Kushtëzimi që i ka bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Partisë Demokratike të Kosovës, që në koalicion do të hyjë vetëm nëse e merr postin e kryeministrit, e ka detyruar Hashim Thaçin që të mendojë për të kaluar në postin e presidentit të shtetit. Mirëpo, këtë ai pretendon që ta bëjë përmes votës së Kuvendit, e jo t’u nënshtrohet zgjedhjeve të drejtpërdrejta, ashtu siç parashihet me reformën zgjedhore e kushtetuese, e cila ende nuk ka përfunduar.
Kështu kanë thënë për “Zërin” burime brenda PDK-së. Sipas këtyre burimeve, pas hyrjes në koalicion me AAK-në, Thaçi për t’ia lëshuar postin e kryeministrit AAK-së, detyrohet që të kalojë në postin e presidentit. “Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm që në garë për president të hyjë me reformën e re zgjedhore e kushtetuese, sipas së cilës, presidenti do të zgjidhej drejtpërdrejt nga qytetarët. Ai kësaj gare do t’i hynte me kushtin e vetëm, nëse ai do të ishte kandidati i përbashkët për president edhe i PDK-së, edhe i LDK-së edhe i AAK-së. Por, kjo gjë vështirë që mund të ndodhë”, ka thënë ky burim.
Prandaj, sipas këtij burimi, Thaçi postin e presidentit do ta marrë me votat e deputetëve, dhe pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit, do të ndodhin reformat zgjedhore e kushtetuese.
E pyes vetën shpesh: si mund të paguhen nga BE (EU) dy a tre ministra në Kosovë më shumë se i gjithë buxheti i shtetit tonë, që 14 vite.
Sa shumë që na urrejnë fqinjët! Sa fat që kanë pasur ministrat tanë!