Qeveria u ka dhënë “prioritet” të shtuar integrimit evropiane, duke ia rritur buxhetin me 2 mijë euro ministrisë që ka për detyrim lehtësimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkësisë Evropiane.
Ministria e Integrimeve Evropiane do të ketë në arkë buxhetin prej 1 milionë e 453 mijë eurosh për vitin 2013, pasi buxheti i kësaj ministrie në vitin aktual ishte 1 milion e 451 mijë euro.
Shumica e buxhetit të kësaj ministrie do të shpenzohet në mallra dhe shërbime, derisa 79 të punësuarit e kësaj ministrie për vitin 2013 do të kenë në dispozicion 519 mijë euro për paga dhe mëditje.
Por, rritja prej dy mijë eurove është e pranueshme për vetë udhëheqësen e kësaj ministrie. Vlora Çitaku i ka thënë gazetës Koha Ditore se Ministria e Integrimeve pajtohet me ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, meqë nuk ka të planifikuara investime e as blerje të produkteve nëpërmjet tenderëve.
hahhahahaahhahahaahahhaa , edhe kta jan me keq se ne
kam degjuar se shume kosovat thon – ISHIM KON MIRE ME SHKAVIN BRE
POLLOVAT E NANES , HAJNAT , PER CKA LUFTUM NA ?