Grupet e krahut të djathtë në Serbi kanë protestuar para ardhjes së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Serbi.
“Clinton nuk është e mirëseardhur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-ve për marrjen e Kosovës nga Serbia”, kanë thënë folësit në demonstratën e mbrëmshme në qendër të Beogradit, raporton “AnsaMed”.
Rreth 100 persona morën pjesë në demonstratë, ku shumë prej tyre mbanin në duar flamuj me fjalët “duart larg – Kosova është Serbi”.
Vojisllav Sheshel, i cili drejton Partinë Radikale Serbe dhe është duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, ka urdhëruar “të gjithë patriotët” të mblidhen jashtë Presidencës serbe para vizitës së Clinton dhe Përfaqësueses për Punë të Jashtme në BE, Catherine Ashton.
Vizita ballkanike e Clinton dhe Ashton ka nisur mbrëmë me Sarajevën. Ato pritet të arrijnë në Kosovë sot në mbrëmje, ndërsa do të qëndrojnë edhe nesër gjatë ditës në vendin tonë. Pastaj pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Kroacinë me qëllim të promovimit të integrimit euro-atlantik në rajon. /Zëri/
Kurse bace e mirepresin krahehapun! rrnofte baca
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html
Prit mor se qenka dhe biri shkines lon turku atje duke protestu me miqte e tij sllave, kineze e vietnameze.
Te kisha leke do tju jepja ketyre ekstremisteve serbe nga nje mije dollare sepse keta budallenj miope pa dashje bejen punen e Republikes se Kosoves. Pse jane kaq budallenj?! Nuk e kuptojne se sa me shume kohe kalon aq me mire eshte per Kosoven. Treni i Republikes se Kosoves nuk ka per te patur me ndonje stacjon ne Serbi. Stacjonet e trenit te Republikes se Kosoves jane ne BE.
Mendoj kemi fat qe ultranacjonalistet serbe jane njerez pa visione dhe jetojne akoma ne shekullin e dhjete.