Ujërat mund të prodhojnë ngatërresa midis Shqipërisë e Kosovës

5 Nëntor 2012, 11:49Rajoni TEMA
Ujërat mund të prodhojnë ngatërresa midis

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë pjesë të dielën në përurimin e Hidrocentralit të Lapajve në zonën e Bushtricës. Ky hidrocentral është i ndërtuar në kanionin e Grykës së Çajës, i shpallur si Monument i Natyrës Shqiptare nga qeveria e Shqipërisë. Ndërkohë që lumi i Lapajve ku është ndërtuar hidrocentrali e ka burimin në territorin e Kosovës. Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe gjashtë leje të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh në lumin e Lapajve si dhe 13 leje për ndërtim hidrocentralesh në një tjetër lumë që e ka burimin në Kosovë, pikërisht në lumenjtë që vijnë nga Orqusha dhe nga Glloboçica e Dragashit. Të tre lumenjtë janë të projektuar si ushqyes për Hidrocentralin e Zhurit. Ndërkohë që Kosova  dhe Shqipëria ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për ujërat midis tyre, përfshirë edhe ato ndërkufitare, madje palët nuk janë takuar as në nivele ekspertësh që nga tetori i vitit 2010. Projekti i

Hidrocentrali Lapaj shfrytëzon ujërat e lumit të Bushtricës, i cili buron në pjesën e Kosovës dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MW, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 MWh. Hidrocentrali ka nisur punën dhe në të prodhohet energji e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e më shumë se 22.000 familjeve.

Por shkaku i mosarritjes së ndonjë marrëveshje për ujërat mesa duket është problemi i ndërtimit të HEC-it të Zhurit, ku ndërtimi i këtij hidrocentrali ishte vënë në pikëpyetje pas vendimeve të qeverisë së Shqipërisë për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në pjesën e vet, por me ujërat që rrjedhin nga Kosova. Qeveria e Shqipërisë ka miratuar  para tre vjetësh një kontratë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës që kjo e fundit ka lidhur me një grup investitorësh shqiptarë për ndërtimin e 18 HEC-eve në zonën e Kukësit mbi lumenjtë që burimin e kanë  në Kosovë dhe shërbejnë  si ushqyesi kryesor për këto hidrocentrale, por edhe për Hidrocentralin e Zhurit. Ndërtimi i 18 HEC-eve do të prodhojë rreth 80 mega energji elektrike. Njëri prej tyre është përuruar të dielën, ndërsa shumë prej tyre  kanë hyrë në fazën intensive të ndërtimit, pavarësisht kundërshtive nga komuniteti dhe shoqatat mjedisore, por edhe pa ndonjë marrëveshje  me  Kosovën për ujërat. Referuar pikërisht ndërtimit të Hidrocentralit të Zhurit kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka bërë thirrje palëve që të hyjnë në bisedime tregtare, në të kundërt do të jetë një gjykatë ndërkombëtare që do të zgjidhë konfliktin. “Kompanitë duhet të hyjnë në bisedime për marrëveshje tregtare mes njëri-tjetrit. Në rast të mosmarrëveshjeve ato duhet t’i drejtohen  gjykatës ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit për ujërat. Është gjykata që do e zgjidhë problemin ”, nënvizoi Berisha. Heqja nga fjalori e HEC-it të Zhurit prej më shumë se një viti nga zyrtarët në Kosovë ka bërë që në pjesën e Shqipërisë të vazhdojë  puna për ndërtimin e HEC-eve duke “shkrirë” njëherësh edhe lejet e “ngrira”, ndërkohë që janë dhënë edhe gjashtë  leje të tjera një kompanie italiane  për ndërtimin e gjashtë  HEC-eve të tjerë në Grykën e Çajës, ku ujërat që përshkojnë ketë grykë e kanë burimin në Kosovë.

Midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë së Titos, në vitin 1976 është nënshkruar marrëveshja teknike lidhur me ndërtimin e HEC-it të Fierzës, i cili pas ndërtimit në vitin 1980 përmbyti qindra hektarë me tokë të fshatrave Vermicë, Shkozë, Dobrushë, Vlashnjë, Kobaj dhe Gjonaj të Prizrenit. Kjo marrëveshje ka si kusht ndërtimin e HEC-it të Zhurit ku Shqipëria do të pranonte kushtin për pakësimin e ujërave në lumin Luma që buron nga malet e Sharrit pas ndërtimit të HEC-it të Zhurit. Specialistë të mjedisit kanë bërë të ditur se nga ndërtimi i HEC-it të Zhurit do të pakësohen prurjet në lumenjtë që burojnë nga bjeshkët e Sharrit dhe kalojnë në territorin e Shqipërisë në zonë Borje-Glloboçicë dhe Orqushë-Orgjost duke u derdhur në liqenin e Fierzës në fshatin Pobreg në afërsi të qytetit të Kukësit./KD

19 komente në “Ujërat mund të prodhojnë ngatërresa midis Shqipërisë e Kosovës”

  1. kuq e zi says:

    me bashkim kombtar keto dokrra zdo ekzistonin????

    1. raimondi says:

      Tamam. Bashkohemi dhe nuk do kete ngaterresa

      1. lili says:

        dofutemi neluft me shqiprin hahahahahah shaka moseshkruft zoti kurr

    2. antonio says:

      Me bashkimin kombetar,DO HANIM KOKAT E NJERI TJETRIT!!!

      A e shihni se per nje HU GARDHI,vijne djemte nga Italia dhe vrasin babain ne Kukes???
      Nuk ishin budallenj EUROPA,qe na ndau ne 5 shtete!!!
      Nje Sali Berisha serb,mblodhi nje tufe MALOKESH dhe po shkaterron Shqiperine!!!
      Veten per vjedhjen e votave ne Tirane,erdhen HAJDUTSHE 30 mije kosovare qe Berisha te fitonte zgjedhjet!!
      PO TE BASHKOHEMI ME JU,ME MIRE TE VRASIM VETEN!!!

      1. raimondi says:

        Do beje shume mire ta vrisje veten, mundesisht ta djegesh, jo per gje ,
        por eshte moda e fundit, se pasandaj do kishim nje qelbesire me pake ne mes tone

        Kjo eshte edhe nje arsye me shume pse duhet bere Bashkimi

      2. Kosovari says:

        Ok, Vrit veten dhe shpeto shqiprine me kete rast.
        Edhe nese bashkohemi me ju edhe nese nuk bashkohemi Berisha gjithmone do te fitoj e di pse? Sepse tipat si ti e meritojn nje udheheqes si Berisha KUTPOVE

  2. kuq e zi says:

    me bashkim kombtar keto dokrra zdo ekzistonin!!!!! me falni per pikpyetjen

  3. ferit says:

    Avni Koldashi ai qe vrau remzi hoxhen i ka hidrocentralet e bushtrices.

  4. anticensurë says:

    hë më ja lumsha gazetrit!
    më çorbë nuk mund ta bënte këtë njoftim!
    ky i shkreti vetëm gazetar nuk mund të jetë!ndoshta gazetashitës!

  5. Ilir, Freiburg says:

    Mendoj qe te angazhojme Fazllicin, greket, serbet dhe ata qe e quajne veten maqedonas (ah harrova edhe malazezet) si ndermjetes per te zgjidhur problemet tona shqiptare te Shqiperise me shqiptare te Kosoves. Ata do pranojne padyshim menjehere dhe do na ofrojne zgjidhjen ne te mire qe mund te ekzistoje: te gjithe ne shqiptaret te mblidhemi midis lumenjve Shkumbin dhe Drin, pastaj nuk kemi me pse te zihemi, biles jam i bindur qe do marrin persiper edhe kostot e transportit dhe ndertimit te shtepive ne zonen e siperpermendur. Jam i bindur qe Saliu, Ilir Meta dhe Edi Rama e ca te tjere qe nuk po i permend se nuk del vendi do ta marrin me kenaqesi ndermjetesimin.
    Dhe tani pa ironi: armiqte e kombit perpiqen te krijojme probleme edhe atje ku nuk ka, duke shtyre sa te jete e mundur ndertimin e linjes se interkonjuksionit Shqiperi-Kosove nderkohe qe mezi presin ti falin detin Greqise, duke vendosur taksa doganore per patatet kosovare a cimenton shqiptare, nderkohe qe futen pa dogane mallra serbe e greke, duke ja besuar ndertimin e rrugeve tona jo firmave perkatese shqiptare (te Kosoves apo pjese tjeter te Shqiperise) por firmave greke e serbe, duke njohur te paret nje Maqedoni qe shtyp dhe dhunon pa fund te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne tokat e stergjysherve atje. Po Shqiperia eshte nje qe nga jugu ne veri me Kosove e Cameri, e sado te perpiqen te na ndajne keta tradhetare, kurre nuk do t’ja arrijne.

  6. çajani says:

    Me vjen keq per keta gazetare qe s`kane asnje lloj njohurie nga gjeografia e Shqiperise,se perroi i çajes nuk ka asnje lidhje me Kosoven!

  7. demokrat says:

    Nuk ka asgje per tu shqetesuar, qeveria e Kosoves do te mandatoje ministren Kusari per te negociuar me shqiptaret.

  8. EDHE KET KONFLIKT DO NAJ SHPIKIN KETA PETRAPAZ:vetum e vetum qe mos te mirremi me probleme reale,keta jan matarapaz te pa meshireshem

  9. C'ironi says:

    Shqiptaret kuptohen duke u ngaterruar °!° ky eshte pasioni tyre i lashte .
    Te jetojn ne kaos te gjithaneshm e ne cdo kohe ene cdo gje ,kjo i ben te ndihen ne jete .
    Nqs nuk do ket ngaterresa sherre ne jeten e shqiptarit ,
    kjo do rrezikonte jeten e tije seriozishte .
    Pastaj shyqyr kemi vende “miq” qe na kufizoj ,te cilet mundohen aq shume ,
    qe ne te gjejm pasionin tone te jetojm mes sherri e ngaterresash cdo kohe.
    Me kot nuk i ka prur ne qeverri berisha Fsllicin janullan etj shkerdhata te huaj
    pikerishte per kte gje .

  10. edi says:

    ha ha ha edhe pak dhe per cdo kanal do kemi hidrocentrale por prap sdo kemi drita,shqiperia vend rrumpalle

  11. Doni ALBO says:

    Sali muti nuk do ta shfrytezoj edhe teritorin e kosoves per pasurimin e tij kjo i takon qytetareve te kosoves, pse ai nuk e jep shengjinin qe e ka premtu per Kosove por te fitoj ne kurriz te kosoves kurse ne jug i merr greqia det e teritor ketij bir rraspije.

  12. Agron Musaja says:

    Po i them ketij azdrakut te Çajes te me thoje se ku e ka burimin lumi i Lapave. O ti azdrak. A nuk vjen nje pjese e lumit nga Shkinaku dhe bjeshket e Çajes qe burimin e kane matane kufirit. Ketu mesa duket nuk po flitet per ate pjese te perroit qe vjen nga Buzmadhja. Megjithate ore ti azdrak, ku hidrocentral eshte i Argita Berishes dhe po perdoret per pastrim parashë. Argita ka qene aty jo ne diten e perurimit por here tjeter dhe per kete ka deshmitare. Megjithate Shqiperia, ose me sakte rregjimi i Berishes po nderton Hidrocentrale dhe ne Gryken e Vanave duke shkaterruar mjedisin dhe duke thare lumin shekullor Luma.Po ky lum nga e ka burimin e azdraku i Çajes qe jeni specialiste vetem per me shku me dele, por Berisha ju ka angazhua ne SHISH, por edhe ne dogana

  13. kuq e zi says:

    nejse ngaterresat mund te vinin edhe po te ishim nje shtet titulli i sakte do ishte se ((ky hidrocentral mund te shkaktoje permbytje ne prizren ))duke pas parasysh kush kujdeset per mbarevajtjen e tyre dhe permbytjet e viteve te fundit ne shkoder-lezhe akoma me teper ky qe po ndertohet eshte privat jam i bindur qe ne prizren do kete permbytje sepse askush ne sezonin e shirave zdo zbatoje nivelin e diges per qellime fitimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje