Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar arratisjen e tre personave nga Qendra Korrektuese në Dubravë. Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, thuhet se të hënën pas mesnate, të burgosurit H.K, G.M, N.R, të cilit ishin në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë larguar nga aty.
Ndërkaq, MD thekson se menjëherë pas raportimit për largimit e tyre, janë lajmëruar organet kompetente të cilët kanë filluar punën për kapjen e tyre.
“Sot rreth orës 11:00, i burgosuri N.R, është kthyer në vuajtje të dënimit, ndërsa organet kompetentë janë në kontakt edhe me dy të burgosurit tjerë dhe pritët që edhe ata të kthehen në vuajtje të dënimit, sepse që të dyve iu ka mbetur edhe një kohë e shkurtër për ta përfunduar vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkaq, siç bën me dije më tej kjo ministri, të tre të burgosurit kanë qenë shfrytëzues të rregullt të përfitimeve të parapara me ligj dhe që kanë qenë të vendosur në pavijonin gjysme të hapur, pavijon ky i cili nuk ka pengesa fizike dhe në të cilin vendosen të dënuarit të cilët shfrytëzojnë përfitimet e parapara me ligj.
Tre të arratisurit e mbrëmshëm, sipas raportimeve në media, thuhet se dyshohen për terrorizëm. /Zëri/
Problem me te arratisur terrorist ?
Kemi solucionin “Niku me dylbi” 24 ore dhe shkojne vet ne kotec, e sigurt
Opo he se nuk e kane shume te gjate, te gjithe do vdesim nje dite, pra me 21 DHJETOR