Prokuroria: Sanader tradhtoi interesat kombëtare

15 Nëntor 2012, 12:34Rajoni TEMA

Prokurorët thanë në fjalën e tyre përmbyllëse në gjyqin ndaj ish- kryeministrit kroat, Ivo Sanader, se ai ka tradhtuar interesat jetësore kombëtare.

“Sanader i përdori postet e tij zyrtare, që kur u bë zëvendësministër i Jashtëm në vitin 1994 deri kur u bë kryeministër në vitin 2008, për interesat e tij,” tha Vanja Marusiç.

Sipas BIRN, Sanader akuzohet se ka marrë gjysmë milion euro nga banka austriake Hypo në vitin 1994, për të lejuar bankën të hyjë në tregun financiar kroat.

Ai akuzohet se ka marrë 10 milion euro ryshfet nga kompania hungareze e naftës MOL, në mënyrë që kjo kompani të merrte një pozicion dominant ndaj kompanisë kroate INA.

Marusiç tha se Sanader ka bërë të tjera krime, por që nuk po hetohen tani për shkak të mungesës së kohës.

Sanader i ka mohuar akuzat, duke thënë se ato nuk janë të reja. Ai tha se ekipi i tij mbrojtës do të provojë të kundërtën.

Nëse gjendet fajtor, ai rrezikon deri në 15 vite burg.

Vendimi mund të merret javën tjetër.

3 komente në “Prokuroria: Sanader tradhtoi interesat kombëtare”

  1. simoni says:

    Saliu i ka tradhetuar me shume interesat e Shqiperise.Ka dhene teritor.Po ketu c’fare ben prokuroria,po gjykata kushtetuese?Do tre ligjet te miratohen ti Sali?Kodosh i madh je!Ne burg e ke vendin!

    1. DD says:

      Sanander ka ba 1/1000 te Sals dhe asht ne burg. Po na cka kem me ba me kryministrin ton?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

    2. perkthyesi i bisedes says:

      Kur bera perkthimin e kesaj bisede midis tyre,mbeta i habitur nga keshilla qe i dha Sanader ketij tonit:
      -duhet te kesh kujdes sepse sado para qe te kesh,vjen nje dite dhe drejtesia do te bjere mbi ty.
      -une sado qe kam miq ne qeveri,ne burg do te me fusin,por do mbaj nje vend edhe per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje