Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton i ka ftuar kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiçin që të mërkurën (7 nëntor) të takohen në Bruksel, është komunikuar sot nga kabineti i Ashton.
Në një komunikatë, të cilën e ka transmetuar DPA, dhe të cilën e kanë bërë publike edhe mediat serbe, theksohet se qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut, i cili duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve të dy palëve.
Ashton takimin e parë ndërmjet Thaçit dhe Daçiçit e ka organizuar në Bruksel, më 19 tetor, dhe pastaj, së bashku me Hillary Clintonin e kanë vizituar Beogradin dhe Prishtinën.
Burime diplomatike evropiane në Bruksel kanë theksuar për agjencinë Beta se sipas të gjitha gjasave në takimin e të mërkurës do të bisedohet për administrimin e integruar të kufijve, për zbatimin i marrëveshjeve të arritura dhe për garancinë për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe.
Thaçi dhe Daçiç parashihet që së pari ndaras të takohen me Ashton, dhe pastaj është paraparë takimi i përbashkët Ashton-Thaçi-Daçiç, që në fakt do të jetë një darkë pune, transmetojnë mediat serbe.
Në mediat serbe thuhet se Daçiç do të udhëtojë për në Bruksel të mërkurën pasdite.
Ndërsa, Thaçi për në kryeqytetin belg do të niset të mërkurën nga Zagrebi, pas përfundimit të vizitës dy ditore Kroacisë./KD
A nuk e ka emrin “CROCODIL” ai restoranti???