Zëvendëspresidenti i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka thënë se vërejtjet e Dick Marty-t duhet të sqarohen sa më parë që të jetë e mundur, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, në një raport të tijin, ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.
Kacin, gjatë takimit në Bruksel me prokurorin special të Bashkimit Evropian për tregtinë e organeve dhe krimet e luftës, Clint Williamson, ka thënë se i ka ofruar mbështetjen e plotë ekipit të tij në hetimin e akuzave të Marty-t.
“Të gjitha vërejtjet që përmban raporti i Dick Martyt duhet të qartësohen sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Kacin, raportojnë mediat serbe.
Kacin po ashtu ka theksuar se çështja e të pagjeturve duhet të jetë pjesë e dialogut politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës./rel/
Zgjatja e tepruar e hetimeve demton me shume popullin kosovar per zgjidhjen e problemeve te mbetura me Serbine. Kur B.E. te ka dhene te gjithe ndihmenqe ke kerkuar dhe Tirana te ka lejuar per hetim, pse duhet te zgjatet me vite te tera. Zgjatja e tepruar te len dyshime per pengimin e zhvillimit te shtetit me te ri.
sterzgjatja e hetimeve e gjykimeve eshte nje praktike e njohur ne shqic peri ne thelb metod; qe nen masken e veshtiresive te zvarriset ceshtjka aq shuyme sa ti humbase aktualiteti e interesi dhe te byllet ceshtja me argumentin e famshem : mungese provash p duke elgjitimuiart keshtu vazhdueshmerine e thashethemit.Ne pamundesi te them se e kemi marre nga Europa kete teknologji, me mbetet te pohoj se e ka marre Europa nga ne. Viktor Hoti
Kosova është bërë valhalla, që disa vite, për të gjithë njerëzit e interesuar kriminelë me qëllim të përfitimit personal materialist.
Shumë të huaj të cilët angazhohen, dhe janë angazhuar, vetëm rreth Kosovës janë pasuruar qindra herë më shumë se sa ministrat e zgjedhur demokratisht në pushtet nga shteti i tyre.
Këta janë krijesa të liga, njësoj sikur hienat. I kërkojnë të lënduarit, se e dinë se në situatë normale nuk kanë shans të vërtetojnë se janë në gjendje të bëjnë diçka me dobi për dikë tjetër.
“This dick named Marty” është njëri nga këta. Paraqitet se i do serbët nga zemra, por shenja e monedhës euro është e vetmja që e sheh ky.