Ndërtimi i shtetit juridik në Kosovë është angazhimi më i madh dhe më i shtrenjtë në historinë e Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi Mision i EULEX-it me 2500 punëtorë ka kushtuar nga viti 2008 mbi një miliard euro. Sipas një raporti të Gjykatës së Auditorëve të BE-së, sukseset pothuajse mungojnë. Niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet i lartë, drejtësia është joefikase dhe vuan nga ndërhyrjet politike. Një polic gjerman, i cili prej vitesh i njeh rrethanat në Kosovë, konfirmon raportin në bazë të përvojave të tij në Kosovë. Për arsye që ndërlidhen me Ligjin mbi shërbyesit civilë (në Gjermani), ai këtu shkruan anonim. – DER SPIEGEL
“Ndërtimin e Policisë në Kosovë unë e krahasoj me termocentralin e Obiliqit afër Prishtinës. Prej kur NATO-ja i ka përzënë serbët nga Kosova në vitin 1999, në këtë termocentral duhet të montohet një filtër. Deri më sot kjo nuk është arritur të bëhet. Termocentrali ende pandërprerë vjell helm në ajër. Njëjtë është edhe puna me Bashkimin Evropian, i cili bën përpjekje që në Kosovë të ndërtojë një sistem të pastër shtetëror dhe një sistem funksional juridik.
Unë e njoh Kosovën tashmë dhjetë vjet dhe, sipas mendimit tim, ne gjatë kësaj kohe nuk kemi arritur pothuaj asgjë. Më së shumti jam i zhgënjyer me policinë. Me gjithë trajnimin intensiv disavjeçar dhe furnizimit me pajisje, të cilat u përgjigjen standardeve evropiane, zyrtarët policorë më shumë janë të interesuar të kryejnë kontrolle me radarë në komunikacion sesa të luftojnë kriminalitetin. Për t’i ndjekur shoferët që ngasin shpejt veturat nuk duhet të lëvizësh vendi; mjafton të rrish rehatshëm në veturën e ngrohtë patrulluese.
Kam përshtypjen se korrupsioni në mesin e policëve kosovarë është tepër i lartë. Kam marrë raporte, sipas të cilave, nëse dikush zbulohet se nget një veturë të vjedhur, atëherë mjafton ta korruptosh policin – dhe puna kryhet.
Kriminelët e mëdhenj edhe ashtu nuk i prek askush. Këtë e pamundësojnë strukturat tradicionale klanore dhe lidhjet e vjetra të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga radhët e së cilës janë rekrutuar shumë policë. Këta nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kritika se gjoja janë tradhtarë dhe mbase nuk i hetojnë komandantët e tyre të dikurshëm, të cilët janë pasuruar nga tregtia me drogë.
Këto rrjete i mbron një mur i heshtjes, nëpër të cilin ne si policë nuk mund të depërtojmë. Në realitet ne as për së afërmi nuk e dimë se çfarë po ndodh këtu. Nga njëra anë qyteti i Ferizajt konsiderohet si qendra më e madhe e tregtisë me drogë në Ballkan, nga ana tjetër këtu ne pothuaj asnjëherë nuk konfiskojmë sasi të mëdha droge.
Një gjë është e qartë: Kosova është kapur fort nga krimi i organizuar. Mjafton të shikohet vetëm numri i madh i pompave të benzinës dhe qendrave tregtare, të cilat pothuaj nuk kanë klientë. Këtu vetvetiu lind dyshimi se ato i shërbejnë vetëm spastrimit të parave. Po ashtu gjithkund ndërtohen godina të reja banimi, ndërsa numri i veturave luksoze është shumë më i madh se në Maqedoninë fqinje, ndonëse atje të ardhurat për kokë banori janë dukshëm më të larta.
Para disa javësh u arrestuan kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Thuhet se ata i kishin premtuar një biznesmeni të ndërtimtarisë troje në një zonë të mbrojtur dhe si kundërshpërblim kërkonin ryshfet dhe vetura të shtrenjta. Kjo çështje u bë publike vetëm pasi nuk ishte dhënë leja për ndërtim – derisa personat e përmendur dëshironin t’i mbanin veturat.
As drejtësia nuk funksionon fare. Shumë vende pune janë të zbrazëta ose zyrtarët ndërrohen vazhdimisht. Disa gjykatës refuzojnë të merren me lëndë të caktuara. Së fundi kam dëgjuar nga disa kolegë se një kriminel lufte, i cili është dënuar me 15 vjet burg, është parë duke ngrënë drekë në Prishtinë me njërin prej politikanëve të rangut të lartë.
Këtu konsiderohet sukses nëse së paku ngrihet aktakuzë kundër ndonjë ish-pjesëtari të UÇK-së për shkak të krimeve të luftës. Shembull për këtë është Fatmir Limaj, një politikan i popullarizuar i partisë qeverisëse dhe deputet, madje ai një kohë ka qenë edhe ministër. Ai u fajësua se si komandant i UÇK-së kishte qenë përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e shtatë serbëve dhe një kosovari. Një dëshmitar i rëndësishëm, i cili me qëllim që të mbrohej ishte sjellë në Gjermani, në shtator 2011 vrau veten në Duisburg. Një gjykatë e shpalli Limajn të pafajshëm.
Kosova është një vend ku vazhdojnë të mbijetojnë tradita të vjetra disa shekuj – dhe pjesë e kësaj kulture është gjakmarrja. Ne evropianët nuk kemi arritur t’i bindim kosovarët mbi sistemin e ri, perëndimor të drejtësisë dhe të vlerave. Ata po e shohin se strukturat e vjetra edhe më tutje janë të pushtetshme dhe institucionet shtetërore të dobëta. Unë frikësohem se kosovarët do të presin derisa ne të largohemi. Bash ashtu si talibanët që presin largimin e trupave perëndimore nga Afganistani.
Megjithatë, asnjëri nga përgjegjësit e Misionit EULEX nuk e thotë të vërtetën në Bruksel. Nga Kosova ata dërgojnë vetëm raporte të zbukuruara, të ashtuquajtura ‘okay-reportings’. Ndoshta duhet ta bëjnë këtë për të ruajtur postet e tyre dhe për të punuar më tutje në misione ndërkombëtare. Por kjo nuk i ndihmon Kosovës”./KD
jo mor!
kjo esht propogand komuniste milloshevicjane.
edhe milloshevici thoshte qe shqiptaret jan popull kriminel.
tashti po na thon europjanet kete gje.
si milloshevici.
sa te poshter dhe antishqiptare keta e?
po ‘na jemi te paret’ ka thon sala.
jemi me te miret e botes.
‘shqiptart ma te bukrit e dheut’ ka thon hajdarsala ..
shifni kur te gjendet diku i “vetvrare” ky raportuesi polic perndimor…
kot thon qe mafja i ka rrenjet ne sicili dhe koken ne amerik!
o mafje
o mafi
sa n’kosov sa ne shqipni
mal i bardh prej gurit t’zi
Polici gjerman ne der spiegel konfirmon : “Unë frikësohem se kosovarët do të presin derisa ne të largohemi. Bash ashtu si talibanët që presin largimin e trupave perëndimore nga Afganistani”
Kjo eshte shpifje …… !!!(?)
Evropi kurvi nakij inat na se na jena tbukur, ata jane aleate me serbt ene grekt.
Po po, sa zgjohen ne mengjes mendjen tek ne e kane.
Zekerie yje jeni te gjithe. Kokat me cepa.
Eshte e vertete qe ne Kosove ka korupsion.Fillimisht,Kosova futi korupsionin edhe ne Shqiperi dhe ne Shqiperi e Kosove se bashku korupsionin e mbajne te gjalle agjentura te huaja.Per kete qellim u hoq nga qarkullimi edhe sigurimi i shtetit nga demokratet tane hajdute.Si thoni ju,si mund ta luftojme korupsionin?A luftohet korupsioni,cili vend nuk ka korupsion dhe pse?Jeni optimiste apo pesimist.Kur do behemi nje vend i vertete demokrat, pa mafie e korupsion,si Italia psh?Kur?
o zeqeria ju jeni vetem me islamin ,evropa eshte bere pishment qe ju cliroi ,larg nga ne keni semundje te keqe
EULEX-i është kujdesur më së shumti që të krijohet kjo situatë në Kosovë. Evropa i ka fajet vetë, ose qëllimisht ose sepse i mungon dituria. Nëse është e para, natyrisht se shumë ministra do të humbin vendin e tyre të punës po të mos ishte kjo situatë në Kosovë.
Është sikur ajo shakaja në televizionin shqiptar me dy punëtorë me detyrë që ta thenin një gurë në mes të rrugës. Vjen një kalimtar dhe e thyen gurin me çekan. Këta hidhërohen jashtëzakonisht se ky ju humbi një vend pune.
Po të dëshironte Evropa me të vërtetë që Kosova të përparoj dhe që serbët të shetisin të lirë në Kosovë sikur në shtetin e tyre, do të dërgonte profesorë, inxhinierë dhe psikologë e jo policë. Po të dëshironte EULEX-i përparimin e Kosovës dhe demokracinë do të fliste me intelektualët shqiptarë. Këta shpërfillen më shumë se nga Serbia.
Konkurro për një vend pune si intelektual shqiptar dhe do të shohësh se si reagon Eulex-i, sikur punëtorët e rrugës kur e shohin një kalimtar. Frikohen se mos po e thyejnë gurin në mes të rrugës për të cilën marrin rrogë.
Mendoj se keto struktura si UNMIK dhe EULEX jane me vlere fare te vogel per Kosoven. Jane si puna e OSBE-se ketu tek ne.
Ndoshta ne vitet e para pas luftes mund te ishin te nevojshem, por tani jane thjeshte pengese per perparimin. Kosova duhet te lihet te funksionoje vete si shtet. Mesime nxirren dhe nga gabimet.
Sa te iki EULEX ,haxhi qamilet e kosoves do kerkojne te vijne ne pushtet ,nje perfaqesues te tyre e kane ne parlament
EULEX iT dhe BE se i intereson me se shumti qe te mbaje ne pushtet njerez te korruptuar,sepse EULEX i deri tani nuk ka bere asgje tjeter pos qe ka hartuar dosje, me te vetmin qellim qe keta politikane te mund t i shantazhoje sa here t iu duhet atyre per t i bere leshime Serbise ne dem te shqiptareve.Prandaj po te kishte dashur BE i ka pasur te gjithe mekanizmat e nevojshem(KFOR i dhe EULEX i)per te luftuar krimin e organizuar por thjesht s kane qene te interesuar.
Me pelqejn komentet e shenuara nga ca individ ketu.Keni me te vertet nje menquri te zgjeruar e jo si shumica e shqipetareve qe kemi perden para syve siq eshte cekur edhe ne artikull “Raporte OK” qe jan asgje me shum se sa ta mbulojne (mutin me shurr).
Shumica e organizatave nderkombetare gjithashtu edhe agjensite nderkombetare kane te punesuar individ qe nuk pershtaten me kerkesat e vendit te tyre te punes ata jan puntor te thjesht me shkollim mesatar qe edhe nje shqiptar me shkollim mesatar mund ti mundte.Po ata vijne ne vendin ton dhe mundohen ta drejtojne (qka eshte cekur ne komentin tjeter me lart – Europa bie polic e jo intelektual,profesor etj. etj.)qe do te thot gjdo njeri siq jane policet ne Kosove e Shqiperi mund te behet polic po menagjer e udheheqes i ndonje Departamenti nuk ka mundesi sepse nevojitet edukat, per ate ne nuk kemi edhe nga kush te mesojm.
Deri tani nga te gjitha Gazetat Online qe kam lexuar ketu kam hasur komentet me te mira per artikull – ju pergezoj.
Un jam vet puntor i nderkombetareve kam pozite kyqe qe merr vendime per gjera qe un kurr ne jeten time skam patur pervoj as nuk kam mesuar dhe ja se qfar njerez vijn ne vendin ton te na udheheqin si un qe nuk mund ta drejtoj vendin tim po shkoj kinse po e drejtoj vendin e te tjereve.
Ka perfunduar koha e komunizmit dhe e idiotizmave qe na fusin ne bela me vetveten,tani kemi kohen ku mund ta shfaqim ne syte e botes padrejtesine por e vetmja gje qe na mungoj eshte trimeria per te folur…