Motra e Sekiraçës tentoi t’i fuste në burg 6 mijë euro

9 Nëntor 2012, 10:55Rajoni TEMA

Motra e Enver Sekiraçës është kapur me 6 mijë euro, të cilat i kishte me vete të enjten, kur kishte shkuar në burgun e Dubravës për ta vizituar vëllanë, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Ka ardhur për ta vizituar, gjatë bastisjes i kemi konfiskuar 6 mijë euro, të gjitha me prerje 500 euro. Asaj i është ndaluar vizita”, ka thënë Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha. “Rasti është i izoluar. Policia e ka marrë në pyetje dhe e ka marrë për procedurat e mëtejshme në stacionin policor”, tha ai.

Enver Sekiraça po mbahet në një pavijon brenda Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e dënuar. Atje është dërguar më 28 shtator, disa orë pasi i ishte dorëzuar EULEX-it, shkruan sot Koha Ditore.

1 komente në “Motra e Sekiraçës tentoi t’i fuste në burg 6 mijë euro”

  1. ismeti says:

    e kyy kriminel meriton ne lule te ballit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje