Demonstrimet e djeshme të “Civilna Zastita” në Mitrovicën e veriut, kanë provokuar rëndë ndjenjat e shqiptarëve, ndërsa kanë vënë në sprovë mosgatishmërinë e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë, KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Banorët shqiptarë të veriut janë shqetësuar për manovrimin e këtyre strukturave me uniforma serbe, për të cilat thonë se janë të MUP-it serb.Njohës të fushës së sigurisë në vend mendojnë se qeveria e Kosovës me aksionin e vitit të kaluar në veri e ka humbur kartën për të ndërhyrë atje.
Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se veprimi i djeshëm ka sfiduar forcat e sigurisë në vend. “Unë e them me bindje të plotë se është dashur të parandalohen veprimet e tilla nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Kuçi, duke e quajtur veprim ilegal dhe të papranueshëm.
“Është një veprim ilegal, një veprim që ka sfiduar forcat sigurisë, po e them edhe ato të EULEX-it, KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. Veprimet e tilla nuk duhet të duken në rrugët e Kosovës, ne nuk e kemi logjikën e përdorimit e dhunës, por nëse dikush e dërgon mesazhin po e quaj kështu, të forcës, me siguri që do t’u përgjigjet me forcën e ligjit edhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kuçi./Zeri
po cpo pret or zoti kuci tregohu nji her bur se po na e bote jeten tym
Po bej 60 vjet,dhe pretendoij se dicka di e dicka njof te pakten tani e 30 vjet po njeri me kot se kete voglushin e qeveris THACI me emrin Hajredin nuk kam pARE AS TAKU AS NDESH NE LEXIME.Emri Hajredin me duket rrenjen e ka Hajr,qe sshqip do thote miresi po ky me duket se vazhdpon te grije uij ne havan tani e shume viet,sa gjynah per popullin patriot e per klarriken qe e ngroh kot.
o turku, nuk ka fjal hajer ne gjuhen shqipe o kaqol, fjala hajer eshte fjal turke ooo turk injorant.
“Civilna Zaštita” si parti nacionaliste serbe paguhet aq majmë sot sa të gjitha partitë “çlirimtare” nga Drenica: PDK, LDK, AAK dhe VV.
Sa turp për ne!
Ketu ka nje gabim interpretimi nga gazetari”civilna zastita”eshte ne gjuhen shqipe mbrojteja civile,kjo nuk ka te bej me parti poltike,por eshte organ i komunes qe tregon mbrojtejen civile,e qellimi serbeve me ndihmen e serbis eshte qe ti tregoj thaqit se ti sate duash bisedo me ne,por ne se rr…uajm qka flet ti,e thaqi dhe haradinaj jan shum te zellshem mi dhan urdher policiese se kosoves mi rrah vetevendosjen,por perta mbrojte sovranitetin e republikes se kosoves kundrejt qetnikeve qe tregojn forcen permes ksaj organizate,keta nuk kan ndermend te bejn diq,vetum folin diqka sa per ti mashtruar qytetaret te cilet as marrin er se si mrohet shteti,se pikerisht per ta mbrojte integritetin e vendit jan thaqi kuqi bajram rexhepi,edhe ajo presidentja e zarfit,por keta smund te marrin keso vendiime,por vetum te flasin hiq ma teper po sa harrova kan kohe te pasurohen me para te popullit.