Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë mund të arrijnë marrëveshje të mërkurën e ardhshme për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd.
Burime të “Express” kanë treguar se kjo marrëveshje mund të arrihet në takimin e radhës, që do të mbahet mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.
Sipas burimeve, mundësia për pajtimin e Thaçit dhe Daçiçit për hapjen e zyrave në të dy kryeqytetet është e madhe, duke parë gatishmërinë e liderëve të të dyjave vendeve për arritjen e marrëveshjeve të vështira.
“Hapjen e zyrave ndërlidhëse e kanë kërkuar edhe Sekretarja Klinton dhe Baronesha Eshton gjatë takimeve që kanë pasur me Daçic në Beograd dhe me Thaçin në Prishtinë”, ka thënë burimi.
Gatishmërinë e Beogradit për të diskutuar tema të rëndësishme e ka konfirmuar të enjten edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçicv, gjatë një takimi që ka pasur me drejtorin për Zgjerim të BE’së, Stefano Sanino.
Daçiç ka konfirmuar se takimi i radhës në Bruksel me Thaçin do të mbahet më 7 nëntor.
Njeriu me mendje të shëndoshë ka dëshirë të madhe ta pyes Thaçin nga Prishtina dhe Daçiçin nga Beogradi kështu:
“Pse u vranë mijëra shqiptarë, dhe qindra serbë të pafajshëm nga Kosova për të siguruar takimin tuaj si ministra të kombeve tona sot?”
Shqiptarët “normal” nuk i urrejnë serbët. Serbët “normal” nuk i urrenjë shqiptarët. Kush e paguan luksin e ministrave tanë pisa sot?
Thaçin & Daçin i kane ulur ne tavolinen e bisedimeve, quajeni po te doni, i kane futur ne ringun e boksit, pa te drejten e grushtimit, pa doreza boksi, pa proteza mbrojtese te dhembeve, me lejen qe vetem te peshtyhen apo te lepihen me njeri tjetrin, pa te drejten e pritshmerise se ndonje fitoreje, madje as te ndonje humbjeje.
Per shpirt,Thaçi & Daçi nuk do te kishin dashur ti shihnin as syte njeri tjetrit.
Daçi, ne veçanti, do te kishte dashur te ishte vetem per vetem me Thaçin, pa ring, pa trajnere, pa arbiter dhe pa spektatore. Keshtu, si qemoti, Daçi do te kishte mundesi ti punonte qindin Thaçit: ta rrihte dhe ta poshteronte, ta përdhunonte, t’i priste copa te trupit, t’i ripte lekuren dhe ta shkonte ne hell dhe pastaj ta pyeste: Ku desheron të të çoj, ne lindje,ne Turqi, atje ku ma ka qejfi mua, apo në perendim më mire, në Shqiperi, aty ku mund të ta kete qejfi ty.
Por Daçi e di qe kjo loje, e toleruar per serbet me shpirtgjeresi ne shekullin e 19-të dhe deri ne mesin e shekullit te 20-të, tashmë, konsiderohet jashte mode nga Perendimin Euro-Atlantik per tu luajtur ne teritoret europiane dhe, per me teper, ajo konsiderohet me shume rrisqe edhe nga Lindja Ruso-Sllave.
Po athere, pse ka pranuar Daçi te dale ne ringun pështy-lëpihu me Thaçin?
Sepse Daçit i eshte lënë pengu i Kosoves, shpretka e Kosoves, Mitrovica me komunat serbe perreth, qe u ruajt dhe u garantua per Daçin, nga trupat franceze qysh ne fillimet e hyrjes se NOTO-s ne Kosove.
Daçi e ka te siguruar kete peng, bashke me premtimin se, ky preh, do ti serviret Serbise zyrtarisht, me verë Brukseli, ne tavolinen e Bashkimit Europian.
Miqte europiane te serbeve, akaparuesit e ketij pazari, jo pa arsye, e nxisin Daçin ta nënshkruaj marreveshjen: “Merre kete shpretke te majme dhe lerja Thacit dashin pa shpretke te Kosoves. Ai dash, i ngordhur qe i ngordhur eshte, qekurse, me Kushtetute, ja kemi hequr te drejten dhe mundesine te kullote dhe te ushqehet ne Shqiperi”
Ironia eshte se kete bidat po e “negocion” dhe po e firmos Thaçi, ish Komandanti i UÇK. Si nuk i ka shkuar ndër mend, xhanem, te çonte dike tjeter per kete. Ne mos te partise se tij, te çonte ndonje te opozites,LDK-së, ndonje sozi te Rugovës, qe nuk ja pertonte negocimeve me serbet, edhe gjate bombardimeve te NATO-s.
Plas, po deshe! Keshtu, bam, duhet te kete plasur edhe Qosja, kur me ne fund tha: Po lereni kete dreq Veri te Kosoves dhe shkëmbejeni me Preshevën!
Keshtu, se paku, nuk do te ngrihej nga varri Gjergj Elez Alia dhe te na kendojë, pa lahute, moton e harruar tashme prej moti:
Keni shlu berret, para se çobnanin;
Dhanë keni motrat, pa e ba mejdanin;
Keni shit votrat bashke me vatanin.
Thaçi me klanin e tij nga Drenica paguhet sot më së paku dhjetë milionë euro në muaj për luks, mbi varfërinë e kombit. Dreqi e di se kush e paguan këtë bandë. Vetëm për makina të ministrave ka paguar Thaçi këtë vit 600% të buxhetit të kombit tonë.
Më shumë se 60% të shqiptarëve nuk kanë as bukë të hanë në sofër si duhet, dhe 90% të shqiptarëve nga Kosova nuk do të kishin as një euro në kuletën e tyre po të mos ishin mërgimtarët e dëbuar në diasporë, të dëbuar nga qeveria e Thaçit dhe komandantëve të tjerë miq të tij.
PARAK,
Une kam mendimin se duan apo nuk duan Thaci dhe Dacic duhet te takohen ne Bruksel dhe kjo eshte gje e mire.
Fati e deshi qe Kosova te kete ne kufi Serbine, pra jane te detyruar te diskutojne dhe te njofim me mire njeri tjetrin. Kohet kane ndryshuar, punet e mira behen me bisedime dhe jo me inat ose lufte se nga kjo gje nuk do te kishte fitim asnjeri.
Une kam mendimin se Kosova ka mbeshtetjen e Amerikes dhe Serbia te Rusise. Kosova dhe Serbia nuk kane force qe te vendosin vete per ceshtjet kryesore, te dyja keto shtete jane si gure shahu ne lojen ruso-amerikane te ballkanit perendimor.
Sic dihet rusise i kane rene dhembet ndryshe ajo nuk do ta leshonte Kosoven nga influenca e saja.
Serbia ka probleme te medha ekonomike dhe kerkon qe nga kandidat per anetar ne BE te behet anetar. BE i ka vene kushtin :Bisedo dhe arrij nje marreveshje me Prishtinen dhe vetem atehere mund te bisedojme per dhenjen e statusit te anetarit ne BE.
Nga ana tjeter BE eshte e interesuar qe Serbia ti perkase BE dhe jo Rusise dhe prandaj para zgjedhjeve per presidentin e Serbise papritmas BE detyroi Prishtinen qe te prononte “Fussnoten” gje qe ishte nja hap prapa per Kosoven.
Politike eshte kurve, kete zgjidhje BE e gjati sepse desh qe tju jepte dicka ne dore forcave qe duan qe Serbia te futet ne BE.
Pas zgjedhjeve, BE, si kurve qe eshte e zbehu dhe nuk permend me Fussnoten por i ve kusht Serbise qe te zgjidhi problemet me Prishtinen dhe pastaj te bisedohet per statusin e kandidatit.
Miq, me vjen keq por as Prishtina, as Beogradi dhe as Tirane nuk kane nga ta luajne bishtin. Ata do bejne ate qe do tju urdheroje Amerika dhe BE. Ai qe ka forcen dhe lekun urdheron dhe jo etika. BE dhe Amerika vene ne plan te pare interesant e tyre dhe pastaj ndoshta shofin problemet etike.
Bota perfekte nuk egziston dhe Amerika nuk as deshire dhe as mjetet per te bere nje bote perfekte. Kujtoni ju lutem DARVINIZMIN, ligjin e me te fortit.
Pershendetje.
PO TE JEM GAZETAR do e pysesha thaqin,:Sa ero duan kurvat Serbe,qe ti rri nje here.
Respekte dhe pershendetje, o plak-u!
Nuk i heq asnje presje asaj qe ke shkruajtur ne pergjigje te skices time.
Ne fakt, une kam thene ose nenkuptuar te njejtin opinion, gjate te gjithe shkrimit. Por vecanerisht dua te theksoj se asgjekundi nuk kam thene se Thaçi&Daçi (qe do te thote Kosova dhe Serbia) nuk duhet te takohen dhe nuk duhet te bisedojne. Perkundrazi, duhet ta bejne kete.
Ajo qe ty te ka shpetuar ose qe nuk e merr ne konsiderate ne opinionin tend, eshte fakti se me cfare premtimi ulet Daçi ne tryeze qe, ne fakt, eshte autonomia e plote ose shkeputja e Mitrovices.
Dhe nderkaq, Thaçi qe e di bukur mire kete gje, ben budallain dhe, madje më pastaj, ben edhe cinikun , kur del dhe deklaron se Veriun e Kosoves Daçi nuk e sheh as ne ender.
Ky dualizem tragjik ka qene ne qender te skices sime dhe ironise se saj.
Asnjehere deri me tani nuk kam parë, ne skenen e politikes mbare shqiptare, nje ilustrim më klasik te fabules se gomarit, te cilit ujku po i shqyente rropullitë dhe ai mërmëriste: “hë, se nuk ka mundesi, do zoti jam në ëndër!”
Dhe kulmi i sarkazmës dhe groteskut njeherazi, eshte se kete “ish-allah!” nuk e thote vetem Thaçi, qe po e sheh ujkun sy më sy, por edhe mbarë shqiptaret, përkëndej dhe përandej kufirit, qe e shohin ujkun serb dhe ja dëgjojne skërmitjet e jargavitura vetem nëpërmjet mediave.
Nuk e di, o plak-u, nese edhe ti ke te njejtin mendim per këtë cështje, por njëherazi, je dakord qe per hir te nevojes se bisedimeve, le të lemë të nënkuptohet edhe tjetërsimi i Kosoves se Veriut, gje që ndofta, për fat te keq, e nënkuptjne edhe shumica e shqiptarve.
Une, gjithsesi, nuk mesohem dot ose,po te duash, nuk pajtohem dot me kete ide. Më e shumta, do i bashkohesha Qoses: Nëse nuk menaxhohet dot Veriu, athere te vihet ne tavoline Lugina e Presheves.
Ja keshtu, i dashur plaku, përpiqem te mbahem me gajret. Por shume e vështire po duket. Shihe vetë dhe gjyko, nga numuri i komenteve per tematiken kritike te përballjes dhe te pazareve Thaçi&Daçi. Vetem dy-tre komente. Kur duhej te ishin me mijëra. Dhe jane vetem dy-tre! Tamam siç e duan arkitektet e këtij pazari. Vetem dy-tre, vetem dy-tre, i dshur plaku.
Dhe, nuk eshte hera e parë në historine tone kur kane qene vetem dy-tre qe jane shuar menjëherë si pisha, ne pellgun e indiferences.
Edhe nje herë, përshëndetje!