Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka kaluar disa momente paniku, pasi një shofer tentoi disa herë që të futej mes eskortës së tij.
Sipas BIRN, një Skodia Fabia pa targa të licencuara, disa herë ndërhyri mes autokolonës presidenciale.
Sipas mediave, shoferi tentoi katër- pesë herë të hynte në autokolonë, por kur shoqëruesit e presidentit tentuan ta ndalojnë, ai iku.
Ministria e Brendshme thotë se po hetohet për këtë rast.
Një incident i tillë i ndodhi para pak kohësh kryeministrit shqiptar, ndërkohë që autori u identifikua.
Kryetari i shtetit të vërtetë të lirë udhëton pa frikë, sepse ai nuk ka asnjë armik. Vetëm zemërkeqit i duhet mbrojtja nga vetë kombi i tij.
Nuk ka dallim nga profesioni i kryetarit të shtetit ose i profesioneve tjera në një shtet ose shoqëri të shëndoshë. Ja dy shembuj:
Nëse mjekut i duhet përcjellje e policisë kur ai e viziton pacientin, do të thotë se sistemi shëndetësor është në shërbim të vetëm një personi në atë shtet dhe jo të pacientëve.
Nëse arsimtarit në shkollë i duhet përcjellje e policisë kur ai shkon për të dhënë mësim do të thotë se sistemi arsimor është në shërbim të vetëm një personi në atë shtet, dhe jo të nxënësve.
Edhe Sala fare serbi eshte. Vdekje tradhetareve