Zëvendësministri i Diasporës, Nuredin Lushtaku, ka rrahur të hënën drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli. Burime nga Ministria kanë thënë se Lushtaku e ka goditur me grushte e shuplakë Xhemajlin, në objektin e Qeverisë së Kosovës, për shkak se kishte refuzuar që të punësonte një person të cilit i kishte premtuar punësim zëvendësministri i Diasporës.
Rasti nuk është raportuar në polici fare, por ka tashmë ky konflikt ka rënë ndër burra. Sipas burimit ka ndërhyrë edhe kryeministri Hashim Thaçi për t’i pajtuar, por se misionin për pajtimin e tyre tashmë e ka marrë në dorë, kushëriri i zëvendësministrit Lushtaku, Sami Lushtaku.
Mustafë Xhemajli është vëllai i madh i veprimtarëve politikë, Bajrush dhe Emrush Xhemajlit. Lushtaku e Xhemajli kanë qenë bashkëveprimtarë shumë vjet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ndërsa tani punojnë në një institucion, njëri me pozitë politike e tjetri menaxheriale. /KD
asnje ndryshim me kafshen BERISHA
Lushtak e RAMBO :-),ke gjet kingja,e mozomakeq
Ashtu ashtë, se kur ashtë dasht me tregu trimërin dhe me i ndihmu familjes Jashari kta Lushtakët kan hy në dimi të grave dhe kanë ba sehir, e tash shtiren se janë kanë në UÇK, rracë e poshtër hajdutësh.
Do e zgjidhin me ligjin e Sheriatit me siguri ?
Jo grusht, pushken. Ha!ha!ha! ky eshte shteti i ri i Kosoves. Jemi tu vdeke se qeshuri. Eshte e pabesueshme. Me ma te fortet s’ka nevoje per shtet e arbiter. Te lumte Kosove!
Po kur na u bene keta lushkakte, me falni, lushtaket, me e ba ligjin n’Kosove he mjer Kosova cka e ka gjete ! Po kta, para lufte, per me dale n’Skenderaj asht dashte me marre leje n’Kline t’Poshtme…Po n’lufte u kallxuen shume trima(?!) sa betejat e tyne nuk kane t’njehun. Pasha Krisht e shnandue asnje per be nuk ta kane pase gjate krejt lufes. E ma asnja,as-nja !!!! Po per placke ia kishin pase zanat. I kane ba mlionat e rrezik me ju mbet n’dor najkush…
Eshte e turpeshme! Pavarsisht se nuk eshte bere denoncim ky person duhet shkarkuar nga detyra e duhet ndjekur penalisht per veprimin qe ka bere. Çfare e ka ai postin per “te shite trimeri” turp te kete.Njerez te tille nuk duhen vene as brigadier blegtorie.