Qosja: Veriu është “Kali i Trojës” për Kosovën, të shkëmbehen territoret

31 Tetor 2012, 11:22Rajoni TEMA

Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për Radio Televizionin 21 ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të “mbetet thembër e Akilit” për Kosovën apo si një “Kalë i Trojës”.

Qosja ka thënë se nuk pret bisedime të suksesshme me Serbinë. “Nuk pres një përfundim të suksesshme të bisedimeve, nuk pres”, ka thënë Qosja.

Ndërkaq duke folur për idenë e tij që të këtë shkëmbim territoresh, ai mendon se kjo është edhe një praktikë ndërkombëtare që të shkëmbehen territoret.

Ai thotë se veriu i Kosovës është “Kali i Trojës” për Kosovën.

“Për mu ajo pjesë (veriu) është një ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjellë rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

Akademiku ka komentuar edhe protestën e Vetëvendosjes dhe dhunën e përdorur një javë më parë në këtë protesta.

Qosja nuk e ka arsyetuar dhunën e asnjërës palë.

“Të përdoret dhunë ndaj Policisë sonë pa arsye siç jemi sjell dikur ndaj policisë serbe është e paarsyeshme. Ajo ishte polici e pushtuesit. Ajo ishte policia e atyre që ushtronin dhunë dhe terror në popullin tonë dhe prej tyre jemi sjell ashtu si kemi mundur në mënyrën tonë. Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritë, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse ti detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme. Pra, nuk i përkrah edhe as disa sjellje të Vetëvendosjes në këtë protestë”, ka thënë Qosja.

15 komente në “Qosja: Veriu është “Kali i Trojës” për Kosovën, të shkëmbehen territoret”

  1. Sokol Hasa says:

    Se mjaft në robëri
    O e mjera Shqipëri
    O djem rrëmbeni pushkëtë
    Ja Vdekje Ja Liri!
    Ne kalin e trojes e kemi ne krye te puneve!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

  2. ALBAN DEGA says:

    REXHEP QOSE KA TE DREJTE

    Eshte nje mendim shume i drejte i mendimtarit te shqiptarizmit Rexhep Qose.
    Ti leme patriotizmat folklorike tipike katundareske shqiptare qe na kane sjelle vetem fatkeqesi.
    Patriotizmi eshte streha a fundit e te gjithe maskarenjve, thoshte Konica. Jo vetem e maskarenjve, por edhe budallenjve.
    Shkembimi i territoreve dhe mbyllja e enklavave serbe brenda Kosoves do te ishte nje zgjidhje perfekete.
    Do te hiqte gozhdat serbe te Nastradinit dhe Klain serb te Trojes brenda Kosoves se pavarur

    1. 1444 says:

      dmth Alban,te shkembejme nje territor shqiptar me nje territor tjeter shqiptar,ide gjeniale…

      1. raimondi says:

        Patjeter duhet shkembyer , sepse diplomacia shqiptare eshte shume e pa afte ndersa diplomacia serbe po ben progres ne politken amerikane , dhe duket nga terheqja qe ka bere administrata amerikane duke mos i bere me presion Serbise per njohje te Kosoves

        Politka kosovare duhet urgjentisht te veproje me shpjetesi per shkembimin e teritoreve dhe pastaj te gjithe serbet qe jane ne Kosove nper fshatra te ndryshme ti ndjekin nga Kosova

        Politka kosovare duke pasur mendjen tek veriu , do i beje dem me shume Kosoves,
        se te ardhmes nuk i dihet dhe presioni i politkes ruso-serbe do jete edhe me i madh ne te ardhmen

        Ne fakt do ishte shume here me mire te fitonte Romney keto zgjedhje, sepse Romney eshte agresiv kunder politkes ruse ne Europe , keshtu qe do ishte me i ashper kunder serbeve ,

        Edhe politka kosovare duhet te jete agresive ndaj serbeve, dhe jo te jete e bute
        Nuk ka kuptim te sillet me perulje ndaj serbeve , ndaj duhet te sillet me force dhe tu ekrkoje atyre qe te plotesojne kushtet e Shqiptareve ne cdo fushe , se keshtu behet nje faktor qe merret parasysh ne bisedime

    2. Shqiptari says:

      Si more Alban i mjer, nuk ju ka mbete asgje tjeter ne mendje vecse nje citat i nxjerr nga kontesti i Konices per patriotizmin.
      Patriotizmi eshte a dhe o e cdo njeriu me dinjitet e krenari. Ai nuk duhet te banalizohet si te ne e qarte, perndryshe eshte shpirti i nje populli!
      Per fund Qosja edhe nuk e ka keq sepse ne duhet ti masim punet: jemi ne gjendje ta clirojme veriun dhe te bejme me teper per shqiptaret e Lugines se Presheves apo jo. Pergjigjen e dime te gjithe.Keshtuqe shkembimi i trojeve te banuara me shumice serbe me ato shqiptare ne Serbi eshte nje zgjidhje e dhimbshme por reale.

  3. Drenica e Kuqe says:

    Eee, çfare “akademikesh” kemi? Qysh mundet me thene nje “akademik” qe te kembehet territori shqiptar me po nje territor tjeter te pushtuar shqiptar? Ai paska pohuar se veiru i Kosoves eshte “Kali i Trojes” per Kosoven!! Marri “akademike”!!! Kali i Trojes per Kosoven eshte Prishtina “akademike”, “politike” e “dipolmatike” dhe kembet e para ai Kale i Trojes i ka ne Graçanice, te mbramat ne Veri te Mitrovices dhe shqelmon sa here te doje, se qafen e ka ne Prishtine dhe koken ne Boegrad. Mjer ky popull per “akademiket”, “politikanet” dhe “diplomatet” qe ka!!! Te gjithe pa perjashtim jane fare “shqiptare” e Rankoviqit, Titos e Millosheviqit….
    Turp e marre qe turperon dhe varre!

    Drenica e Kuqe

  4. lili says:

    eka medrejt se nese nuket ndrrime teritoresh ateher kemi humbje se veriu i mitrovices esht ihumbur per kosoven ket veq budalla nukedin qeverija e kosoves kurr nkmundet taqeveris veriun sikur shqiprija ne himare sod kurse vin meradh vlora e zani qaushit saranda korca

  5. SHPATI says:

    A e dini se si janë këta “akademikët” tanë? Tërë jetë e tyre “politike”, “intelektuale” dhe “akademike” e kanë kaluar duke u kakarisur si pulat nën hijen antishqiptare të Titos, pa menduar kurrë për këtë (zez)ditë dhe tash lëre që janë të gatshëm ta japin Veriun, por janë të gatshëm që t’ua japin krejt çka kanë shkieve, vetëm e ardhmja e tyre personale me qenë e rehatshme u intereson. Sa u ka interesuar Shqipëria dhe gjendja e shqiptarëve kudo, po shihet krejt për fushe(!!) Po, tash kur ka ardhur koha për ta bërë një vezë të fortë shqiptare pikërisht në Veri, janë “akademikët”, “politikanët” dhe “intelektualët” shqiptarë që në vend të vezës do e bëjnë një mut të madh, sepse, nuk shohin as para hundës së tyre e lëre më me larg!
    Sa mirë e paska thënë “Drenica e Kuqe”, i bëfshin lumë koçet!

    SHPATI

  6. albani says:

    E nxori koken dhe ky ore por keta qenkan te tere tradheteare si more te ndrrojme territoret tona !!! Eshte per te ardhur keq per kete barut qe hedhin keta majmuna here pas here

  7. BJORN says:

    Ore njeri po te dy jane toka shqiptaresh per cfar shkenbime ka ketu pervec se dhurates per serbet.
    Me vjen keq po me duket se ke rjedh,prandaj fol me mend para se me u nis tek te shumtit ku do te shkojme te gjithe.

  8. Sum Gruda says:

    Rexhep Qosja, me pelivanizmi i tij se dine gjithecka por nuk dine me shume se populli. Ai duhet te shkoje ne vendlindjen e tij “martinaj” nen Mal te Zi ku vuajne nga shtypja e eger malazeze me shume se cdo pjese tjeter shqiptre nen Mal te Zi. Rexhepi nuk e hape gojen per fatine vende lindjes e ka falur ndoshta dhen duket se ka deqe dore nga
    venlindje e tij. Kur ishte Jugosllavia nje shte i “forte” dhe Komuniste me lidhje te komunisteve, me bashkim vllezerimin e Titos,
    Rexhep Qosja merrte medale dhe nishane si thone ne Male te Zi. Rexhep Qosja kurre nuk ngriti zerinn kunder regjimit “Komunist”te jugosllavise por kur shkruente perdorete fjalen “Fashiste” . Ai shkrojti nje Ylogji per vdekjen e te mallit TITO! Qe e ngriti dhe fitoje “Socializmi” jugosllave ngriti me shume qe te jetonte i perjetshem! Lufta e IUCKse nuk ju beshkangjit asaje por “RROJTI” mjekrren dhe hiku me gra refugjate ne Shqiperi. Mos helle perradha.

    Me fale toke shqiptare nuk jame nje shqipetar nacinalist me por shko ne martinaj dhe nese te lejojne populli jot qe i ke harrar ben pazare me malazeze se edhe aty e ke leshue pa ndonje shrepje.

  9. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Mbeshtes Qosen ne lidhje me komentet qe ka bere per VV-ne e Kosoves!

  10. sadiku says:

    O REXHEP QOSE,OAkademik IDIOT A je shqiptar apo je SERB? si ka mundesi te deklarosh si SERB?! si ka mundesi te kembehet nji toke Shqiptare me TOKE Shqiptare?! A pak na ka marre JUGOSLLAVIA toka?! Ai ke parasysh kufijt e vertete te KOSOVES apo je i shitur tek SERBIA.
    AKADEMIK QE I KE SHERBYER ME BESNIKERI SERBISE DHE TANI DEL HAPUR KUNDER KOSOVES… TY PO TE DUKET LARG SERBIA DHE KERKON TA AFROSH NE MITROVICE.

  11. zapata says:

    shikoni me kujdes rreshtimin ne nje llogore me serb e greke te soci-komunisteve tipa si (qosja,raimondi ,lili, dean , labi vlores etj qe do vijne me pas Shikoni qe kane qendrim konseguent antishqiptar ne cdo situate

  12. shqiptar says:

    nuk na vinte mire kur degjonim qe Qosja eshte spiun i UDB.po perderisa ai eshte akoma anetar i akademise serbe dhe nuk ka deklaruar ndonjehere per ta mohuar cfare jane keta shqiptare qe e mbeshtesin vecse spiune dhe tradhetare te kombit te tyre????!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje