PDK, presion për “besnikët”

7 Nëntor 2012, 11:45Rajoni TEMA

Përkrahësit e krahut të kryeministrit Hashim Thaçi brenda-përbrenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duket se e kanë “zbuluar” modelin se si ta pastrojnë partinë nga grupi i të pakënaqurve –rebelëve.

Burime të “Zërit” brenda kësaj partie kanë treguar se disa ditë para se të nisin zyrtarisht zgjedhjet e brendshme, disa zyrtarë dhe aktivistë me ndikim të partisë, e kanë marrë përsipër që t’i organizojnë anëtarët e partisë se si duhet të votojnë, kë duhet ta avancojnë dhe kë ta anashkalojnë.

“Para disa ditësh i kanë mbledhur disa nga përfaqësuesit e degës. Aty i kanë thirrur shumë nga ata që kanë poste të rëndësishme nëpër institucione qeveritare e nëpër ndërmarrje publike, dhe ata që i kanë besnikë, për t’i “mësuar” se si duhet të votojmë dhe si duhet ta zhvillojmë votimin”, thotë ky burim.

Gjatë takimit, sipas të njëjtit burim, zyrtarët e PDK-së ua kanë mësuar kolegëve të tyre “aritmetikën” e veprimit në zgjedhje. “Na kanë treguar se kënd duhet ta votojmë, bile na thanë që ne nëse nuk fi tojnë këta persona në degë, atëherë ne nuk do ta kërkojmë fajtorin individualisht, por që të gjithë do të ndëshkoheni. Madje, kanë kërcënuar edhe me shpallje të lira të vendeve të punës”, rrëfen ai…

1 komente në “PDK, presion për “besnikët””

  1. fitimi says:

    prej kti kryekali nuk pritet diqka ma e mire se vetem keshtu me ndihmen e sami lushtakut mendon me nejt ne pushtet se ky eshte i konsumuem dhe qdo dite i sjell vetem te kqija kti po

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje