punojmë dhe jetojmë njësoj. Kemi vendet skandinave si një shembull shumë të mirë.

Jeni i preferuar shumë nga të rinjtë në Kosovë, por jo nga të moshuarit thuhet për shkak të së shkuarës dhe martesës suaj me një ruse?

Mua nuk më intereson aspak kjo pjesë, kam një familje të mrekullueshme, dy fëmijë që flasin shqip më mirë se kushdo tjetër, që i njohin traditat shqiptare. Unë e kam ndërgjegjen time të qetë, nuk kam asnjë brejtje ndërgjegje.


8 komente në “INTERVISTA/ Pacolli: Jam në mëdyshje për të rikandiduar për president”

  1. JetonI says:

    Sa intervist servile. Kjo esht intvista me e mjer qe ka ber Ilva e cila deri tash ka qen gjithmon ne nivel

  2. Rrofte Shqiperia says:

    Nuk duhen miliarder ne krye te shteteve sepse ata nuk e kuptojne dot hallin e njerezve. Duhen njerez social sic eshte Barak Obama ne SHBA…

  3. kel ukaj says:

    O Zoti Pacolli, a me gjithe men e ke bre burre. Une do te uroja te behesh President i Kosoves. Vertet beson se qeverisen me pare e miq. Or Begjet, a keshtu qeverisen ne Europe! Dime edhe ne me qeveris me ndertue shtet e me perparue, por kur nje popull eshte derr, derrin do te zgjedhin. Ti mendon si gjithe Kosovaret se Berisha eshte nje udheheqes i madh, se shqiperia ka bere hapa te medhenj. Te dhjefsha shqiperine e Sali Qenin. Shqiperia ka qene, eshte, dhe do te jete e fundit ne europe sepse ne i perkasim injorances. E bashke me injorancen shkon dhuna. Shoqeria shqiptare eshte shoqeri e dhunshme dhe askush nuk na don ne bote vetem vellezrit tane evgjite (muslimane).
    Ke armik Veton Surroin! Po Veton Surroio eshte intelektual ai nuk eshte dhune, nje popull injorant nuk mund te votoje per te madhin Regjep Qosen, per Veton Surroin etj etj. Se eshte takuar me Sllobodanin e ku eshte e keqja! Ishte njeri nga perfaqesuesit ne Rambuje te Frances.
    Z. Pacolli ketu ku jetoj une ka qene kryeminister nje injorant milarder, me ka ardhur shume keq qe dha doreheqje deshiroja qe te fitonte edhe kater vjet te tjera. Ne 2017 Italine do ta hidhte ne fik Berluskoni. Do ta falimentonte totalisht, do te ishte baras me nje lufte. Por duke falimentuar Italine populli Italian do te nxirrte nje mesim demokratik per 100 vjet.
    Per kete uroj qe Ju te jeni President i Kosoves. Kam respekt per Z. Thaçi por jam i sigurt qe vetem deren i din kryeministrise se Kosoves, se per te qeveris as e ka idene. Asht me se normale ku do te mesonte se çfare eshte kushtetuta, çfare eshte ligji, çfare eshte zyra, çfare jane institucionet e pavarura, çfare jane ekujlibrat e mbrenshme institucionale etj etj. Sikurse eshte Zonja Jahjaga qe vetem din se ku eshte zyra.
    Sigurisht qe Ju ka lene mbrapa Serbia e per kete nuk keni faj po mos lini name ne fushe te druve! Ca gjera elementare duhet te filloni ti pertypni. U bene 15 vjet shtet i pavarur e çfare keni arrit. Kosova eshte shteti me i korruptuar ne Europe, Shqiperia e dyta. Dmth klasa politike shqiptare kete korrupsion e ben kundra Serbis, o kunder qytetareve te vet.
    Institucionet nderkombetare hapin nje proces hetues kunder Zoterise Juaj. Ju duket habi! Ne shqiperi i themi “Lale Kros! Lale Kros! vete shkruej e vete vulos”. Eshte konflikt interesi i hapet te garantoj Une. Dhe bej kujdes se pas 50 vitesh trashigimtareve te Tuj se do te kete shtet Kosova Jua sekuestron pasurine deri ne kacafidhen e fundit. Sikur ndodh ketu ne Itali kur sekuestrojne pasurite mafioze nuk pyet njeri cila pjese eshte mafioze e cila me djerse. Sekuestrohet e gjithe pasuria.
    Do ta shohish shpejt Shqiperine ne fik e Salen si Gedafin keshtu shpresoj se do te mesoni edhe JU.

  4. L.Itali says:

    Kam komentuar dhe here te tjera!Meritoni vleresim maksimal sepse edhe emigrantet qe keni ndihmuar dhe punesuar ne Genova,flasin persosur per Ju!Ndihma e tyre kurre nuk do t’ju mungojë,mjafton te kandidoni sepse edhe pse vlersoni presidenten,nuk eshte ne lartesite e nje presidenteje te republikes.E vertetoi me vleresimin qe i beri monarkut te vetshpallur Zog(turp republikan e quajten mediat europiane)dhe me peruljen ndaj Serbise me fusnoten!Edhe nese ndiheni i zhgenjyer,nuk duhet te sprapseni!Personalisht me mjafton fakti qe nuk merrni para nga buxheti i varfer i Kosoves dhe Surroin lereni te sulmoje sepse e njoh mire dhe e ben jo sepse ju urren,porse duheni sulmuar per emrin qe mbani qe gazeta e tij te blihet ne katastrofen e gazetave te shumta te tregut!Dhe jua ka thene!Keshtu do beja edhe une,te isha ne vend te tij,nga dhimbja e mosshitjeve te gazetes!Provo tja blesh gazeten si ka blere ne Shqiperi Berisha kotgazetat qeveritare dhe shiko si nuk sulmohesh!E kush nuk do te sulmonte ty qe nuk merr rrogen e shtetit?Je me i korrtuari ne Kosove sepse nuk merr para shtetit..Do rregullohen keto pune nese ne hotelin e mbrekullueshem prane,fare prane liqenit ne Zvicer,ku kam ngrene e pire disa here kafe,do financosh gjithe te ardhurat per Kosoven!Atehere edhe une mund te beje ndonje shkrim tek Surroi a Telegrafi ne Shqiperi dhe te te quaj serish i korruptuar!…Asnje terheqje pas,edhe njeqind here te te rrezojme a rrezohesh,njeqind here te duam ne kembë!Per Kosoven,Kombin!

  5. VL.HAS says:

    Me behet qefi dhe behem entusiast se edhe ne trojet e shejta shqiptare ka njerez te mire qe edhe pse i kane te zgjidhura hallet e tyre ekonomike mendojne dhe veprojme si Bexhet Pacolli ,qe kur e sjelle momenti per te bere doreheqje , e bene siq e do interesi i shoqerise , kur behet e nevojshme per ti sherbyer politikes i sherben me ndershmeri. Te pakten persa e kemi pare deri me tani ashtu si e do interesi i KOSOVES ka vepruar, por tek pergjigja se nderkombetaret sot qytetarin shqiptar e shofin si njeri te nderuar dhe jo njeri te gomoneve me duket disi e dyshimte ‘pergjigja’ .PSE? Sepse vertete rojet bregdtare te te kujt TE TA di une nuk i lejojne ato te levizin ne dete ato pra ‘gomonet, por kane dale rruge te tjera ku cdo dite bejne qe pjesa me aktive e shoqerise ne vendin tone nga qe regjimi i eger ose me mire me thene politika e ndyre e Qeverisjes se SALI SUDES ,SALI XHEFEIT ,SALI GERDECIT,SALI 21 JANARIT ,SALI VJEDHESIT TE VOTAVE , SALI SHKATERRUESIT EDHE TE ASAJ EKONOMIE SADO E VOGEL DHE MODESTE AQ SA ISHTE,POR QE MUND TE MBANTE TE PUNESUAR NJE PJESE TE MIRE TE KESAJ PJESE AKTIVE TE SHOQERISE, SALI PERCARESIT TE UNITETIT KOMBETARE,E TJERA E TE TJERA SA ESA… ,po bejne qe te RINJTE e SHqiperise sone te ikin, te ikin cdo dite e cdo ore ,dhe se nuk i dihet se ku perfundojne ….

  6. Cur Gjeloshi says:

    o Behgjet!
    Leri marrinat se nuk te shkojne!
    Do kishe bere mire qe te ishe merre me ekonomi. Por tani e ke kuptuar se kjo duhet bere dhe po e bën, faktikisht, me grupin e Ilir Metes….

  7. Horri i Bulevardit says:

    Nuk e di a ben per politike zoti Pacolli, megjithese nuk ka patur rastin qe te kete nje shanc ne politiken aktive, panvaresisht se eshte zevendeskryeminister, qe me sa shoh, eshte sa per sy e faqe.
    Por Behxhet Pacolli, ka bere nje pune te shkelqyer ne njohjet per panvaresine e Kosoves, ka bere pune shume me teper se vete qeveria dhe ministria e jashtme e Kosoves dhe keto orvatje ai i ka bere me parate e veta, duke mos harxhuar para nga buxheti i Kosoves.
    Per kete duhet ti jemi mirnjohes dhe jo ta anatemojme me lloj lloj akuzash te padrejta.
    Veprimi qe beri Behxhet Pacolli ne doreheqjen si president, kur Gjykata Kushtetuese e Kosves, dha verdiktin si te paligjshem, ne Shqiperine e Berishes, kjo doreheqje as do te kishte ekzistuar, megjithese jane shkelur mbi 30-here ligjet kushtetuese.

  8. VL.HAS says:

    Me qe akoma qendron i pa hequr shkrimi i me siperm desha te them edhe keto dy fjale per pergjigjen e pyetjes se fundit ne lidhje me familjen tuaj ruse,ku une per kete do te uroja qe ajo te ishte e bija e LENINIT, pa folur per te tjerat qe ne per kohen e tanishme nuk na interesojne ,por per ate denoncim te madh qe u beri TRAKTATEVE TE FSHEHTA QE QEVERIA CARISTE KISHTE NENSHKRUAR ME me fuqite perendimore , traktate qe e coptuan , qe sakatuan KOMBIN TONE duke i lene jashte kufirit me shume se gjysmen e tokave shqiptare . Kush e harron kete pjese te historise me qellim te keq menjanon, ate jehone te madhe, ate ndergjesim te madh qe beri tek shqiptaret, ku qe fatet e kombit qendrojne jo tek pritja se cdo bejne te huajt per vendin ton, por tek lufta dhe perpjekjet qe do bejne ata vet duke i marre vet persiper pergjegjesite qe u ngarkonte koha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje