U tha se e vrau gruaja. Madje si motiv u përmend tradhtia që Bajrush Rexhaj, polic nga Shtimja, e pësoi nga gruaja. Por se a është kështu do të merret vesh pas një gjykimi që do të zhvillohet më vonë.
Ndërkohë Indeksonline ka zbuluar se Rexhaj ishte dëshmitar i Tribunalit të Hagës në hetimet kundër ish-komandant “Çelikut”, Fatmir Limaj.
Dëshmia e tij ka qenë e koduar me numrin “L0113176”, e cila ka mbi 240 faqe.
Në këtë dëshmi, polici tashmë i ndjerë, po u tregonte hetuesve të Hagës se si është “njohur” për herë të parë me UÇK-në.
Rexhaj rrëfen para hetuesve të Hagës se si kishte punuar si polic edhe në ish-Jugosllavi gjatë viteve ‘83 – 90’, kur edhe ishte larguar me dhunë nga puna.
Ai ka treguar se me 28 korrik të vitit 1998, është marrë me një veturë nga pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një shtëpi në Llapushnik, që sipas tij njihej si kamp i UÇK-së.
Mirëpo këtë gjë ai kishte thënë se e ka bërë vullnetarisht dhe nuk ishte detyruar nga askush.
Bajrush Rexhaj i ishte bashkangjitur radhëve të UÇK-së në korrik të vitin 1998 dhe kishte nofkën “Rrushi”.
I pyetur nëse kishte dëgjuar se kishte një burg në Kleçkë dhe a e njihte komandant “Çelikun”, “Rrushi” kishte thënë se asnjëherë nuk e ka takuar komandant “Çelikun” dhe se për të gjitha këto kishte dëgjuar nga mediat.
“Për burgun në Llapushnik kam dëgjuar vetëm prej mediave serbe, të cilat raportonin se aty terroristët shqiptarë kanë vrarë disa serbë, kanë vra edhe shqiptarë që kanë qenë bashkëpunëtorë”, kishte dëshmuar Bajrush Rexhaj.
Bajrush Rexhaj thotë se në atë shtëpi në Llapushnik kishte qëndruar 6 ditë.
Ai ka treguar se kishte dëgjuar që një bashkëfshatar i tij, Hetem Rexhaj, ishte marrë nga UÇK-ja, sepse kinse familja e tij kishte bashkëpunim me shërbimin sekret serb, dhe më vonë ishte gjetur kufoma e tij.
Ndër të tjera, ai ka treguar edhe për kohën sa ishte ushtar i UÇK-së, se si ishte bërë komandant më 25 tetor 1998, për t’i ushtruar ushtarët me shkathtësitë e xhudos, në Zonën e Neredimes, Brigada “161”, ku komandant ishte Shukri Buja.
Fundjavën e kaluar, Bajrush Rexhaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri. Dyshohet se ka qëlluar gruaja e tij, e cila është arrestuar nga policia. Motiv i vrasjes dyshohet të jetë xhelozia, pasi gruaja kishte mësuar se burri i saj kishte një aferë dashurie me një kolege të tij.
Bullshit
E hengri dhe rrushi.I shpetoi serbit dhe e vravi gruaja.
krejt shpiunat ishin kan made in shtime- lipjan
qysh e ka lyp e ka gjet pisi
shume prekese dhe tronditese..??//
sivjet merr nthu nmot ithe hunt qekjo esht nket koh mu tranu e vujn thmija pa pik faji.