Kryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të heqin nga qendra e Preshevës një përmendore që iu kushtohet të rënëve të UÇPMB-së.
“Tabela duhet të hiqet dhe më mire është që ta heqin vetë. Nuk kemi dilemë se Presheva dhe Bujanovci janë pjesë e Serbisë. Le ta thotë edhe bashkësia ndërkombëtare këtë dhe jo nesër të thotë ‘është përdorur dhunë e tepruar’”, ka thënë Daçiç.
UÇPMB, ka qenë formacion ushtarak i përbërë nga shqiptarët, që në fillim të viteve të 2000-ta ka hyrë në konflikt me forcat serbe të sigurisë, në përpjekje për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Pas deklaratës së Kryeministrit Ivica Daçiçit se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta largojnë vetë lapidarin që ditë më parë ishte vendosur në afërsi të godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës në përkujtim të dëshmorëve të UÇPMB-së, kanë reaguar edhe të rinjtë e Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Ata kërkuan unifikimin e faktorit politik vendas.
“Ivica Daçiç është krejtësisht në kundërshtim me politikën zyrtare që ka ndjekur Republika e Serbisë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos me UÇPMB-në, e cila është legjitimuar dhe zyrtarizuar nga vetë zyrtarët shtetëror serbë, si palë negociuese gjatë bisedimeve më vitin 2001. Për më tepër, pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar nga Kuvendi i atëhershëm federativ, duke e amnistuar veprimtarinë e tyre si strukturë ushtarake. Deklarata kërcënuese e Kryeministrit i cili tani po negocion në Bruksel me ish-drejtorin politik të UÇK-së, dëshmojnë se procesi politik i filluar më vitin 2001 nuk ka realizuar synimet e tij dhe reflektojnë nevojën urgjente të fillimit të një dialogu të mirëfilltë midis qeverisë dhe përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve vendor për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe për ta shqyrtuar gjendjen e tanishme politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha Belgzim Kamberi.
“UÇPMB-ja është realitet i pashmangshëm historik i rajonit, që është pranuar si i tillë edhe nga vetë Serbia zyrtare dhe në këtë drejtim, çdo përpjekje për ta zhdukur historinë rrezikon të marrë premisa fashiste, të cilat nuk janë në shërbim të jetësimit të synimeve dhe të angazhimeve të ndërmarra nga Serbia zyrtare për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të garantuara ndërkombëtarisht”.
“Reagimi i kryeministrit Ivica Daçiç erdhi pas vizitës së fundit të Kryetarit të Partisë Socialistë të Shqipërisë z.Edi Rama dhe ish-Kryeministrit Pandeli Majko, të cilët në shenjë përkujtimi për dëshmorët ë Luginës vendosën lule mbi lapidarin kushtuar dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së,” mbyllet deklarata e tyre.
Po heqi Dacici labidarin, Saliu i berishes per inate te Edi Rames do i vendos Faslliqit buste te shqiponja e Lulzim Bashes.Nuk pranon Serbia Pandeli Majkon ky qe ndimoj kosovaret kur ai i vriste.Po te shkoj Sala me Ilirin e metes do pine kafe ne Beograde bashke.
shikoni kur ti sulmoje saliu ediramen dhe pandeli majkon,,qe ata bashkpunojme me serbet dhe greket,,do ta shikoni kur ti shaj sepse eshte dicka e madhe qe keta te dy te nderojne deshmoret kosovar,,dhe nga ina ky maloku do ti thote atyre ju jeni grek..
e dine mire qe ai ska fuqi ta heqi prandaj ben presion sikur te ishte e kryer nqs hiqet ajo permendore hiqen dhe ato te drejta qe u fituan nga ato ushtare z.daçiç ka vetem nje zgjidhje me ate lloj mentaliteti duhet te mbaroje ate qe filloje milloshevici pra te shperngule te gjithe luginen nqs ka koqe !!!
filloi ti merdhi bitha dadic se e sheh se nuk do kete me agjent te tijin ne qeverine e shqiperise. tani po e kapin ethet e ndryshimit.
ju ekini propoganden endyr po kuikersek serbis per edi vampirin po nese don edi edhe pasaporten jajep serbija poleni kto propoganda tendyra
“lili”shko edhe njeher ne klase te pare dhe meso Abetaren. Nese e ke kry sh. fillore e paske kry me te njofshem.
Po shkoi ne shkolle lili,nuk voton me saliun ,qe tek keta qe s’dijne te shkruajne e lexojne ka tabanin.
Çy cincari keç me turi thivi.
serbi ,ke pjerdhur ,mos u ndjeni me ,se nuk ka me djell per ju !
Dacic nuk i dhemb shume monumenti i UCMB-se, por i dhemb me shume flamujte qe jane ekspozuar ne tokat shgqiptare qe jane akoma nen sundimin serb, se ne fakt ato flamuj jane me te vjezer se serbet te vinin ne ato zona.
Dacic do kishte preferuar ndoshta flamujte qe kane rindertuar PD-ja e Berishes, ku shqiponjen na e paraqet si ndonje korb te zi.
Ose Dacic do te ishte akoma me i kenaqur, po te ishte shqiponja me koke poshte, gje e cila nuk ndoshi vetem ne qeverine e Berrishes, por doli dhe ne cakmake qe po shiten neper Shqiperi, ku paraqitet flamuri kombetar me shqiponjen kokeposhte.
Milloshevici i Ri .
po dhe babai[Serbi] do i bindet birit [Berishes]per punen qe po i ben ne interes te tyre dhe kundra kombit shqipetar.Ai nuk e ka me Ramen po me kombin Shqipetar ne teresi se per Ramen nuk shqetesohet fare.
Bravo i qofte Majkos dhe Rames, kan b..e Ku eshte qeveria Shqipetare apo qeveria Kosoves.Ka kaluar koha ku vetem me ane te deklarateve te behen “patriot”. Besojme se nje qeveri e re Shqiptare dhe qeveri e re ne Kosove do te ket ndikim te drejtepersedrejte per shqiptaret e trojeve.