Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur zërave se ekipi serb ka ndërmend të kërkojë autonomi territoriale për veriun e Kosovës, ka thënë se kjo është një ëndërr e kamotshme e Serbisë, por që nuk do të realizohet kurrë.
Sipas tij, bisedimet politike me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të dy vendeve.
Siç raporton RTK, këto komente Thaçi i ka bërë sot gjatë inspektimit që i ka bërë punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë. Ai e ka vlerësuar lart punën që po bëhet në ndërtimin e autostradës.
Autonomia e shqiptarëve, si shtet brenda Serbisë, mund të realizohet në bisedat e qeverisë nga Prishtina, me pagesë disa bilionë nga Serbët nacionalistë, por shqiptarët nga Kosova nuk do të harrojnë kurrë se janë vrarë si shtazë, shkaku i luftës së komandatëve në pushtet sot.
Këta komandantë sot si duken janë më shumë miq të serbëve se sa ne që jetuam disa muaj në mal. Çfarë e drejte është kjo? Çka po ndodh me ne?
Para disa ditesh njeri nga hartuesit e pakos se Ahtisarit,austriaku qe tani spo me kujtohet emri, deklaroi se Pakoja e Ahtisarit e permban autonomine substanciale per serbet.Pra Thaci autonomine per serbet e ka pranuar qe ne Vjene.