Degradon procesi i njohjeve

18 Nëntor 2012, 15:41Rajoni TEMA

Procesi i njohjeve të Kosovës nga vende të ndryshme ka degraduar tërësisht. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), por edhe institucionet tjera përgjegjëse për shtimin e numrit të njohjeve, kanë dështuar në këtë aspekt.

Kështu vlerësojnë anëtarët e partive opozitare dhe pjesëtarët e shoqërisë civile, të cilët insistojnë se janë qeveritarët e vendit ata të cilët e kanë bërë të pavlerë sikurse lobimin për shtimin e njohjeve, gjithashtu edhe vetë njohjet, shkruan gazeta Zëri.

Sipas gazetës, ka disa muaj që autoritetet në Prishtinë, kanë paralajmëruar njohjen nga Egjipti. Madje, në çdo takim që kanë pasur me zyrtarë të këtij shteti, pavarësisht nivelit të përfaqësimit, është thënë se Egjipti është shumë pranë njohjes së Kosovës. Megjithatë, kjo njohje ende nuk ka ndodhur.

Egjipti nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët qeveritarë kanë paralajmëruar vazhdimisht njohjen. Është një numër mjaft i madh i shteteve, për të cilat është thënë se do ta njohin Kosovën, por që në fakt ato njohje nuk kanë ndodhur asnjëherë.

E njëjta gjë është thënë edhe për Irakun, se shumë shpejt do ta njohë Kosovën, por edhe ky vend sikurse Egjipti vazhdon të mos njohë Kosovën. Madje, njohja nga Iraku është paralajmëruar edhe këto ditë nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

3 komente në “Degradon procesi i njohjeve”

  1. Shqiptari nga Evropa e lirë says:

    Të gjithë ministrat nga Prishtina angazhohen për pasuri materiale personale më shumë se për popullin tonë. Ky është fakt pa asnjë dyshim!

    Kuleta e “komandantëve” tanë “çlirues” është në shërbim të secilit që e paguan luksin. Ata që vdesin dhe ata që vriten për të siguruar rrogën e këtyre, e quajnë këta “Collateral Damage”.

    EU dhe UNMIK janë kumbarët e këtyre që 14 vite në Kosovë. Sa turp!

  2. lili says:

    cfare hajri po i shohim Thaçit prej se eshte kryeminister? Bile shqiperia ia pa pak hajrin kryeministrit ahmet Zogu qe e bani shtet shqiperine pa asnje perkrahje!Ky me perkrahjen e gjithe botes nuk arrin te krijoj nje shtet funksional!

  3. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Shqetesimi pwr njohjet diplomatike te Kosoves eshte legjitim, por jo realist. Per kater vjete te te njohin mbi 9o shtete eshte nje fitore e jashtezakonshme. Bota s`e kishte njohur Kosoven dhe t`i thoshje nje te huaji se ajo ishte shqiptare te quante te marre. Perendimi dhe Lindja njihnin Serbine, ish-Jugosllavine, aspak Shqiperine. Jalta e “harroi” fare, kur ndane sferat e influences Cercilli me Stalinin, ndonese Shqipwria jo vetem u rreshtua ne Koalicionin e madh Boteror Kunderfashist, por u clirua vete, pa hyre kemba e asnje ushtari te huaj, sic ndodhi ne te gjithe Europen. Shqiptaret e Kosoves dhe te viseve te tjera etnike shqiptare ne ish-Jugosllavi dhe ata te Camerise dhe te viseve te tjera etnike shqiptare ne Greqi,u kualifikuan si balliste dhe bashkwpuntorw me nazifashizmin vetem e vetem per t`i perzene e deportuar dhe per t`u mohuar te drejtat kombetare, politike dhe sociale. Shqipwria nuk u pranua as ne Konferencen e Paqes se Parisit, si pale fituese ne lufte. E, megjithate, shqiptaret ne trojet e tyre etnike ne Ballkan dhe ne diaspore,gjate 50 vjeteve te fundit te shekullit XX, me durim e sakrifica, cane koracen manipuluese dhe falcifikuese te krijuar kunder nga shovenet ballkanas, duke i dhene vetvetes dhe botes te verteten, aq sa me ne fund Presidenti Klinton deklaroi se “nuk e kemi njohur historine” dhe Kryemnistri Toni Bler deklaroi se “do te veme ne vend te gjitha padrejtesite qe u jane bere shqiptareve”. U desh te dilte UCK-ja, e cila sulmohet me terbim ose nga injorantet ose nga spiunet sahanlepires, e cila u perkrah nga NATO-ja dhe Kosova u clirua. Ne, shqiptaret ngrohemi ne diell dhe presim te na i sjellin te tjeret te mirat materiale. Shkallet ngjiten nje e nga nje: te administrojme fitoret, te mos shkelim gjakun e Deshmoreve te Kombit (shikoni si jane bere Varrezat e Deshmoreve, lapidaret, bustet dhe gjithezka tjeter qe lidhet me Luften), te heqim dore nga terbimi i urrejtjes, ta duam njeri-tjetrin, te mos shesim nderin tone kombetar per nje kothere buke qe na hedhin, te mbrojme pasurite historike dhe natyrore mbi e nentokesore, te shkollohemi e jo te vetmashtrohemi, e te tjera si keto, qe duhet t`i bejme. Mos te harrojme identitetin kombetar, qe minimumi i ka tri kerkesa: gjuhen, territorin dhe kulturen. Prandaj, kur te duam te vleresojme, ben te gjykojme me mend ne koke. Kosova dhe kombi yne, kane shume pune per te bere. Njohja nuk te vjen duke trokitur ne dere, por duke u imponuar me pune, me sjellje, me kulture, me identitet, me dinjitet, per t`u mbushur mendjen te tjereve qe kane hallet e tyre se dime te behemi e jo te xhbehemi, se mund te jemi aktore e faktore ne marredheniet ndekombetare, ne radhe te pare me barazpeshen a drejtpeshimin ne vendin e gjirin tone kombetar. Me dashuri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje