Vëllezërit Geci dyshohet se kanë vrarë vëllezërit Berisha

16 Nëntor 2012, 11:41Rajoni TEMA

Trupat franceze të NATO-s kishin zbarkuar më 18 qershor 1999 në Skenderaj. Forcat serbe po tërhiqeshin nga Drenica. Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin zbritur nga malet. Kishte të shtëna armësh. Para spitalit ndodheshin dy vëllezërit Vehbi dhe Gani Berisha. Kishte qëlluar që vendi dhe koha e ndodhjes së tyre ishte e gabuar. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri për vdekje.

13 vjet pas, Policia speciale e EULEX-it me urdhër të prokurorit special, Maorizio Salustro, ka arrestuar të dyshuarit për ekzekutimin e tyre vëllezërit Hetem (1964) dhe Rrustem Geci (1961), si dhe kushëririn e tyre Sabit Gecin (1971) nga Llausha. Ata janë arrestuar të enjten herët në mëngjes në shtëpitë e tyre në Skenderaj, Llaushë dhe Prishtinë. Ata dyshohen se në cilësi të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile duke vrarë këta dy civilë.

Dy prej të arrestuarve, Rrustem dhe Hetem Geci, janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ndërsa Sabit Geci punëtor në PTK.

Sulmi i armatosur kundër dy vëllezërve kishte ndodhur para spitalit të Skenderajt. Vehbi Berisha kishte vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë, ndërsa vëllai i tij ishte plagosur. Ai ishte dërguar në spital. Njerëz të armatosur kishin hyrë brenda dhe e kishin vrarë brenda ambientit ku pritej t’i jepej ndihmë mjekësore.

Vëllezërit Berisha kanë jetuar në Skenderaj dhe janë me prejardhje nga fshati Turiqefc. Ata kanë qenë anëtarë të lagjes së Lutanëve, lagje kjo e njohur në Drenicë./KD

18 komente në “Vëllezërit Geci dyshohet se kanë vrarë vëllezërit Berisha”

  1. Sem Luma says:

    Vrasja e ketyre civileve (qofshin keta edhe spiune te ish-okupatorit) pas clirimit dhe fakti qe njeri nga keto viktima eshte vrare ne dore te mjekeve(!!!) nuk nderojne as familjen Geci dhe as UCK-ne. Pra, nese keta jane ekzekutoret e kesaj vrasjeje, atehere duhet te japin pergjegjesi para organeve te drejtesise. Vrasja e njerzve jo ne fushe te betejes por pas clirimit dhe ekzekutimi i tyre hakmarres eshte veprim kriminal qe nuk meriton perkrahje e levdata…

    1. Hithri says:

      O Sem Luma! Ne se keta kane qene spiune te serbit, ti e di se cfare kuptimi ka ajo fjale Spiun i serbit, ata kane vrare dhe spiunuar vellezerit e tyre Shqipetare qe kane rene nen plumbin serb. Po qe keshtu, ju lumte dora vellezerve Geci. Per tradhetaret s;ka gjyq, per ta ka vetem plumb.

    2. BARDHI RKS says:

      Sem [email protected] do te veproje ti nese do “shqiptar”bashk me milicin serbe ta dhunoin motren e gruan?Keta vellezerit Lutani kan qen kriminel,shpiun,tradhtar e pjestar te njesive paramilitare serbe ,kete e din gjithe DRENICA,per te humb gjurme Lutanet e kan nderru mbiemrin,mbiemri i tyre eshte Lutani e JO Berisha.
      Prokurori salustro eshte nje mafioz italian,ai edhe nje aksident automobilistik qe ka ndodhe gjate luftes e ku ka pesu naj shka e shpiun i shkaut e trajton si krim lufte,e ky rast nuk ka te beje fare me krime te luftes po me mbroitje te nderit te nje familje me KANUN.

      1. Sem Luma says:

        @ BARDHI,
        Nese eshte ashtu sic thua ti Bardh, atehere ketu paska pune jo per nje por per me shume gjykata. Pra, eshte mire per te gjithe qe gjerat te kullohen dhe sqarohen. Ne fund te fundit fjalen e fundit e ka gjykata e jo ky prokurori histerik italian qe duhet pranuar se po vuan mentalisht nga deshtimet e tija (profesionale) ne Kosove.

        1. albert says:

          Sem Luma !
          Me duhet ta pranoj se Ju me dukeni shume i matur dhe konstruktiv. Edhe une kam te njejtin mendim per sa i perket vrasjeve te pas clirimit, sidomos rasti i vrasjes ne dore te mjekeve.
          Ju pershendes.

      2. Hysi says:

        Ne e dim se keta vellezrit berisha jan spiun por lutanet nipat sternipat e ram lutanit dhe zeqir lutanit jan trima bujar dhe bukdhens nese nuk e dini nipi i zeqir lutani ka vdek ne vitin 1999 nga ushtria paramilitare serbe ai quhet Murat Zeqiri Lutani dhe lutanet qe nje koh te gjat nuk kan me lutani por mbiemrin e babait ose te gjyshit pse ,sepse ku i kan zen ne at koh lutanet shkijet i kan vrar i kan masakruar

  2. K.B. says:

    Per BARDHI RKS….Rame Lutani (Bashkeluftetar i Marie Shllakut dhe Ymer Berishes, ideatore i Shqiperise etnike, pjesemarrjes ne aktin e ngritjes se Flamurit ne Vlore), Xheme Lutani (metafore e qendreses dhe e urtesise) Hysen Lutani (i paperkulshem),e shume te tjere mendimtare te urte dhe patriotet me te medhenj te kombit shqiptare, te kalbur burgjeve te Serbise….Gecet edhe tani me 2012 po ua ozurpojne token dhe po i “dhunojne” pasardhesit e tyre.

    1. skenderaj says:

      per familjen lutani ska nevoj me fol hasani e hyseni jan ma te njohurit ne skenderaj jan kan per te keq te kombit per ata mundet vetem me pytur njo nga komuna e skenderajt te xhith jan kan nga ta te shtypur me perkrahjen e policis serrbe ,merre me mend kjo familje e mban foton e milosheviqit ne shpi se mban as te rugoes e as te thaqit perkundrazi ju ka ndihmuar policis haptaz pa mask pa u tut ne luft kan ata duhet me kall e me myt e kan ma heret e ma von edhe haptas kan than sa te asht xhall milloshi na jena ne skenderaj ata i la edhe shkau edhe iken kuj ja ka plas zemren ska ma durim veq edhe kta duhet me i qit ne histori se qysh ne ni vend komun ma patrijotja ne rajon jan mburr ksi tradhtarsh kjo nuk ndodh kerkund ne bot ,nese kaa nevoj pyteni krejt qytetart e skenderajt ,ma shkurt kur ste don kombi kush te don tjeter pra ky asht nje fenomen jasht njerzor qe as shkjeve sju ka interesu aq shum me ban dam sa kta qe jan kan te interesun me u ngrit me perkrahjen e shkive

      1. Turiqefc says:

        Kur permendet familja lutani mundesh me vet gjyshin ton se ti je nashta pak i vogel per histori me fol munesh me vet gjyshin ton kush u kan ram lutani sadik lutani zeqir lutani xhem lutani hysen lutani kta kan qen shum trima dhe luftetar te fort Zeqir lutani ka qen ushtar i komandantit Shaban Polluzha ku u zgjedh Zeqir lutani komandant i batalionit te 5 ndersa sadik lutani ka qen kshilltar i shaban polluthez dhe trim shum i fort ndersa ata vellezrit berisha kan qen shpiuna por duhet ti ndajm sepse nuk osht e njejt

  3. BARDHI RKS says:

    K.B. — 16 Nëntor, 2012 në 1:36 [email protected] i njoh me mire se ti LUTANET e di rolin e familjes LUTANI ne te kaluaren siq i njoh edhe GECET te cilet kan qen dhe jane TRIMA.A mundesh me mohu se muje lutani me te bijt ka qen shpiun i serbise,pjestar te milicise serbe,vrases dhe dhunues te femrave shqiptare?
    Token ne TURICEVC nuk e kan ble famija e ketyre GECVE dajat e ADEM JASHARIT,ate toke e ka ble familja e bajraktareve te LLAUSHES 7 VLLEZERIT GECI te cilet nuk jane aqe te aferm me batallet GECET qe po akuzohen per vrasjen e lutaneve.Ky rast nuk ka te beje me krime te luftes,ky eshte konflikt familjare.

  4. po pra e keni perzi leshin me tradhetar e patriot kosova jet e okupume nje pjes,kush luftoj ketu,ju pelqeu apo jo ma teper vrasje nder shqiptarte se u vran forcat serbe,ne kosov mbrohet krimi dhe tradhetija.

    1. Erlind says:

      Une vet jom lutan por jam nip i Zeqir lutanit ish ushtat i Komandant Shaban polluzhes por kir ti permendni lutanet veqoni sepse ram fazli lutani xhem lutani sadik lutani zeqir lutani hysen lutani kta jon trima dhum te mdhej atëher ju lutem veqoni sepse lutanet si niapt e ram lutanit kan jep gjith per atdhe

  5. Behuni njerez says:

    Ore do beheni njerez!

  6. po mor po says:

    kete berishen tone kur do ta zhdukim ,

  7. gresa says:

    sa iperket me rastin e e lutanve jo mej myt po mi pre cop cop udesht se qa kan bo ata per popullin shqiptar ekan hek berllogin.

  8. imeri says:

    Eshte mire qe kur te flitet per nje individ te caktuar te mos merret ne kuptimin kolektiv sepse nder shekuj familja lutani i ka dhene nje argat te fuqishem atdheut . Nese jo duhet lexuar dhe shfletuar historia

  9. kastrioti says:

    Zotri Imer pajtohem me ju sepse neqoftese kthehemi ne retrospektive shohim nje luan kosove tek figura e Ram Lutanit, ne rrezimin e sarajit -HAmidis ne skenderaj, ne udhehejen e 5000 drenicasve deri ne vrasjen e kkangjallozit Rus Shqerbin, pasuesi i tij Sadik Lutani 12 Lutanet ne luften e Shaban Polluzhes vrasja ne çeli e Sadik Lutanit bashke me Marie Shllakun e Uk Sadikun e luftetare te tjere drenicak , gjaku qe kane derdhur per lirin e Kosoves Xhem Lutani , Zeqir Lutani, Hysen Lutani, Zenel Lutani e Lutanet e tjere mbetet freski e lirise qe po jetojme sot, pra ai qe mundohet ta njollos familjen Lutani dhe familjet e tjera te nderuara te Drenices sikur familja Lutani le te shfletoje , le te lexoje para se te flas sepse nuk e nderojme as familjen e as vetveten sepse gjaku qe famulja Lutani derdhi nuk ka shkuar kot. E zgjata pak por “nuk hyjne te gjith ne nje thes”.

  10. Erlind says:

    Sa i perket lutanve duhet ti veqoni sepse keta gecez jan shpiuna por kur osht fjala te lutanet un vet lutan por jam nip i Zeqir Ram lutanit dhe kur te folni per lutanet si nipat e Ram Fazli Lutanit duhet respekt sepse kan jep per luften gjithmon ku Zeqir lutani ka qen komandant i batalionit 5 dhe Sadik lutani kshilltat i komandant Shaban Polluzhes ishte Hysen lutani xhem lutani kshtuqe respekt per lutanet sepse lutanet jan familje trimnore bujare buk dhense

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje