“Nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtë si Kosova”, ka thënë në hapje të fjalimit të saj para mediave në Prishtinë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton.
Ajo ka thënë se ndodhet në Prishtinë, e shoqëruar nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherinë Eshton, për të mbështetur plotësisht aspiratat e Kosovës për integrim në BE dhe NATO.
“Dialogu është esencial, ky siguron një rrugë të prosperitetit afatgjatë. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim, dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiç në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm”, ka thënë Klinton, e cila në të njëjtën kohë ka përshëndetur edhe angazhimin e presidentes së vendit, Atifete Jahgaja, në procese të rëndësishme të vendit.
Klinton ka thënë se SHBA-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe të bien dakord edhe për marrëveshje të reja, që janë të domosdoshme për progresin e të dyja vendeve.
“SHBA-ja krenohet me miqësinë me Kosovën… Të rinjtë e Kosovës meritojnë integrim të plotë në Evropë, e në do të punojmë bashkërisht në ndërtimin e një të ardhme të sigurt drejt rrugës tuaj të integrimit në BE dhe NATO. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara edhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës,” ka thënë ndër të tjera Klinton.
Ngjashëm me sekretaren Klinton është shprehur edhe baronesha Catherine Eshton, e cila ka deklaruar se të gjitha vendet e rajonit duhet ta vazhojnë rrugëtimin e tyre drejt realizimit të aspiratave për integrim në Bashkim Evropian.
“Dialogu nuk është i lehtë, për asnjërin nga kryeminsitrat, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Ky dialog ka për qëllim ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë në veri të vendit. Kjo bëhet duke biseduar hapur dhe lirshëm. Thaç dhe Daçiç janë treguar guximtarë për takimin e mbajtur në Bruksel”, ka thënë Eshton.
Ndërsa kyreministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se i ka siguruar baroneshën Eshton dhe sekretaren Klinton se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret drejt realizimit të synimeve të qytetarëve të Kosovës për rrugën drejt integrimit në BE dhe në NATO.
Klinton dhe Eshton kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, ku janë pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kanë vizituar Sarajevën dhe Beogradin./REL
Prit kur te degjojme se cfare do thote per Salistanin.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html
Amerika aleati jone i madh.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Sa rehat e ndjejne veten keto 2 gra ne krahe te nje njeriu qe akuzohet per trafik organesh?????????????????????????????????????????????????
Po kush e akuzon per trafik organesh ? ..Ata qe kane vrare e kane therur edhe femijet e vegjel ,
_-Ata qe tmerruan Europen dhe Ameriken duke u prere kokat pleqve dhe te rinjve
–Ata qe pasi vrisnin te zotet e shtpeise futeshin neper shtepi dhe vidhnin friogrifere, televizoe, kolltuqe, dollape ….
.Ja PRA CA ushatare sharlatane e kriminele mesjetare te Serbise qe kryen krimet me te perbindehsme ne keto kohe moderne
na perdorin imagjinaten e tyre te semure per te akuzuar viktimat e tyre
rajmonda prape komenton ti anafalbet
Amerika ka bërë shumë të mira për Kosovën, pa dyshim, por do të doja të besoja se “asnjë popull nuk ka bërë aq shumë progres (përparim) në një periudhë kaq të shkurtë si Kosova me qeverinë e saj të pasluftës”.
Nuk jam nga VV dhe dëshiroj nga zemra që të kuptoj një ditë se Thaçi ka pasur plan të fshehtë që ta bëjmë kufirin në të ardhmen më larg se Nishi, por shifrat e përparimit e tregojnë të kundërtën deri tani:
– korrupsioni është më larti në Evropë, kurrë nuk ka qenë kaq i madh
– 40% të shqiptarëve janë duke punuar jashtë shtetit, sepse brenda shtetit nuk ka punë
– 60% nga të mbeturit brenda shtetit janë pa punë ose marrin rrogë më të ulët se ndihma sociale në shtetet fqinje.
– asnjë fabrikë nuk është ndërtuar dhe të vjetrat janë shkatërruar
– bujqësia nuk ka ecur asnjë hap para, por vetëm prapa
– asnjë i punësuar nuk ka sigurim shëndetësor dhe prindi i hargjon 60% të fitimit për vizita tek mjeku dhe ilaçe për fëmijët e tij
– mallrat e huaja futen nga të gjitha anët në Kosovë, por askujt nuk i lejohet shitja e mallrave jashtë.
– natyra është ndotur në përmasa aq të mëdha sa që çudi është se si nuk paraqitet ndonjë epidemi e madhe nga kjo ndotje
– gjithkund janë ndërtuar banesa e shtëpi pa asnjë plan dhe pa u kujdesur kundër rrezikut të mundshëm; në rast zjarri mund të vdesin qindra njerëz brenda orëve, sepse në shumë rrugë nuk mund të futet kamioni i zjarrfikësëve ose ambulanca, dhe 90% të ndërtesave nuk kanë dalje të posaçme në rast të rrezikut nga zjarri
– komunikacioni në zytete të mëdha duket sikur thneglat të cilat ecën në të gjitha drejtimet, pa asnjë formë të kontrollit, shpesh ka më shumë automjete në disa rrugë të qytetit se sa njerëz.
Të lavdërosh qeverinë e Kosovës se ka bërë punë të mirë deri tani, duke i parë me sy gjithë ato të këqija, është sikur ta lavdërosh mjekun se ka bërë punë të mirë për pacientin i cili është shtrirë në spital për një gisht të prerë dhe tani pas dhjetë viteve është i verbër, i shurdhër dhe nuk mund të ecën me këmbët e tij.