Kosova, vend transit për kontrabandë me emigrantë

30 Tetor 2012, 11:30Rajoni TEMA

Nga janari deri në shtator të këtij viti Policia Kufitare kishte evidentuar 12 raste të kontrabandës me emigrantë në Kosovë. Si të dyshuar lidhur me këto raste policia kishte arrestuar gjatë kësaj periudhe 44 persona. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), ka theksuar se Kosova shfrytëzohet si vend transit nga kontrabandistët e emigrantëve, për të kaluar në shtetet perëndimore të Evropës. “Rastet që kanë karakter transkufitar hetohen nga Njësia për hetime të rasteve transkufitare në kuadër të Departamentit të hetimeve të Policisë së Kosovës. Viktimat e kontrabandës janë nga vende  të ndryshme. Kemi raste kur viktimat janë shtetas të Kosovës, por rastet më të shpeshta janë ato kur persona të ndryshëm shfrytëzojnë Kosovën si vend transit”, ka thënë Kelani për “Koha Ditore”.

1 komente në “Kosova, vend transit për kontrabandë me emigrantë”

  1. kuksjani says:

    Si do pasurohet Hashimi ndryshe,merre mesimet nga miku i tij Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje