Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiç, ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE, po qe se ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.
”Në këtë rast ne do të hiqnim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkiç për gazetën gjermane ”Tagespiegel” në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, transmeton Blic.
Mërkiç, i pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës po qe se njëkohësisht do të ndodhte këmbimi i territoreve, është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë”.
Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë: ”Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tani nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Të ashtuquajturit kosovarë (siç pëlqejnë serbët të na quajnë për të na konsideruar të tjerë nga shqiptarët), pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë, ka shtuar ata, ndër të tjerë, i përkrah edhe Gjermania”.
“Shqiptarët të ashtuquajturin shtet e kanë themeluar në territorin serb. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë realitetin, por gjithsesi edhe ata duhet të bëjnë kështu”, ka thënë Mërkiç.
Në konstatimin e gazetës se sipas kushtetutës serbe Kosova është pjesë se Serbisë dhe se çështja e pavarësisë është e përjashtuar tërësisht, Mërkic ka thënë se duhet biseduar dhe parë ç’vizion të të ardhmes ka Prishtina.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë ndihmës të mëdhenj, por pa unitet shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së./KD
Një gjë është e vërtetë: “pa unitet shteti nuk mund të bëj asgjë”. Për këtë arsye po e luan Serbia këtë lojë të ndytë me shqiptarët.
Për fat të keq populli ynë gjithmonë ka qenë i varfër. Pas çlirimit të Kosovës, pas ndarjes së Maqedonisë dhe pas rënies së komunimit në Shqipëri, është mundësuar përfitimi personal i ministrave shqiptarë në Prishtinë, Shkup e Tiranë – me kusht të marrjes së vendimeve në dëmin e kombit shqiptar. Populli gjithashtu ka punuar më shumë në drejtim të pasurimit material se sa shpërtëror. Mjetet e informimit, sidomos televizioni, ju kanë pastruar trurin shqiptarëve me materializëm bosh. Shqiptarët mendojnë sot se mbrojtja e interesave të kombit është nacionalizëm. Bota ka treguar qartas se nuk e do nacionalizmin, por dashurinë për njëri tjetrin. Pikërisht ky është problemi i shqiptarëve. Këta duhet duan njëri tjetrin, pastaj të huajin.
Idiotizëm i klasës së parë është të thuash se shqiptarët e kanë ndërtuar shtetin e tyre në territor të huaj. Shqiptarët nuk kanë ardhur nga Kina dhe as nga Afrika, se do të kishin ngjyrë tjetër të lëkurës. Shqiptarët nuk e kanë shpikur gjuhën e tyre për inat të qeverisë së huaj. Askund në histori nuk e ka sulmuar me ushtri të madhe populli shqiptar kombin tjetër për të ju marrur tokat e tyre.
Ministrat tanë shqiptarë nuk e hapin gojën në mbledhje ndërkombëtare kur Serbia i flet këto marrëzira. Ata qeshen dhe shkundin kokën poshtë e lartë sikur lavirja e cila luan paguhet për ta kënaqur klientin.
Shqiptarët duhet të mësojnë nga armiku. Ai nuk është i ndarë sikur ne! Ai e do njëri tjetrin më shumë se neve. Mos e urre ti atë, por mos e duaj më shumë se vëllain tënd.
z.merkiç kur flisni per shkembim territoresh nuk te plas fort per tre komuna ne veri te kosoves perkundrazi ne shkembim do linit luginen e presheves por loja eshte me bllof synimi eshte rep. serbe e bosnjes ja pse skeni mbeshtetjen e perendimit sepse rrezikohet bosnja dhe maqedonia prandaj mbeteni pa koseve dhe pa be prandaj e nenvizoni cdo dite sepse do e pranoni edhe kosoven… me kujtohet qe betoheshit qe kurre milloshevici sdo e shihte hagen me keto burra serbia rrezikon zhdukjen pale te pushtoje territore!!