Antikorrupsioni nën kërcënimin dhe presionin e Pacollit

1 Nëntor 2012, 11:16Rajoni TEMA

Agjencia Kundër Korrupsionit ka deklaruar të mërkurën se është nën presionin e zëvendëskryeministrit Bexhet Pacolli.

Agjencia e ka zyrtarin e lartë qeveritar të pandehur edhe për përpjekje për t’ia prishur imazhin këtij institucioni të pavarur dhe të specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Agjencia ka marrë shkas për këtë reagim nga deklarata që Pacolli ka bërë një ditë më parë në KTV. Aty e kishte cilësuar si trillim dhe të ndikuar një kallëzim penal kundër tij që agjencia e ka depozituar në Prokurorinë e EULEX-it. Numri dy i qeverisë ka kërcënuar se për këtë, zyrtarët e antikorrupsionit do mbajnë përgjegjësi.

“Agjencia Kundër Korrupsionit i hedh poshtë pretendimet publike të bëra në një emision televiziv nga ana e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Bexhet Pacolli, se kallëzimi penal i bërë ndaj tij në Prokurorinë e EULEX-it është ‘trillim’ dhe i ndikuar”, thuhet në deklaratën e Antikorrupsionit.

“Pretendimet për prishjen e imazhit të saj nga një pozitë kaq e lartë politike e institucionale, Agjencia i konsideron si presion me qëllim të pengimit të realizimit të misionit të saj”.

Javë më parë Agjencia i është drejtuar Prokurorisë së EULEX-it, pas një hetimi për konflikt interesi që kishte zhvilluar ndaj Pacollit. Procesi hetimor kishte nisur pasi “Koha Ditore” pati raportuar se si ai vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane, nëpërmjet të cilave ishin dhënë zotime për investime në disa sektorë të këtij vendi afrikan. /KD

1 komente në “Antikorrupsioni nën kërcënimin dhe presionin e Pacollit”

  1. liri a vdekje says:

    dhe ky njefar mamuthi sikur ka pjedh at meten me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje