Rexhepi konfirmon përgjimin e “Vetëvendosjes”

2 Nëntor 2012, 12:35Rajoni TEMA

Në mënyrë indirekte, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi konfirmoi në Kuvendin e Kosovës se janë përgjuar telefonat e lëvizjes Vetëvendosje në ditën e protestës kundër bisedimeve politike me Serbinë.

I pyetur nga deputetja e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu, për nenin 31 të Ligjit për policinë, i cili ndalon këtë të fundit të mbledhë e të ruajë informata për personat që kanë të bëjnë me bindjen politike, fetare e filozofike, ministri Rexhepi tha se njësitet e inteligjencës marrin informata vetëm për ato çështje që ndikojnë në prishjen e rendit publik.

Debati mes deputetes Haxhiu dhe ministrit Rexhepi vazhdoi edhe për faktin se policia e Kosovës në strukturën e saj ka edhe departamentin e inteligjencës.

Pyetja e deputetes së Vetëvendosjes ishte nëse për këtë është e informuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Presidenca dhe komisioni parlamentar për siguri.

Ministri Rexhepi konfirmoi se ky njësit ekziston brenda departamentit të hetimeve dhe se oficerë të tij nuk duhet të ngatërrohen me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Sipas tij, qasja më e re e policisë ishte ajo e udhëhequr nga inteligjenca, raporton TCH.

Ministri shtoi se derisa në të kaluarën policia ka qenë vetëm vepruese, tani është vetë pranuese e informatave dhe në këtë mënyrë parandalon situata të padëshirueshme.

5 komente në “Rexhepi konfirmon përgjimin e “Vetëvendosjes””

  1. Dean says:

    Shuma mira keni ba.Ene BACA i juej ketu ne Shqiperia,keshtu ba.Jeni SPIUNA nga natyra,ju djema,s’keni c’a me i bo Instiktit tuj.

  2. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Shqiptari shtype shqiptarin, ne demokraci nuk lejohet qe te pergjohet opozita. Shqiptaret kane nje demokraci qe mbeshtet tek pergjimet, flas per Kosoven dhe per Shqiperine.

  3. lili says:

    BL ik ore idiot mosumerr me kosoven ti kosovart jon shqiptar kurse ti nuki drejt muperzi ne punt e kosoves grek muti

    1. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

      Injorant.

  4. Shqiptari mendjelehtë nga Kosova says:

    Një bujk i kishte futur disa dreqër të fshatit të tij në një thes dhe ishte nisur për t’i mbytur ata në lumë. Një bujk tjetër e pyet atë se a ka mundësi që t’i ja falë ky këtij një dreq të mirë për t’i ndihmuar me punën e tij të rëndë si bujk.

    “Ma zgjedh një më të mirin nga thesi”, i thotë ky.

    Bujku me thes me dreqër i përgjigjet: “Dreqër janë këta. Të gjithë janë njësoj.”

    Kështu janë edhe të gjitha partitë politike shqiptare nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana. Dreqër të kombit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje